SITI JW.ORG
Si të gjesh material në një gjuhë tjetër
Nëse po mëson një gjuhë tjetër ose dëshiron që të ndash informacion nga jw.org me dikë që flet një gjuhë tjetër, përdor një nga tre metodat e mëposhtme për të gjetur material në gjuhën që dëshiron.
Ndrysho gjuhën e sitit
Kliko përzgjedhësin e gjuhës për të parë listën e plotë të gjuhëve të jw.org.
Çdo gjuhë në listë ka një nga ikonat e mëposhtme në anën e majtë të emrit:
Siti, ose një pjesë e tij, është përkthyer në këtë gjuhë. Kliko emrin e gjuhës për ta zgjedhur si gjuhën e sitit.
Siti nuk është përkthyer ende në këtë gjuhë, por disponohen botime që mund të shkarkohen. Kliko emrin e gjuhës për të parë një listë të botimeve që disponohen.
Ky simbol përdoret për gjuhët e shenjave.
Nëse një pjesë e sitit është përkthyer në gjuhën e shenjave që zgjedh, ajo do të bëhet gjuha e sitit.
Nëse jw.org nuk është përkthyer ende në gjuhën e shenjave që zgjedh, atëherë do të shohësh një listë të botimeve të disponueshme në atë gjuhë shenjash.
Meqë lista ka qindra emra gjuhësh, mund të përdorësh një nga veçoritë e mëposhtme për të gjetur më kollaj gjuhën e dëshiruar:
Zgjidh gjuhën e preferuar: Katër gjuhët që ke përdorur më së fundi shfaqen në krye të listës.
Shkruaj emrin e gjuhës: Shkruaj disa shkronja të emrit të gjuhës që dëshiron, ose në gjuhën tënde, ose në atë gjuhë që po kërkon. Për shembull, nëse gjuha e sitit është në shqip dhe do ta kthesh në gjermanisht, mund të shkruash «gjermanisht» ose «deutsch». Teksa shkruan, lista e gjuhëve që të sugjerohen kufizohet në emrat e gjuhëve që përputhen me atë që ke shkruar.
Ndrysho gjuhën e faqes që po lexon
Metoda e parë: Këtë metodë mund ta përdorësh në ato faqe që kanë një listë zbritëse Lexo në.
Shko te artikulli që dëshiron të lexosh ose të ndash me dikë tjetër. Pastaj zgjidh një gjuhë nga lista zbritëse Lexo në për ta hapur artikullin në atë gjuhë. (Nëse gjuha që po kërkon nuk është në listën zbritëse Lexo në, do të thotë që artikulli nuk është botuar ende në atë gjuhë.)
Sugjerim: Nëse sheh një ikonë audio në të majtë të gjuhës në listën zbritëse Lexo në, do të thotë që disponohet një incizim audio i artikullit në atë gjuhë.
Kur hap një artikull në një gjuhë tjetër duke përdorur listën zbritëse Lexo në, vetëm artikulli hapet në atë gjuhë. Pjesa tjetër e sitit mbetet në gjuhën që ishte.
Metoda e dytë: Nëse artikulli që po lexon nuk ka një listë zbritëse Lexo në, përdor përzgjedhësin e gjuhës për ta ndryshuar gjuhën e sitit. Nëse artikulli që po lexon është i disponueshëm në gjuhën që dëshiron, atëherë do të shfaqet. Përndryshe, do të të hapet faqja kryesore e sitit në gjuhën që zgjodhe.
Gjej një botim në një gjuhë tjetër
Shko te BOTIME > BOTIME TË PËRZGJEDHURA. Zgjidh një nga gjuhët në listën zbritëse dhe kliko butonin Kërko.
Përdor një nga këto veçori të sitit për ta gjetur një gjuhë më me lehtësi:
Zgjidh një gjuhë të preferuar: Katër gjuhët që ke përdorur më së fundi shfaqen në krye të listës.
Shkruaj emrin e gjuhës: Shkruaj disa shkronja të emrit të gjuhës që dëshiron, ose në gjuhën tënde, ose në atë gjuhë që po kërkon. Për shembull, nëse gjuha e sitit është në shqip dhe do ta kthesh në gjermanisht, mund të shkruash «gjermanisht» ose «deutsch». Teksa shkruan, lista e gjuhëve që të sugjerohen kufizohet në emrat e gjuhëve që përputhen me atë që ke shkruar.
Nëse në gjuhën që zgjedh disponohen shumë botime, në faqen BOTIME TË PËRZGJEDHURA tregohen vetëm disa prej tyre. Për të gjetur botime të tjera në gjuhën që dëshiron shko te një nga faqet e kategorive të botimeve (për shembull LIBRA DHE BROSHURA ose REVISTA), dhe do të të hapet një listë me botime të asaj kategorie në gjuhën që zgjedh.
Nëse në atë kategori nuk ka botime të disponueshme në gjuhën që zgjedh, atëherë në faqe do të shfaqen linqe të atyre kategorive të botimeve që disponohen.