2 NËNTOR 2018
MIKRONEZI
Supertajfuni Jutu rrënon veriun e Ishujve Mariane
Më 24 tetor 2018, supertajfuni Jutu i dha një goditje të fortë veriut të Ishujve Mariane, si stuhi e kategorisë 5. Dëme kolosale pati sidomos në 2 ishujt më të mëdhenj, Sajpan dhe Tinian, pasi erërat me shpejtësi 280 km/orë shkatërruan shtëpi dhe lanë pa energji elektrike mijëra banorë.
Dega e Mikronezisë, e cila mbikëqyr veprën e Dëshmitarëve në zonën e prekur, raporton se nuk ka humbur jetën e nuk është plagosur asnjë vëlla a motër. Gjithsesi, shtëpitë e 15 Dëshmitarëve janë rrënuar fare, ndërsa 40 shtëpi të tjera janë dëmtuar. Veç kësaj, kanë pësuar njëfarë dëmi edhe shtëpia misionare në Sajpan dhe Sallat e Mbretërisë në Sajpan e në Tinian.
Komiteti i Ndihmës në Rast Katastrofash po organizon shpërndarjen e ndihmave për personat e prekur. Veç kësaj, për lajmëtarët që janë shpërngulur nga tajfuni po kujdesen Dëshmitarët vendës. Një anëtar i Komitetit të Degës do të vizitojë Dëshmitarët në zonat e prekura që t’u japë inkurajim nga Bibla.
Lutemi për vëllezërit e motrat që po përballojnë pasojat e kësaj katastrofe natyrore. Na ngushëllon dijenia se «Jehovai u rri pranë tërë atyre që e thërrasin» dhe se «do t’i dëgjojë kur ta thërrasin për ndihmë».—Psalmi 145:18, 19.