Privacy Settings

To provide you with the best possible experience, we use cookies and similar technologies. Some cookies are necessary to make our website work and cannot be refused. You can accept or decline the use of additional cookies, which we use only to improve your experience. None of this data will ever be sold or used for marketing. To learn more, read the Global Policy on Use of Cookies and Similar Technologies. You can customize your settings at any time by going to Privacy Settings.

Kalo te përmbajtja

Shtëpia e një vëllai që u shkatërrua plotësisht nga tërmeti në Haiti

18 GUSHT 2021
HAITI

Një tërmet i fuqishëm godet Haitin

Një tërmet i fuqishëm godet Haitin

Më 14 gusht 2021, një tërmet 7,2 ballësh sipas shkallës Rihter tronditi pjesën jugperëndimore të Haitit, i ndjekur nga disa lëkundje më të lehta. Ende po vlerësohet dëmi që ka shkaktuar.

Si ndikoi te motrat dhe vëllezërit tanë

  • Mjerisht, 2 motra dhe 1 vëlla vdiqën

  • 21 vëllezër e motra janë lënduar

  • 119 shtëpi janë dëmtuar

  • 72 shtëpi janë shkatërruar komplet

  • 5 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të lehta

  • 4 Salla Mbretërie kanë pësuar dëme të mëdha

Ndihma në rast katastrofash

  • Një Komitet Ndihme në Rast Katastrofash (KNRK) po koordinon punën për dhënien e ndihmës. KNRK-ja po bashkëpunon me dy mbikëqyrësit qarkorë në zonën e prekur dhe me pleqtë vendës për të dhënë ndihmë praktike dhe inkurajim nga Shkrimet

  • KNRK-ja po organizon shpërndarjen e ndihmave humanitare, të tilla si batanije, veshje, ushqime, ujë, ilaçe dhe tenda kundër ujit. Gjithashtu kanë marrë masa që motrat e vëllezërit e lënduar të marrin ndihmë mjekësore

  • E gjithë kjo punë po bëhet duke respektuar masat parandaluese kundër COVID-19

Pavarësisht nga kjo situatë e vështirë, të dielën më 15 gusht shumica e kongregacioneve në zonat e prekura arritën të mbanin mbledhjen e fundjavës nëpërmjet videokonferencës. Veç kësaj, vëllezërit e motrat panë programin e së dielës paradite të kongresit «Merr forcë falë besimit!»

Jemi të pikëlluar për bashkëbesimtarët tanë që humbën jetën. Lutemi për vëllezërit e motrat që vajtojnë ose që vuajnë fizikisht dhe emocionalisht për shkak të tërmetit. Jemi të sigurt se Jehovai e sheh dhimbjen e tyre dhe do të jetë streha dhe forca e tyre gjatë këtyre kohëve plot vuajtje.—Psalmi 46:1, 2.