Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e njihni Krijuesin, Atin tuaj qiellor?

A e njihni Krijuesin, Atin tuaj qiellor?

A e njihni Krijuesin, Atin tuaj qiellor?

A E NJEH mirë babanë tënd? Kjo pyetje mund të të duket e çuditshme nëse je rritur në një familje të dashur. «Natyrisht që e njoh mirë»,—do të përgjigjeshe. Pothuajse çdonjëri nga ne e di çfarë i pëlqen babait të vet e çfarë jo, e di si reagon ai në rrethana të caktuara dhe sa kujdeset për familjen.

Megjithatë, mund të ketë pasur ndonjë rast kur ke mbetur i habitur nga një reagim fare i papritur i babait tënd. Për shembull, një djalë e njeh babanë e tij si një njeri të qetë e të butë derisa lind një situatë e veçantë. Papritur ai e shikon të atin tek mban një qëndrim të vendosur për të mbrojtur familjen e vet.

Ç’të themi për Krijuesin tonë? Për të thuhet: «Falë tij ne kemi jetë, lëvizim dhe ekzistojmë.» (Veprat 17:28) Jetën e kemi falë Perëndisë dhe në këtë kuptim ai është Ati i të gjithëve. (Isaia 64:8) Ndoshta edhe ti mendon kështu për Perëndinë dhe mirë bën, sepse kështu duhet të jetë. Por, ka shumë gjëra të tjera që duhet të mësojmë për të, që do të na sjellin dobi e kënaqësi.

Respekti dhe ajo që ndien për babanë tënd, varet nga sa e njeh atë. Po ashtu, sa më mirë ta njohësh Perëndinë, aq më e ngushtë do të bëhet marrëdhënia jote me të. Nëse e njeh mirë dhe mëson të bësh vullnetin e tij, Perëndia mund të të ndihmojë të përballosh vështirësitë e jetës.

Ç’lloj personi është Perëndia? Si duhet të ndikojnë cilësitë e tij në ndjenjat e tua për të? A të vë para disa përgjegjësive njohuria që merr për të? Përgjigjet e këtyre pyetjeve do t’i shqyrtojmë në artikullin vijues.

[Diçitura në faqen 3]

Ajo që ndien për të tjerët, mund të varet nga sa i njeh ata