Kalo te përmbajtja

26 SHKURT 2018
LAJME NDËRKOMBËTARE

Cikloni Gita godet ishujt e Paqësorit Jugor

Cikloni Gita godet ishujt e Paqësorit Jugor

Cikloni Gita, i nisi si ciklon i kategorisë 2 e pastaj përshkallëzoi në kategorinë 4, goditi Samoan dhe Samoan Amerikane më 10-11 shkurt 2018 dhe Tongën më 12 shkurt, duke shkaktuar përmbytje e dëme të mëdha.

Asnjë nga vëllezërit nuk është dëmtuar rëndë dhe as ka humbur jetën. Megjithatë, disa shtëpi kanë pësuar dëme serioze. Komitetet e Ndihmës në Rast Katastrofash ndihmuan shumë, duke siguruar ushqime dhe mushama për të prekurit nga kjo katastrofë.

SAMOA u dëmtuan rëndë dhjetë shtëpi.

SAMOAN AMERIKANE u përmbytën tri shtëpi. Vëllezërit dhe motrat vendëse po i strehojnë përkohësisht në shtëpitë e tyre të evakuarit.

TONGË të paktën gjashtë shtëpi u dëmtuan goxha. Motrat e vëllezërit e evakuar e kaluan natën në Sallën e Mbretërisë.

Jemi të lumtur që asnjë nga vëllezërit tanë nuk u dëmtua rëndë nga kjo katastrofë dhe që po marrin mbështetjen e nevojshme nga bashkëbesimtarët. Kjo ndihmë është dëshmi e dashurisë që Jezui tha se do të ekzistonte mes dishepujve të tij.—Gjoni 13:34, 35.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Samoa Amerikane: Panapa Lui, +1-684-770-0064

Samoa: Sio Taua, +685-20629

Tongë: Palu Kanongata, +676-25736