Lindja e re—Sa e rëndësishme është?
Lindja e re—Sa e rëndësishme është?
GJATË gjithë bisedës me Nikodemin, Jezui theksoi se të përjetosh lindjen e re ose të lindësh përsëri, është shumë e rëndësishme. Si e bëri të qartë këtë?
Vër re se si Jezui gjatë bisedës me Nikodemin nxori në pah rëndësinë e lindjes së re. Ai tha: «Në qoftë se dikush nuk lind përsëri, nuk mund ta shohë mbretërinë e Perëndisë.» (Gjoni 3:3) Shprehjet ‘në qoftë se nuk’ dhe «nuk mund», theksojnë se lindja e re është e domosdoshme. Të bëjmë një shembull: kur dikush thotë «në qoftë se dielli nuk ndriçon, nuk mund të ketë dritë ditën», ai po thotë se ndriçimi i diellit është më se i domosdoshëm që të ketë dritë ditën. Po kështu, Jezui tha se të lindësh përsëri, është më se e domosdoshme për të parë Mbretërinë e Perëndisë.
Në fund, si për të hequr çdo dyshim të mbetur në lidhje me këtë temë, Jezui tha: «Duhet të lindni përsëri.» (Gjoni 3:7) Është e qartë, pra, se sipas Jezuit, të lindësh përsëri është një kërkesë—një domosdoshmëri—‘për të hyrë në mbretërinë e Perëndisë’.—Gjoni 3:5.
Meqë Jezui e konsideronte lindjen e re si një çështje me kaq rëndësi, të krishterët duhet të sigurohen se e kuptojnë saktë këtë temë. Për shembull, a mendon se një i krishterë mund të zgjedhë që të lindë përsëri?
[Diçitura në faqen 5]
«Në qoftë se dielli nuk ndriçon, nuk mund të ketë dritë ditën»