Kujdesi shëndetësor: Çfarë do të bëjë Mbretëria e Perëndisë
«Fakti që pandemia COVID-19 nuk është më një emergjencë shëndetësore globale, s’do të thotë se nuk përbën më kërcënim për shëndetin publik në mbarë botën. . . . Kur të vijë pandemia e radhës—dhe do të vijë—duhet të jemi gati.»—Dr. Tedros Adanom Gibrijesus, drejtor i përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, 22 maj 2023.
Shumë veta vazhdojnë të vuajnë pasojat fizike dhe mendore që la pandemia COVID-19. A do të jenë gati institucionet qeveritare e shëndetësore për pandeminë e radhës? A po arrijnë t’u japin zgjidhje problemeve aktuale shëndetësore?
Bibla tregon për një qeveri që do të na sigurojë kujdesin e duhur shëndetësor. Ajo thotë se «Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri», pra një qeveri. (Danieli 2:44) Kur të qeverisë kjo Mbretëri, «asnjë banor nuk do të thotë: ‘Jam sëmurë.’» (Isaia 33:24) Çdo njeri do të gëzojë shëndet të mirë dhe energji si në ditët e rinisë.—Jobi 33:25.