Kalo te përmbajtja

24 DHJETOR 2021
KANADA

Kujtojmë besimin e palëkundur të vëllezërve tanë në kampet e punës në Kanada

Kujtojmë besimin e palëkundur të vëllezërve tanë në kampet e punës në Kanada

Në verën e vitit 1946, autoritetet kanadeze liruan të rinjtë Dëshmitarë të Jehovait që i kishin futur në kampe të ndryshme pune nëpër zona të thella të Kanadasë. Afro 300 vëllezër të rinj i detyruan të bënin punë të rënda krahu atje, ngaqë nuk pranuan të kryenin shërbimin ushtarak për shkak të ndërgjegjes. Plot guxim vëllezërit tanë i bënë ballë sprovës dhe, kur dolën nga kampet, miqësia e tyre me Jehovain ishte akoma më e fortë. Ky vit shënon 75 vjet që kur vëllezërit i liruan nga kampet e punës. Don MekLini, një nga vëllezërit e fundit që jeton ende, sjell ndër mend: «Mjaft nga gjërat që kalova gjatë viteve të luftës më bënë shumë të fortë. Do t’i kujtoj gjithmonë me mirënjohje.»