Jeta në kohët biblike—Paratë
Jeta në kohët biblike—Paratë
«U ul përballë arkave të thesarit dhe nisi të vërente se si turma po hidhte para në to. Shumë të pasur po hidhnin shumë monedha. Erdhi edhe një vejushë e varfër dhe hodhi dy qindarka.».—MARKU 12:41, 42.
BIBLA i përmend shpesh paratë. Për shembull, siç shihet në tregimet e ungjijve, Jezui përdori disa lloje monedhash për t’u mësuar të tjerëve parime jetësore. Ai nxori një mësim nga kontributi i vejushës prej ‘dy qindarkash’, siç u përmend në citimin e mësipërm. Në një rast tjetër, përdori një lloj monedhe që njihej si denar, për të treguar pikëpamjen e duhur për autoritetin qeveritar. *—Mateu 22:17-21.
Pse u shpik paraja? Si prodhohej në kohët biblike? Si përdorej dhe çfarë na mëson Bibla për mënyrën si duhet ta shohim atë?
Metalet e çmuara i zënë vendin këmbimit të mallrave
Para se të shpikeshin paratë, njerëzit bënin tregti duke përdorur sistemin e këmbimit. Ata shkëmbenin mallra dhe shërbime të së njëjtës vlerë. Por këmbimi mund të mos ishte praktik. Që sistemi të funksiononte, të dyja palët duhej të dëshironin mallrat që ofronte secili. Përveç kësaj, tregtarët duhej të mbartnin ose të kujdeseshin për mallra të rënda e të mëdha, siç ishin kafshët ose thasët me grurë.
Me kalimin e kohës, tregtarët e panë të nevojshëm një mjet më praktik tregtie, që të mund ta përdornin në shit-blerje. Zgjidhja ishte përdorimi i metaleve të çmuara, si: ari, argjendi dhe bakri. Në pikturën shoqëruese, shihni një tregtar që përdor metale të çmuara në formë bizhuterish dhe shufrash, që të blejë mallra ose shërbime. Këto metale peshoheshin me kujdes në peshore të ndjeshme para se të kryhej shkëmbimi. Për shembull, kur Abrahami bleu vendin e varrit për gruan e dashur, Sarën, ai e peshoi sasinë e kërkuar të argjendit.—Zanafilla 23:14-16.
Në kohën kur Jehovai i dha Izraelit Ligjin e shkruar, tregtarët Levitiku 19:36; Proverbat 11:1) Sot, ata që shesin, bëjnë mirë ta kujtojnë se Jehovai nuk ka ndryshuar mendim për lakminë dhe pandershmërinë.—Malakia 3:6; 1 Korintasve 6:9, 10.
lakmitarë përdornin peshore me hile ose pesha të pasakta për të mashtruar klientët. Perëndia Jehova e urren pandershmërinë, prandaj u tha tregtarëve: «Duhet të keni peshore të saktë, pesha të sakta.» (Si bëheshin në fillim monedhat?
Ka të ngjarë që monedhat e para janë prodhuar në Lidi (Turqinë e sotme), diku para vitit 700 p.e.s. S’kaloi shumë dhe metalpunuesit e vendeve të ndryshme nisën të prodhonin monedha në masë dhe njerëzit, në tërë vendet që përmenden në Bibël, filluan t’i përdornin.
Si bëheshin monedhat? Një punëtor hiqte metalin e shkrirë nga vatra (1) dhe e hidhte në kallëpe duke prodhuar disqe të sheshta (2). Pastaj, disqet e pastampuara i vendoste mes formave metalike ku ishin skalitur simbole ose piktura (3). Më pas vinte goditja e çekiçit që stamponte figurën në diskun e sheshtë (4). Nëse ky proces bëhej shpejt e shpejt, shpesh figura nuk stampohej në qendër të monedhës. Punëtorët i seleksiononin monedhat, i peshonin dhe siguroheshin që të përkonin me vlerën e tyre dhe, nëse ishte e nevojshme, ua hiqnin ndonjë pjesë të tepërt të metalit (5).
Këmbyesit e parave, taksambledhësit dhe bankierët
Në shekullin e parë të e.s., monedhat nga vende të ndryshme morën udhën për në Palestinë. Për shembull, ata që udhëtonin për në tempullin e Jerusalemit, sillnin monedha të huaja me vete. Gjithsesi, ata që kujdeseshin për tempullin, e pranonin taksën e tempullit vetëm nëse paguhej në disa lloje monedhash. Këmbyesit e parave ngritën biznesin e tyre në tempull dhe shpesh kërkonin tarifa stratosferike për të këmbyer monedhat e huaja në valutën e pranueshme. Jezui i dënoi këta burra lakmitarë. Pse? Sepse po e kthenin shtëpinë e Jehovait në «shtëpi tregtie» dhe «shpellë kusarësh».—Gjoni 2:13-16; Mateu 21:12, 13.
Gjithashtu, banorët e Palestinës duhej të paguanin disa taksa nga shteti. Një ishte ‘haraçi për kokë’, për të cilin kundërshtarët e Mateu 22:17) Taksa të tjera përfshinin taksën për rrugët dhe taksa për importimin dhe eksportimin e mallrave. Taksambledhësit qeveritarë në Palestinë ishin të njohur për pandershmërinë e tyre dhe njerëzit i përbuznin. (Marku 2:16) Taksambledhësit vinin pasuri duke u kërkuar taksapaguesve shuma më të mëdha se ç’duhej dhe tepricën e mbanin për vete. Megjithatë, disa taksambledhës, si Zakeu, reaguan pozitivisht ndaj mesazhit të Jezuit dhe i lanë praktikat e pandershme. (Luka 19:1-10) Edhe sot, të gjithë ata që duan të ndjekin Krishtin duhet të jenë të ndershëm në çdo gjë, përfshirë edhe çështjet e biznesit.—Hebrenjve 13:18.
Jezuit e pyetën atë. (Një grup tjetër që merrej me paratë ishin bankierët. Përveçse këmbenin valutë të huaj, ata shpiknin sisteme kursimi, jepnin hua me interes dhe u paguanin kamatë atyre që investonin në bankë. Jezui foli për këta bankierë në ilustrimin për skllevërit të cilëve iu dhanë sasi të ndryshme parash për të bërë tregti.—Mateu 25:26, 27.
Pikëpamja e duhur për paratë
Në shumë vende sot, njerëzit duhet të fitojnë para që të blejnë gjërat e nevojshme. Deklarata që mbreti Solomon shkroi nën frymëzim nga Perëndia, shekuj më parë, është ende e vërtetë: ‘Paraja është mbrojtje.’ Por Solomoni shtoi se mençuria vlen më tepër se paraja, sepse «i ruan gjallë ata që e zotërojnë». (Eklisiastiu 7:12) Një mençuri e tillë gjendet në Bibël.
Jezui i ndihmoi dishepujt të përvetësonin një pikëpamje të ekuilibruar për paratë kur tha: «Edhe kur dikush ka me bollëk, jeta e tij nuk varet nga gjërat që zotëron.» (Luka 12:15) Ashtu si dishepujt e Jezuit në shekullin e parë, edhe ne shfaqim mençuri kur jemi të përgjegjshëm e të ndershëm në përdorimin e parave, si dhe nuk zhvillojmë dashuri për to.—1 Timoteut 6:9, 10.
[Shënimi]
^ par. 3 Shih kutinë «Fakte për monedhat» në faqen 26.
[Kutia dhe figurat në faqen 26]
Fakte për monedhat
● Leptoni i bakrit, që njihej edhe si qindarkë, ishte një nga monedhat më të vogla që qarkullonte në Palestinën e shekullit të parë. Një punëtor fitonte dy lepta në vetëm 15 minuta. Ka mundësi që vejusha të ketë hedhur dy lepta në arkën e thesarit të tempullit.—Marku 12:42, shënimi.
● Drahma e argjendtë ishte një monedhë greke që fitohej thuajse me një ditë të plotë pune. (Luka 15:8, 9) Dy drahma ishte shuma e përvitshme që paguanin të gjithë burrat judenj si taksë tempulli.—Mateu 17:24.
● Denari i argjendtë ishte monedhë romake që mbante portretin e Cezarit, prandaj shërbente më së miri si monedhë ‘haraçi’ që e paguante çdo jude mashkull i rritur, gjatë pushtimit romak. (Romakëve 13:7) Një punëdhënës i paguante punëtorit një denar për punë 12-orëshe.—Mateu 20:2-14.
● Sikla e argjendit të kulluar, e cila prodhohej në qytetin e Tirit, qarkullonte në Palestinë gjatë kohës kur Jezui ishte në tokë. Tridhjetë ‘monedhat e argjendit’ që kryepriftërinjtë i paguan Judë Iskariotit për të tradhtuar Jezuin, mund të kenë qenë sikla Tiri.—Mateu 26:14-16.
Monedhat janë paraqitur në përmasa reale