22 JANAR 2025
TURKMENISTAN
Turkmenistani shpall fajtor vëlla Arslan Vepajevin ngaqë refuzon ushtrinë për shkak të ndërgjegjes
E para herë pas gati 4 vjetësh që një Dëshmitar i Jehovait shpallet fajtor
Më 8 janar 2025, Gjykata e Rajonit të Merit dënoi me 2 vjet punë të detyruar 21-vjeçarin Arslan Vepajevin, ngaqë nuk pranon të kryejë ushtrinë për shkak të ndërgjegjes. Edhe pse Arslanin e liruan menjëherë nga paraburgimi, tani, për një periudhë 24-mujore, ai duhet t’i paguajë 20 për qind të pagës shtetit.
Kur Arslanin e thirrën për shërbimin ushtarak në fillim të vitit 2024, ai u paraqit në zyrën e rekrutimit dhe shpjegoi me respekt qëndrimin e tij asnjanës. Gjithashtu shprehu gatishmërinë për të kryer shërbim alternativ civil. Prapëseprapë, pak kohë më vonë, autoritetet ngritën një çështje penale kundër tij. Në nëntor 2024, Arslanin e arrestuan dhe e futën në një qendër paraburgimi. Pastaj, në dhjetor të 2024-s, Gjykata e Qytetit të Bajramalit e dënoi Arslanin me 2 vjet burg ngaqë refuzoi ushtrinë për shkak të ndërgjegjes. Arslani e apeloi menjëherë vendimin. Si rezultat, gjykata rajonale ia anuloi dënimin me burg dhe e dënoi me 2 vjet punë të detyruar.
Kjo është hera e parë në thuajse 4 vjet që qeveria turkmene dënon një Dëshmitar të Jehovait për shkak të qëndrimit asnjanës. Në maj 2021, qeveria shpalli një amnisti të përgjithshme dhe liroi të gjithë Dëshmitarët e Jehovait që ishin burgosur ngaqë refuzonin ushtrinë për shkak të ndërgjegjes. Që nga ajo kohë, shumë nga vëllezërit tanë në Turkmenistan kanë mundur të refuzojnë ushtrinë për shkak të ndërgjegjes, pa u ndëshkuar. Ja pse dënimi i Arslanit shënon një kthesë të papritur në qëndrimin e qeverisë turkmene. Përveç çështjes së Arslanit, autoritetet kanë njoftuar mbi 12 vëllezër të tjerë që refuzojnë ushtrinë për shkak të ndërgjegjes, se çështjet e tyre i kanë paraqitur në zyrën e prokurorisë.
Vazhdojmë të lutemi për Arslanin dhe për të gjithë të rinjtë e tjerë besnikë në Turkmenistan, të bindur se Jehovai ‘nuk do t’i braktisë besnikët e vet’.—Psalmi 37:28.