Informacion për vizitat
A duhet të rezervoni më parë për të bërë një vizitë? Po. Që të shmanget dyndja dhe që të gjithë të kënaqen me vizitën, është e rëndësishme që të gjithë vizitorët të bëjnë një rezervim, pavarësisht nga sa veta përbëhet grupi. Ju lutemi, bëjeni rezervimin të paktën një javë më përpara. Kur ka festa zyrtare ose pushime shkollore, ju nxitim të rezervoni edhe më përpara.
A mund të bëni një vizitë pa rezervuar më parë? Nëse nuk bëni një rezervim, mund të mos jetë e mundur t’ju bëjmë vizitën. Për shkak të hapësirës, vizitën mund ta bëjnë vetëm një numër i kufizuar vizitorësh çdo ditë.
Në ç’orar duhet të vini për të bërë vizitën? Që të shmanget dyndja, ju lutemi të mos vini më parë se 1 orë nga orari i rezervimit.
Si të rezervoni një vizitë? Klikoni butonin «Bëj një rezervim».
A mund ta ndryshoni ose ta anuloni një rezervim? Po. Klikoni butonin «Shfaq ose ndrysho rezervimet».
Si të veproni nëse janë rezervuar të gjitha oraret në ditët që dëshironi të bëni vizitën? Kontrollojeni herë pas here sitin. Mund të lirohet ndonjë orar, pasi rezervimet ndryshojnë ose anulohen.
Bëj një rezervim
Shfaq ose ndrysho rezervimet
Shkarko broshurën për vizitat
Ekspozitë
Përveç vizitave me ciceron, vizitorët mund të shohin ekspozitën historike për veprën e predikimit në Rumani dhe ekspozitën për emrin hyjnor që del në Bibla të ndryshme në rumanisht.
Adresa dhe numri i telefonit
Str. Orzari nr. 29-31
sector 2
RO-021552 BUCUREȘTI
ROMÂNIA
+40 21 302 75 00
Gjej drejtimet