Kalo te përmbajtja

Studentët vizitojnë zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë

Studentët vizitojnë zyrën e degës të Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë

Sipas gazetës Gaceta të një universiteti, studentët që vizituan zyrën dhe shtypshkronjën e Dëshmitarëve të Jehovait në Meksikë, thanë se ky rast i ndihmoi «të hiqnin paragjykimet».

Studentët u shprehën:

  • «Na bëri shumë përshtypje sjellja që pamë . . . respekti, mirësjellja, barazia dhe pastërtia.»

  • «Gatishmëria e njerëzve për të bashkëpunuar si skuadër është një shembull për t’u imituar.»

  • «Të gjithë ishin të përqendruar te caktimet dhe buzëqeshnin.»

  • «Pa dyshim që na la mbresa organizimi i mirë i kësaj shtëpie botuese.»

Këta studentë ishin nga Shkolla Kombëtare e Bibliotekës dhe e Shkencave të Arkivave.

Në afro 100 vende, Dëshmitarët e Jehovait ofrojnë vizita falas me ciceron në zyrat dhe shtypshkronjat e tyre. Të gjithë ata që duan të sjellin nxënësit ose studentët për një vizitë në godinat tona, mund t’i gjejnë hollësitë për orarin dhe vendndodhjen te PËR NE > ZYRAT DHE VIZITAT. Gjithashtu, edhe individë e familje janë të mirëpritur për vizitë në godinat tona.