28 GUSHT 2020
KOREJA E JUGUT
Sasi shirash rekord shkaktojnë dëme të mëdha në Korenë e Jugut
Vendi
Koreja e Jugut
Katastrofa
Stina e shirave musonike për këtë vit është më e gjata e regjistruar në Kore
Shirat e vazhdueshme shkaktuan përmbytje dhe rrëshqitje dheu shkatërrimtare
Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë
16 lajmëtarë u shpërngulën përkohësisht
Prona të dëmtuara
30 shtëpi u dëmtuan
19 Salla Mbretërie u dëmtuan
Ndihma në rast katastrofash
Dega e Koresë ka caktuar 3 Komitete në Rast Katastrofash (KNRK)
KNRK-të dhe mbikëqyrësit qarkorë të zonave të prekura po bashkëpunojnë me pleqtë e kongregacioneve vendëse që të ndihmojnë vëllezërit dhe motrat
Vëllezërit kanë filluar të riparojnë dhe të pastrojnë shtëpitë dhe Sallat e Mbretërisë
Histori personale
Në qytetin e Gurisë, një nga zonat më të prekura, vëllait Min Song Li me të shoqen iu desh të evakuoheshin dhe të linin prapa të gjitha gjërat. Shtëpia e tyre u përmbyt plotësisht. Kur ishte e sigurt për të nisur riparimet, vëllezërit nga KNRK-ja pastruan shtëpinë e çiftit Li dhe u siguruan gjërat e domosdoshme. Gjithashtu u dhanë zemër dhe i inkurajuan nga Shkrimet. Motër Li u shpreh kështu për vëllezërit: «U jam shumë mirënjohëse që na ndihmuan. Ata kanë bërë një punë të mrekullueshme. U kujdesën për çdo gjë sikur të bëhej fjalë për shtëpinë e tyre. Edhe pse kam humbur shumë nga katastrofa, në të vërtetë ndihem sikur kam fituar më tepër nga ç’kam humbur.»
E falënderojmë Jehovain, ‘Perëndinë e çdo ngushëllimi’, që vazhdon të kujdeset për motrat dhe vëllezërit tanë në Kore gjatë kësaj kohe të vështirë.—2 Korintasve 1:3, 4.