SITI JW.ORG
Si të përdorësh JW.ORG Skill për Amazon Alexa
Luaj materialin që do nga siti jw.org, me anë të një pajisjeje që lidhet me Alexa duke përdorur jw.org skill për Amazon Alexa. a
Si të konfigurosh pajisjen tënde
Referoju manualit të përdorimit të pajisjes që lidhet me Alexa, për ta lidhur me internetin dhe për ta konfiguruar.
Ndiq këta hapa për të aktivizuar jw.org skill:
Hyr në llogarinë tënde Amazon, ku është regjistruar pajisja jote Alexa.
Kliko butonin «Aktivizo» (Enable).
Si të përdorësh JW.ORG Skill
Sigurohu të përdorësh emrin e skill, ose fjalët kyçe, jw.org, para ose pas përshkrimit të materialit që dëshiron të luash. Për shembull:
«Alexa, play original songs from jw.org»
«Alexa, ask jw.org to play original songs»
Alexa do të luajë versionin audio të materialit që i ke kërkuar. Më poshtë janë renditur disa shembuj të gjërave që mund të bëjë Alexa.
Shënim: Fjalët në kllapa katrore nuk janë të domosdoshme. Për shembull, mund të thuash: «Alexa, read the daily text [for today] from jw.org.» Në këtë rast, fjalët «for today» nuk janë të domosdoshme ngaqë Alexa lexon shkrimin e ditës për ditën aktuale, nëse nuk përmend një ditë tjetër.
Alexa mund të luajë materiale në gjuhë të tjera. Shih temën « Luaj materiale në një gjuhë tjetër».
Bibla
Alexa do të luajë regjistrime audio të botimit të 2013-s të Përkthimit Bota e Re, nëse janë të disponueshme. Në të kundërt, do të luajë regjistrime të botimit të 1984-s.
«Alexa, play Genesis from jw.org»
(dëgjo gjithë librin e Biblës duke filluar nga kapitulli i parë)
«Alexa, play Matthew chapter 5 from jw.org»
(dëgjo librin e Biblës duke filluar nga kapitulli që ke specifikuar)
«Alexa, play Romans chapter 15, verse 4, from jw.org»
(dëgjo librin e Biblës duke filluar nga vargu që ke specifikuar. Shënim: Leximi nga një varg specifik është i mundur vetëm te botimi i 2013-s i Përkthimit Bota e Re.)
Muzika
Alexa i luan këngët që janë pjesë e një koleksioni, pa ndonjë radhë të caktuar derisa ti i thua të ndalojë.
«Alexa, play original songs from jw.org»
Në dispozicion edhe: muzikë
(dëgjo këngë)
«Alexa, play Kingdom songs from jw.org»
(dëgjo versione instrumentale dhe vokale të këngëve të Mbretërisë)
«Alexa, play vocal Kingdom songs from jw.org»
Në dispozicion edhe: këngë të Mbretërisë për mbledhje ose muzikë instrumentale të Mbretërisë
(dëgjo muzikën që do)
«Alexa, play [vocal] Song 38 from jw.org»
(dëgjo versionin vokal të këngës)
«Alexa, play meeting Song 3 from jw.org»
Në dispozicion edhe: kënga instrumentale nr. 3
(dëgjo muzikën që do)
Mbledhjet
Alexa mund të luajë pjesën e caktuar për lexim nga Bibla, artikullin e studimit të Kullës së Rojës, programin e Fletëstudimit për mbledhje ose materialin për Studimin e Biblës në Kongregacion të javës së mëparshme, të kësaj jave apo të javës që vjen. Në secilin rast, java fillon të hënën.
«Alexa, read this week’s Bible reading from jw.org» ose «Alexa, read the Bible reading for this week from jw.org»
(dëgjo të gjithë kapitujt e Biblës që janë caktuar për mbledhjen e mesjavës të kësaj jave)
«Alexa, read last week’s Bible reading from jw.org»
(dëgjo të gjithë kapitujt e Biblës që janë caktuar për mbledhjen e mesjavës të javës së mëparshme)
«Alexa, read next week’s Bible reading from jw.org»
(dëgjo të gjithë kapitujt e Biblës që janë caktuar për mbledhjen e mesjavës të javës që vjen)
«Alexa, read this week’s Watchtower Study from jw.org»
(dëgjo artikullin e studimit të Kullës së Rojës për këtë javë)
«Alexa, read this week’s Congregation Bible Study from jw.org»
(dëgjo materialin e caktuar për studim në mbledhjen e mesjavës të kësaj jave)
«Alexa, read this week’s Meeting Workbook [schedule] from jw.org»
(dëgjo programin e mbledhjes së mesjavës për këtë javë
Botime specifike
«Alexa, read the daily text [for today] from jw.org»
(Alexa lexon shkrimin e ditës së sotme dhe komentin nga Të shqyrtojmë Shkrimet çdo ditë)
«Alexa, read the daily text for tomorrow from jw.org»
Në dispozicion edhe: shkrimi i ditës për ditën e djeshme ose shkrimi i ditës për të mërkurën që vjen apo shkrimi i ditës për datën 1 dhjetor
(Alexa lexon shkrimin e ditës për një ditë të caktuar)
«Alexa, read Enjoy Life Forever! lesson 1 from jw.org» ose «Alexa, read lesson 1 of Enjoy Life Forever! from jw.org»
(dëgjo mësimin)
«Alexa, read the Teaching brochure study 1 from jw.org» ose «Alexa, read study 1 of the Teaching brochure from jw.org»
(dëgjo mësimin)
«Alexa, read the Bearing Thorough Witness book chapter 1 from jw.org» ose «Alexa, read chapter 1 of the Bearing Thorough Witness book from jw.org»
(dëgjo kapitullin)
«Alexa, read the Love People brochure lesson 1 from jw.org» ose «Alexa, read lesson 1 of the Love People brochure from jw.org»
(dëgjo mësimin)
Veçori të tjera
«Alexa, play the latest morning worship from jw.org»
(dëgjo programin e fundit të Adhurimit të Mëngjesit)
«Alexa, play Morning Worship [programs] from jw.org»
(dëgjo pa radhë programet e Adhurimit të Mëngjesit)
«Alexa, play dramas from jw.org»
(dëgjo pa radhë drama të incizuara)
«Alexa, play dramatic Bible readings from jw.org»
(dëgjo pa radhë leximet e Biblës në formë drame)
«Alexa, play the [monthly] broadcast from jw.org»
(dëgjo programin mujor të fundit të JW Broadcasting)
«Alexa, play the [monthly] broadcast for January 2019 from jw.org»
(dëgjo versionin audio të programit mujor për një muaj të caktuar)
«Alexa, play the [latest] Governing Body Update from jw.org»
(në fillim dëgjo raportin e fundit, pastaj të tjerat me radhë, nga raporti më i ri te më i vjetri)
Luaj materiale në një gjuhë tjetër
Mund të luash materiale të incizuara në një gjuhë tjetër, nëse janë të disponueshme në atë gjuhë në jw.org.
Për shembull:
«Alexa, read this week’s Watchtower Study in Russian from jw.org.»
«Alexa, read this week’s Congregation Bible Study in Tagalog from jw.org.»
«Alexa, play original songs in Korean from jw.org.»
«Alexa, play the latest morning worship in Hindi from jw.org.»
Të lutemi, vër re kufizimet e mëposhtme:
Nuk mund të kërkosh që Alexa të lexojë shkrimin e ditës në një gjuhë tjetër, ngaqë Alexa lexon vetëm në gjuhën e pajisjes sate.
Jw.org skill i përmbahet programit të mbledhjes së mesjavës në anglisht ose në gjuhë të tjera kryesore. Ndonjëherë, në disa gjuhë kongregacionet mund të përdorin një botim tjetër për Studimin e Biblës në Kongregacion.
Komandat
Mund të japësh komandat e mëposhtme:
«Alexa, pause» ose «Alexa, stop»
(ndalo videon ose materialin audio derisa t’i kërkosh Alexa-s të vazhdojë)
«Alexa, resume»
(vazhdo të dëgjosh materialin që kishe ndaluar, qoftë nga jw.org, qoftë nga ndonjë burim tjetër)
«Alexa, next» ose «Alexa, skip»
(ndalo së dëgjuari materialin që ke vënë dhe dëgjo materialin tjetër që është i disponueshëm)
«Alexa, previous»
(ndalo së dëgjuari materialin që ke vënë dhe përsërit materialin që dëgjove para tij)
«Alexa, repeat» ose «Alexa, restart»
(luaj nga e para materialin që po dëgjon)
«Alexa, loop»
(nëse ke kërkuar të dëgjosh një material, do të dëgjosh vazhdimisht atë material; nëse ke kërkuar të dëgjosh një koleksion, do të dëgjosh vazhdimisht atë koleksion)
«Alexa, loop off»
(përfundo materialin ose koleksionin që po dëgjon dhe më pas ndalo)
a Duke qenë se Alexa nuk e përmban gjuhën shqipe, komandat në këtë artikull janë në anglisht për qëllime ilustrative.