Privacy Settings

To provide you with the best possible experience, we use cookies and similar technologies. Some cookies are necessary to make our website work and cannot be refused. You can accept or decline the use of additional cookies, which we use only to improve your experience. None of this data will ever be sold or used for marketing. To learn more, read the Global Policy on Use of Cookies and Similar Technologies. You can customize your settings at any time by going to Privacy Settings.

Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Kolazh: Njerëz që shpesh mendohet se janë të besueshëm: 1. Një politikan që qëndron para mikrofonit. 2. Një prift me duar të bashkuara. 3. Një shkencëtare që mban në duar një dosje.

Majtas: Olena Yefremkina/stock.adobe.com; qendër: lunamarina/stock.adobe.com; djathtas: Rido/stock.adobe.com

QËNDRONI VIGJILENTË!

Kujt mund t’i besosh?—⁠Çfarë thotë Bibla?

Kujt mund t’i besosh?—⁠Çfarë thotë Bibla?

 Njerëzit zhgënjehen kur ata që supozohet të jenë të besueshëm, i presin në besë. Shumë veta e kanë humbur besimin te . . .

  •   liderët politikë që vendosin interesat e tyre para nevojave të popullit.

  •   media që i raporton lajmet në mënyrë të anshme dhe të pasaktë.

  •   shkencëtarët që nuk bëjnë atë që është më e mira për njerëzit.

  •   udhëheqësit fetarë që janë përfshirë kokë e këmbë në çështje politike, në vend që të veprojnë si përfaqësues të Zotit.

 Ja pse, me të drejtë, njerëzit mendohen mirë para se t’i besojnë dikujt. Bibla paralajmëron:

  •   «Mos u beso atyre që kanë pushtet dhe influencë! Edhe ata janë veçse njerëz e nuk mund t’ju ndihmojnë.»—Psalmi 146:3Bibla ECM.

Dikush që mund t’i besosh

  Bibla tregon se kush është i denjë për besimin tënd: Jezu Krishti. Ai nuk është thjesht një njeri i mirë që ka jetuar shekuj më parë. Perëndia e ka caktuar Jezuin që «të mbretërojë . . . , dhe Mbretëria e tij s’do të ketë fund». (Luka 1:32, 33) Jezui është Mbreti i Mbretërisë së Perëndisë, një qeveri që sot mbretëron nga qielli.—Mateu 6:10.