Mbroje adhurimin e vërtetë!
Për të rinjtë
Mbroje adhurimin e vërtetë!
Udhëzime: Shqyrtoje këtë material në ambient të qetë. Ndërsa lexon shkrimet, imagjino sikur merr pjesë edhe ti në ngjarje. Përfytyroje skenën. Dëgjoji zërat. Përpiqu të provosh ndjenjat e personazheve. Jetoje tregimin.
Personazhet kryesore: Elija, Akabi dhe 450 profetët e Baalit.
Përmbledhje: Elija provon se Jehovai është më i lartë se Baali.
1 ANALIZO NGJARJEN.—LEXO 1 MBRETËRVE 18:17-40.
Në një fletë, bëj një vizatim që të tregojë ku ndodhen Elija, profetët e Baalit dhe altarët.
Çfarë tingujsh «dëgjon» gjatë ngjarjes së zhurmshme që përshkruhet te vargjet 26 deri 29?
․․․․․
Çfarë ndjenjash dallon në zërin e Elijas ndërsa u drejtohet profetëve të Baalit?
․․․․․
2 KËRKO MË THELLË.
Pse kërkohej guxim nga ana e Elijas që t’i drejtohej Akabit dhe më pas të merrte përsipër një provë që do të poshtëronte qindra profetë të Baalit? (E dhënë: lexo 1 Mbretërve 18:4, 13, 14.)
․․․․․
Duke përdorur materialet që ke për kërkime, gjej diçka për adhurimin e Baalit. Për shembull, çfarë praktikash kryenin kur adhuronin Baalin? Çfarë ndikimi pati tek izraelitët adhurimi i Baalit?
․․․․․
Si mendon, pse Elija gërmoi një hendek rreth e qark altarit të Jehovait dhe e mbushi plot me ujë?
․․․․․
3 NXIRR DOBI NGA AJO QË MËSOVE. SHKRUAJ SE ÇFARË MËSOVE PËR . . .
Guximin që duhet për të mbrojtur adhurimin e vërtetë.
․․․․․
Dobitë që gëzojnë ata që tregojnë guxim të tillë.
․․․․․
PËR ZBATIM TË MËTEJSHËM.
Në ç’aspekt(e) të jetës mund të tregosh më shumë guxim që të mbrosh adhurimin e vërtetë?
․․․․․
4 ÇFARË TË VLEJTI MË SHUMË NGA KY TREGIM DHE PSE?
․․․․․
Nëse nuk ke Bibël, kërkoju një Dëshmitarëve të Jehovait ose lexoje në adresën e internetit www.watchtower.org
[Kutia në faqen 31]
Njoftim për kongresin krahinor
Duke filluar nga ky vit, datat dhe vendet e kongreseve krahinore nuk do të dalin më te Kulla e Rojës. Për këto të dhëna mund të informoheni në sitin e Internetit jw.org.