shqip
Përkujtimi i vdekjes së Jezuit
https://cms-imgp.jw-cdn.org/img/p/500900026/univ/art/500900026_univ_sqr_xl.jpg

Përkujtimi i vdekjes së Jezuit

E hënë, 22 mars 2027

Një herë në vit, Dëshmitarët e Jehovait kremtojnë vdekjen e Jezuit, pikërisht siç urdhëroi vetë ai: «Vazhdoni ta bëni këtë në kujtimin tim.»—Luka 22:19.

Ju ftojmë ju dhe familjen tuaj të merrni pjesë në këtë event.

Pyetje që bëhen më shpesh

Kush mund të vijë?

Të gjithë janë të mirëpritur. Ndihuni të lirë të ftoni miqtë dhe të merrni me vete edhe familjen tuaj.

Sa zgjat programi?

Afërsisht 1 orë.

Ku do të mbahet?

Kontaktoni Dëshmitarët e Jehovait për informacione të mëtejshme.

A duhet të paguaj për hyrjen?

Jo.

A mblidhen para?

Jo. Nuk mbledhim kurrë para në mbledhjet tona.—Mateu 10:8.

A ka një kod veshjeje?

Jo. Megjithatë, Dëshmitarët e Jehovait përpiqen të vishen në një mënyrë që tregon respekt për këtë rast të shenjtë.

Si zhvillohet Përkujtimi?

Mbahet një fjalim zemërdhënës ku shpjegohet sa e rëndësishme është vdekja e Jezuit dhe si mund të nxjerrim dobi nga ajo që kanë bërë për ne Perëndia dhe Krishti. Programi fillon dhe përfundon me një këngë dhe një lutje.

Kur do të mbahen Përkujtimet e ardhshme?

2027: E hënë, 22 mars

2028: E dielë, 9 prill

2029: E enjte, 29 mars