Pleqëria; të moshuarit
Çfarë ndodh ndërsa plakemi?
Shih edhe «Ngushëllimi—Kufizimet që sjellin sëmundjet dhe mosha e shkuar»
-
Shembull nga Bibla:
-
Ek 12:1-8—Me një gjuhë të figurshme, mbreti Solomon përshkroi disa vështirësi që vijnë me moshën, të tilla si: shikimi i dobët (‘zonjat që shohin nga dritarja veçse errësirë’) dhe humbja e dëgjimit (‘bijat e këngës që meken’)
-
A mund ta ruajnë gëzimin të moshuarit pavarësisht nga sfidat dhe kufizimet që sjell mosha?
-
Shembuj nga Bibla:
-
1Sa 12:2, 23—Profeti i moshuar Samuel e dinte sa e rëndësishme ishte të vazhdonte të lutej për popullin e Jehovait
-
2Sa 19:31-39—Mbreti David i ishte mirënjohës të moshuarit Barzila për besnikërinë e tij; me modesti, Barzilai i pranoi kufizimet e tij kur iu kërkua të bënte më shumë sesa mundej
-
Ps 71:9, 18—Nga meraku se mos nuk ishte më i dobishëm tani që ishte i moshuar, mbreti David iu përgjërua Jehovait të mos e flakte tej, por t’i jepte forcë që t’i mësonte brezit tjetër për Të
-
Lu 2:36-38—Profeteshë Ana, një vejushë e moshuar, u bekua për përkushtimin e saj dhe shërbimin me besnikëri
-
Si i siguron Jehovai të moshuarit se i çmon?
Ps 92:12-14; Pr 16:31; 20:29; Is 46:4; Tit 2:2-5
-
Shembuj nga Bibla:
-
Zn 12:1-4—Kur Abrahami ishte 75 vjeç, Jehovai i dha një caktim që i ndryshoi jetën
-
Dn 10:11, 19; 12:13—Një engjëll vizitoi profetin Daniel, që ishte te të 90-at, për ta siguruar se ishte i vyer për Jehovain dhe se do të shpërblehej për besnikërinë e tij
-
Lu 1:5-13—Me anë të një mrekullie, Jehovai i bekoi me një djalë Zakarinë dhe Elizabetën, që ishin të moshuar
-
Lu 2:25-35—Jehovai i dha të moshuarit Simeon privilegjin të shihte foshnjën që do të bëhej Mesia; më pas Simeoni profetizoi për të
-
Ve 7:23, 30-36—Profeti Moisi ishte 80 vjeç kur Jehovai e bëri udhëheqës të populli të Tij, Izraelit
-
Si duhet t’i trajtojmë të moshuarit besnikë?
-
Shembuj nga Bibla:
-
Zn 45:9-11; 47:12—Jozefi dërgoi të thërritnin babanë e tij të moshuar, Jakobin, dhe u kujdes për të deri në fund
-
Ru 1:14-17; 2:2, 17, 18, 23—Rutha e mbështeti Naomin e moshuar me fjalë dhe me vepra
-
Gjo 19:26, 27—Ndërsa ishte duke vdekur në shtyllën e torturës, Jezui ia besoi nënën e tij apostullit të dashur Gjon
-
Cilat janë disa mënyra praktike si mund t’i ndihmojmë të moshuarit në kongregacion?