Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Profeci për të ardhmen e afërt

Profeci për të ardhmen e afërt

Profeci për të ardhmen e afërt

DUKE folur për të ardhmen e njeriut dhe të tokës, apostulli Pjetër shkroi: «Sipas premtimit të [Perëndisë], ne presim qiej të rinj e një tokë të re, dhe në ta do të banojë drejtësia.» (2 Pjetrit 3:13) Një premtim për «qiej të rinj e një tokë të re» ishte dhënë më parë nëpërmjet profetit Isaia. (Isaia 65:17; 66:22) Duke cituar këtë profeci, Pjetri tregoi se në kohën e tij ky premtim nuk ishte përmbushur plotësisht.

Më vonë, aty nga viti 96 i e.s., Zbulesa që u dha me anë të apostullit Gjon, e lidhi këtë «tokë të re» me bekimet e shumta nën Mbretërinë e Perëndisë. (Zbulesa 21:1-4) Fjalët e Jezuit si dhe të apostullit Pavël për kushtet botërore para ardhjes së Mbretërisë së Perëndisë, tani po përmbushen. Prandaj, mund të presim që kjo Mbretëri shumë shpejt të sjellë botën e re. Si do të jetë ajo botë e re? Vetë libri biblik i Isaisë na tregon.

Bekime në botën e re

Paqe botërore dhe adhurim në unitet. «Ata do t’i farkëtojnë shpatat duke i kthyer në plore dhe heshtat në kiza për krasitje. Kombet nuk do ta ngrenë shpatën kundër njëri-tjetrit, dhe as do të mësojnë më të luftojnë.»—Isaia 2:2-4.

Njerëzit dhe kafshët do të jetojnë në paqe. «Ujku do të rrijë hera-herës me qengjin; leopardi do të shtrihet me kecin. Viçi, luani i ri me krifë dhe kafsha e majme do të jenë të gjithë bashkë, dhe një djalë i vogël do t’u prijë. Lopa dhe arusha do të kullotin së bashku; të vegjlit e tyre do të shtrihen tok. Edhe luani do të hajë kashtë si kau. . . . Në tërë malin tim të shenjtë askush nuk do të bëjë asnjë dëm dhe nuk do të prishë asgjë, sepse toka do të mbushet me njohurinë e Jehovait, ashtu si ujërat mbushin detin.»—Isaia 11:6-9.

Ushqim me bollëk për të gjithë. «Në këtë mal, Jehovai i ushtrive do të shtrojë për të gjithë popujt një gosti me gjellë plot yndyrë, një gosti me verë që është lënë të kullojë, me gjellë plot yndyrë e plot palcë, me verë që është lënë të kullojë dhe është filtruar.»—Isaia 25:6.

S’do të ketë më vdekje. «Ai [Perëndia] do ta përpijë vdekjen përgjithmonë. Zotëria Sovran Jehova do të fshijë lotët nga çdo fytyrë dhe do të heqë anembanë tokës poshtërimin që i është bërë popullit të tij. Këtë e tha vetë Jehovai.»—Isaia 25:8.

Të vdekurit do të ringjallen. «Të vdekurit e tu do të jetojnë, trupat e tyre do të ngrihen përsëri. Ata që flenë nën tokë, do të zgjohen dhe do të thërrasin nga gëzimi. . . . Toka do të rilindë ata që kanë vdekur prej kohësh.»—Isaia 26:19, The New English Bible.

Mesia një gjykatës i drejtë. «Ai nuk do të gjykojë nga ajo që i shohin sytë dhe as do të qortojë vetëm sipas fjalëve që i kanë rënë në vesh. Do t’i gjykojë të përvuajturit me drejtësi dhe do të qortojë me ndershmëri, në mënyrë që zemërbutët e tokës të nxjerrin dobi.»—Isaia 11:3, 4.

Të verbrit dhe të shurdhrit do të shërohen. «Do të hapen sytë e të verbërve dhe veshët e të shurdhërve.»—Isaia 35:5.

Shkretëtira do të bëhet pjellore. «Shkretëtira dhe vendet e thata do të ngazëllojnë. Rrafshina e shkretë do të gëzojë dhe do të lulëzojë si shafrani. Ajo do të lulëzojë dhe do të gëzojë me hare e britma gëzimi.»—Isaia 35:1, 2.

Një tokë e re. «Unë po krijoj qiej të rinj [një qeveri të re qiellore] dhe një tokë të re [një shoqëri të re e të drejtë njerëzore]. Gjërat e mëparshme nuk do të vijnë më në mendje dhe as do të zgjohen më në zemër. Por ju ngazëlloni e jini gjithmonë të gëzuar për atë që krijoj. . . . Ata [banorët në botën e re që ka premtuar Perëndia] do të ndërtojnë shtëpi e do të banojnë në to, do të mbjellin vreshta e do të hanë frytin e tyre. Nuk do të ndërtojnë që të banojë një tjetër dhe nuk do të mbjellin që të hajë një tjetër. Ditët e popullit tim do të jenë si ditët e një peme dhe të zgjedhurit e mi do të nxjerrin dobi të plotë nga vepra e duarve të tyre. Nuk do të robtohen më kot dhe nuk do të lindin fëmijë që të shkatërrohen papritur, sepse ata dhe bijtë e tyre janë pasardhës të bekuar nga Jehovai. Para se të thërrasin, unë do të përgjigjem dhe ndërsa ata janë ende duke folur, unë do t’i dëgjoj.» «Ashtu si do të qëndrojnë para meje qiejt e rinj dhe toka e re që po bëj,—thotë Jehovai, —po kështu do të qëndrojnë edhe pasardhësit dhe emri juaj.»—Isaia 65:17-25; 66:22.

Profeci për një të ardhme madhështore

Libri i Isaisë nuk është i vetmi libër biblik që parathotë bekime për të ardhmen. Bibla është plot me profeci që tregojnë për gjërat e mrekullueshme që Perëndia do të përmbushë me anë të Mbretërisë së tij me Krishtin në krye. * A do të doje të jetoje në kushte të tilla parajsore? Mund ta arrish edhe ti! Zbulo për dobinë tënde se çfarë mëson vërtet Bibla rreth qëllimeve të mira të Perëndisë për të ardhmen dhe si mund të bëhesh edhe ti pjesë e tyre. Dëshmitarët e Jehovait do të të ndihmonin me kënaqësi.

[Shënimi]

^ par. 15 Për informacione të mëtejshme rreth Mbretërisë së Perëndisë dhe gjërave që do të bëjë ajo, shih faqet 76-85 të librit Çfarë mëson vërtet Bibla?, botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.

[Figura në faqen 8]

Njerëzit do të jenë në paqe me njëri-tjetrin dhe me kafshët

[Figura në faqen 9]

Të vdekurit do të jetojnë përsëri

[Figura në faqen 10]

E gjithë toka do të jetë një parajsë