Kalo te përmbajtja

17 SHKURT 2014
FILIPINE

Përditësim: Dëshmitarët e Jehovait mobilizohen pas supertajfunit Haiyan

Përditësim: Dëshmitarët e Jehovait mobilizohen pas supertajfunit Haiyan

MANILA, Filipine—Pas shkatërrimit masiv të shkaktuar nga supertajfuni Haiyan në Filipine, Dëshmitarët e Jehovait janë angazhuar në rang botëror që të japin ndihmën e tyre të vazhdueshme.

Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Manila formoi pesë komitete për të ndihmuar pa vonuar të prekurit nga kjo katastrofë. Në Filipinet Qendrore janë dërguar më tepër se 190 tonë ndihma. Dëshmitarë nga të paktën dhjetë vende janë ofruar për të dhënë ndihmën e tyre. Vullnetarët po ndihmojnë për të rindërtuar ose meremetuar mbi 2.000 shtëpi të dëmtuara ose për të dhënë ndihmë mjekësore.

Pak a shumë 225 veta jetojnë akoma në tenda të ngritura nga Dëshmitarët në një vend afër qytetit Calbayog, Samar. Rreth 15 deri 20 për qind e atyre që kanë kërkuar strehë në këtë kamp nuk janë Dëshmitarë.

Pas kësaj stuhie që ishte ndër më të fortat që ka parë njeriu, numri i të vdekurve ka shkuar në 6.201 dhe 1.785 janë shpallur të zhdukur. Rreth 28.000 njerëz janë plagosur dhe mbi 1 milion shtëpi janë dëmtuar. Zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Manila, Filipine, tani konfirmon se 33 Dëshmitarë kanë vdekur dhe 10 të tjerë janë zhdukur e mendohen të vdekur.

Mark Sanderson, anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, viziton të prekurit nga katastrofa.

Duke filluar më 7 dhjetor 2013, Mark Sanderson, anëtar i Trupit Udhëheqës të Dëshmitarëve të Jehovait, vizitoi pesë provinca në zonën e prekur në një interval kohor shtatë-ditor. Ai shprehet: «Pasojat tragjike të tajfunit Haiyan kanë ende ndikim të thellë te shumë banorë në Filipine; megjithatë kemi marrë masat që të vazhdojmë të sigurojmë ndihmat e duhura, vullnetarë dhe ngushëllim që të prekurit të marrin veten.»

Zëdhënësi për mediat:

Ndërkombëtar: J. R. Brown, Zyra e Informacionit Publik, tel. +1 718 560 5000

Filipine: Dean Jacek, tel. +63 2 411 6090