BROSHURA ME INFORMACIONE GLOBALE
Dëshmitarët e Jehovait dhe kujdesi shëndetësor
Dëshmitarët e Jehovait e shohin jetën si një dhuratë të çmuar nga Perëndia. Si jeta, edhe gjaku janë të shenjtë për ta. Ata përpiqen të gjejnë trajtimin më të mirë të mundshëm mjekësor për familjen e tyre. Gjithashtu janë të gatshëm të bashkëpunojnë me profesionistë në fushën e mjekësisë për të gjetur alternativa të sigurta dhe të efektshme, në vend të transfuzionit të gjakut.