Kalo te përmbajtja

14 SHKURT 2025
NIGERI

Prezantimi i Biblës—Lajmi i mirë sipas Mateut dhe i librit të Markut në gjuhët abua, gokane, hause, kana dhe okpe

Prezantohen libra të Biblës në 7 gjuhë nigeriane

Prezantohen libra të Biblës në 7 gjuhë nigeriane

Më 9 shkurt 2025, në degën e Nigerisë, në Igiedumë, u mbajt një mbledhje speciale. Të pranishëm ishin 1.143 veta, kurse 579.436 të tjerë që ishin mbledhur në Salla Mbretërie dhe në Salla Asamblesh në gjithë territorin e degës, e ndoqën programin nëpërmjet videokonferencës.

Në atë mbledhje, vëlla Samuel Olanrevaxhu, anëtar i Komitetit të Degës në Nigeri, prezantoi Biblën—Lajmi i mirë sipas Mateut dhe librin e Markut në gjuhët abua, gokane, hause, kana dhe okpe. Të pranishmit që flitnin njërën nga këto 5 gjuhë, morën një kopje të shtypur të librit të Mateut. Gjatë programit u prezantuan edhe disa libra të Shkrimeve Hebraike në gjuhët pixhine (Afrika Perëndimore) dhe urhobo. Të gjitha përkthimet u vunë menjëherë në dispozicion për shkarkim në jw.org dhe në aplikacionin JW Library.

Në Nigeri, mbi 100 milionë njerëz flasin këto 7 gjuhë, përfshirë rreth 95.000 vëllezërit e motrat tona. Ata janë të lumtur që tani mund t’i përdorin këto përkthime të Biblës që janë të thjeshta për t’u kuptuar, në studimin personal të Biblës, në mbledhjet e kongregacionit dhe në shërbim.