Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Miti 5: Maria është nëna e Perëndisë

Miti 5: Maria është nëna e Perëndisë

Nga e ka origjinën ky mit?

«Përnderimi i nënës së Perëndisë mori shtysë kur . . . masat pagane u dyndën në kishë. . . . Përshpirtshmëria dhe vetëdija e tyre fetare [e paganëve që u bënë të krishterë] ishte formuar për mijëvjeçarë nëpërmjet kultit të perëndeshës ‘nëna e madhe’ dhe të ‘virgjëreshës perëndeshë’.»​—The New Encyclopædia Britannica (1988), vëllimi 16, faqet 326 dhe 327.

Çfarë thotë Bibla?

«Ti do të mbetesh shtatzënë dhe do të lindësh një djalë dhe do t’ia vësh emrin Jezus. Ai do të jetë i madh dhe do të quhet Biri i Shumë të Lartit. . . . Prandaj i shenjti që do të lindë prej teje do të quhet Bir i Perëndisë.»​—Kursivi është yni; Luka 1:31-35, Diodati i Ri.

Ky fragment biblik thotë qartë se Maria ishte nëna e ‘Birit të Perëndisë’, jo e vetë Perëndisë. A mund të ketë mbajtur ajo brenda vetes Atë që as ‘qiejt nuk e mbajnë dot’? (1 Mbretërve 8:27) Ajo nuk tha kurrë një gjë të tillë. Është mësimi për Trinitetin që ka mbjellë pështjellim se kush ishte Maria. Duke e shpallur Marinë Theotokos (një fjalë greke që ka kuptimin «Ajo që lindi Perëndinë») ose «Nëna e Perëndisë», Këshilli i Efesit, në vitin 431 të e.s., përgatiti skenën për adhurimin e Marisë. Qyteti i Efesit, ku u mbajt ky këshill i kishës, prej shekujsh kishte qenë qendra e adhurimit të Artemisës, perëndeshës së pjellorisë.

Si pasojë, shumë aspekte të adhurimit të shëmbëlltyrës së Artemisës që «ra nga qielli», si për shembull procesionet, u bënë pjesë e adhurimit të Marisë. (Veprat 19:35) Një zakon tjetër që u fut dalëngadalë në mësimin e krishterë, ishte përdorimi i shëmbëlltyrave të Marisë dhe i të tjerëve në adhurim.

Krahasoni këto vargje biblike: Mateu 13:53-56; Marku 3:31-35; Luka 11:27, 28

E VËRTETA:

Maria ishte nëna e Birit të Perëndisë, jo e vetë Perëndisë. Nga miti i Trinitetit lindi adhurimi i Marisë si Nëna e Perëndisë