KULLA E ROJËS—BOTIMI PËR STUDIM Shtator 2014
Ky numër përmban artikujt e studimit për javët 27 tetor deri 30 nëntor 2014.
A po «synon» të bësh më tepër?
Si mund ta bësh këtë në mënyrën e duhur?
A je plotësisht i bindur se ke të vërtetën? Pse?
Ky artikull ndalet te disa arsye pse shumë veta pranojnë se Dëshmitarët e Jehovait kanë të vërtetën. Tregon edhe pse vetë Dëshmitarët janë të bindur se kanë të vërtetën.
Shërbeji besnikërisht Perëndisë mes ‘shumë shtrëngimesh’
Të gjithë durojmë shtrëngime ngaqë jetojmë në botën e Satanait. Cilat janë disa taktika sulmi të Satanait? Si të përgatitemi për to?
Prind—Ji bari i mirë për fëmijët
Prindërit kanë përgjegjësinë t’i rritin fëmijët «në disiplinën dhe në normën mendore të Jehovait». (Efesianëve 6:4) Artikulli diskuton tri mënyra si prindërit mund të jenë barinj të mirë për fëmijët e t’i ndihmojnë të duan Jehovain.
Pyetje nga lexuesit
A do të thonë fjalët e Biblës te Psalmi 37:25 dhe te Mateu 6:33 se Jehovai nuk lejon kurrë që ndonjë shërbëtor i tij të vuajë nga uria?
Armiku i fundit, vdekja, asgjësohet
Vdekja dhe gjithçka që e shkakton sjellin vuajtje të tmerrshme. Pse vdesin njerëzit? Si ‘do të asgjësohet armiku i fundit, vdekja’? (1 Korintasve 15:26) Lexo përgjigjet që nxjerrin në pah drejtësinë, mençurinë dhe sidomos dashurinë e Jehovait.
Të mbajmë në mend ata që shërbejnë në kohë të plotë
Shumë adhurues të Jehovait punojnë pa u lodhur në shërbimin e plotkohor. Ç’mund të bëjmë për të kujtuar ‘veprën e besimit dhe mundin e tyre falë dashurisë’?—1 Selanikasve 1:3.