25 JANAR 2019
KENIA
Sulm me armë në një hotel në Kenia
Më 15 janar 2019, të paktën 21 veta u vranë nga një sulm me armë në një hotel me kompleks zyrash në Najrobi, Kenia.
Dega e Kenias raporton se asnjë lajmëtar nuk është vrarë ose lënduar nga sulmi, i cili ndodhi rreth 7 km larg zyrës së degës. Më shumë se 10 vëllezër e motra punojnë në kompleksin «Dusit», vendi ku ndodhi ngjarja. Në çastet e sulmit, 7 nuk ishin në punë; të tjerët i evakuan të sigurt. Ndër të evakuarit ishin një vëlla e një motër, të cilët ndenjën të fshehur për 12 orë gjatë sulmit.
Pleqtë vendës, si dhe mbikëqyrësit qarkorë po u japin inkurajim me anë të Biblës lajmëtarëve të prekur nga tragjedia. Lutemi që Jehovai t’i ngushëllojë në këtë moment të vështirë.—2 Korintasve 1:3, 4.