Kalo te përmbajtja

30 JANAR 2017
KOLUMBI

Dëshmitarët vlerësohen me çmim nga shoqatat e përkthimit në gjuhën e shenjave në Kolumbi

Dëshmitarët vlerësohen me çmim nga shoqatat e përkthimit në gjuhën e shenjave në Kolumbi

Dëshmitarët vlerësohen me çmim për përkthimin e materialeve biblike në gjuhën kolumbiane të shenjave

BOGOTË, Kolumbi—Në një konferencë kombëtare më 7-9 tetor 2016 Shoqata Kombëtare e Përkthyesve/Interpretuesve dhe e Instruktorëve të Interpretuesve në Gjuhën e Shenjave të Kolumbisë (ANISCOL) dhe dy shoqata rajonale i vlerësuan me çmim Dëshmitarët e Jehovait për përkthimet në gjuhën e shenjave. Kjo ishte konferenca e parë kombëtare në Kolumbi për interpretuesit dhe instruktorët e tyre në gjuhën e shenjave, të cilët u japin ndihmë praktike atyre që nuk dëgjojnë e nuk shikojnë.

Dëshmitarët i ftuan në konferencë që të merrnin një çmim për «punën e jashtëzakonshme për prodhimin e materialeve fetare dhe për ndikimin pozitiv te komuniteti vendës i atyre që nuk dëgjojnë». Rikardo Valencia Lopezi shpjegon më tej se Dëshmitarët e Jehovait i ftuan sepse «kishin kontribuar në përmirësimin e profesionit të përkthyesit duke nxjerrë materiale të përgatitura mirë, që shërbejnë si një model referimi e studimi në fushën e përkthimit».​—Organizues i konferencës dhe president i Association of Interpreters, Interpreter Guides, and Translators of Colombian Sign Language in the Coffee Axis, ASINTEC.

Prezantimi i Dëshmitarëve u prit aq mirë, sa komiteti i organizimit të konferencës u dha një çmim tjetër

Gjatë konferencës Dëshmitarët paraqitën një prezantim ku folën për përvojën e tyre si skuadër përkthimi dhe interpretimi. Kaq mirë u prit prezantimi i tyre, sa komiteti organizues u dha Dëshmitarëve një çmim tjetër për komentet e jashtëzakonshme që lindën më pas.

Kristian David Valencia, dizajner grafik dhe audioviziv nga Pereira që ishte i pranishëm në konferencë, komentoi se «u habit që një komunitet fetar kishte një plan arsimimi të menduar kaq mirë», sidomos ngaqë Dëshmitarët nuk paguhen për të.

Uilson Torresi, zëdhënës i Dëshmitarëve të Jehovait në Kolumbi, thotë: «Që në vitin 2000 kemi siguruar materiale për vendësit që nuk dëgjojnë. Vetëm në sitin tonë ka mbi 400 video për të rriturit, adoleshentët dhe fëmijët që përdorin gjuhën kolumbiane të shenjave. Do të vazhdojmë të nxjerrim materiale të tilla biblike falas, siç bëjmë me çdo botim tjetër.»

Skuadrat e përkthimit të Dëshmitarëve të Jehovait përreth botës nxjerrin dhe shpërndajnë video të panumërta në 88 gjuhë të shenjave. Dëshmitarët e Jehovait kanë edhe programin e tyre JW Library Sign Language që ua bën më të lehtë përdoruesve të shkarkojnë, të organizojnë dhe të shohin video në gjuhën e shenjave në sitin e tyre zyrtar jw.org.

Zëdhënësit për mediat:

Ndërkombëtar: Dejvid Semoniani, Zyra e Informacionit Publik, +1-845-524-3000

Kolumbi: Uilson Torresi, +57-1-8911530