5. A do të marrin fund vuajtjet ndonjëherë?
Pse ka rëndësi
Nëse ka arsye për të besuar se vuajtjet do të marrin fund, kjo shpresë mund të përmirësojë pikëpamjen tonë për jetën e madje pikëpamjen tonë për Perëndinë.
Për të menduar
Plot njerëz do të donin t’i eliminonin vuajtjet, por s’kanë shumë në dorë. Vini re sa vijon:
Pavarësisht nga përparimet në mjekësi . . .
-
Sëmundjet e zemrës mbeten një ndër shkaktarët më të mëdhenj të vdekjeve.
-
Kanceri u merr jetën miliona njerëzve çdo vit.
-
«Bota vazhdon të përballet me sëmundje ngjitëse shekullore, të reja, ose të rishfaqura kohët e fundit»,—shkruan dr. Dejvid Blum në revistën Frontiers in Immunology.
Pavarësisht nga rritja e mirëqenies materiale në disa vende . . .
-
Çdo vit, miliona fëmijë vdesin, e kjo ndodh më shpesh në zonat e varfra.
-
Miliarda njerëz jetojnë në kushte të papërshtatshme higjieno-sanitare.
-
Qindra milionë njerëz nuk kanë ujë të pijshëm.
Pavarësisht nga rritja e ndërgjegjësimit për të drejtat e njeriut . . .
-
Trafikimi i qenieve njerëzore është ende problem aktual në shumë vende, dhe ato shtete që nuk kanë ndjekur penalisht asnjë shkelës, ose janë «të verbra ndaj problemit, ose nuk kanë resurset e nevojshme për ta trajtuar», sipas një raporti të Kombeve të Bashkuara.
MËSO MË SHUMË
Shih videon Çfarë është Mbretëria e Perëndisë?, në jw.org.
Çfarë thotë Bibla
Perëndia merakoset për ne.
Ai nuk i mbyll sytë para dhembjeve dhe vuajtjeve tona.
«[Perëndia] nuk i ka shpërfillur e as i ka përbuzur vuajtjet e të shtypurve, jo, sytë prej tyre nuk i ka larguar, thirrjen e tyre për ndihmë, e ka dëgjuar.» —PSALMI 22:24.
«Hidhni gjithë ankthin tuaj mbi të, sepse ai merakoset për ju.»—1 PJETRIT 5:7.
Vuajtjet nuk do të vazhdojnë pafundësisht.
Bibla premton se qëllimi i Perëndisë për ne do të realizohet.
«Perëndia . . . do të fshijë çdo lot nga sytë e tyre dhe nuk do të ketë më vdekje. Nuk do të ketë më as vajtim, as klithmë, as dhembje.»—ZBULESA 21:3, 4.
Perëndia do t’i shkulë me rrënjë shkaqet e vuajtjeve njerëzore.
Këtë do ta bëjë me anë të Mbretërisë së tij, për të cilën Bibla thotë se është një qeveri e mirëfilltë.
«Perëndia i qiellit do të vendosë një mbretëri që nuk do të shkatërrohet kurrë; kjo mbretëri nuk do t’i kalojë asnjë populli tjetër . . . , dhe vetë do të qëndrojë përgjithmonë.» —DANIELI 2:44.