Nga duart e pakicës ushqehet një shumicë
«Pastaj [Jezui] theu bukët, ua shpërndau dishepujve, dhe ata ia shpërndanë turmës.»
1-3. Përshkruaj si e ushqeu Jezui një turmë të madhe në afërsi të Betsaidës. (Shih figurën pranë titullit.)
PËRFYTYRO ngjarjen. (Lexo Mateun 14:14-21.) Ndodhemi pak para Pashkës së vitit 32 të e.s. Një turmë me rreth 5.000 burra, përveç grave e fëmijëve, janë me Jezuin dhe me dishepujt në një vend të veçuar në afërsi të Betsaidës, një fshat në bregun verior të detit të Galilesë.
2 I prekur nga keqardhja për turmën, Jezui filloi t’i shëronte të sëmurët dhe t’u mësonte shumë gjëra për Mbretërinë e Perëndisë. Kur ra mbrëmja, dishepujt e nxitën Jezuin t’i niste njerëzit për në fshatrat afër që të blinin diçka për të ngrënë. Por, ai ua ktheu: «Jepuni ju diçka për të ngrënë.» Këto fjalë mund t’i kenë çuditur, ngaqë kishin fare pak ushqim me vete
3 I shtyrë nga dhembshuria, Jezui kreu një mrekulli
4. (a) Për të siguruar cilin lloj ushqimi merakosej më tepër Jezui, dhe pse? (b) Çfarë do të trajtojmë në këtë artikull dhe në atë vijues?
4 Mirëpo, meraku më i madh i Jezuit ishte të siguronte ushqim frymor për ithtarët e tij. Ai e dinte se ushqimi frymor
JEZUI ZGJEDH PAKICËN
5, 6. (a) Ç’vendim tejet të rëndësishëm mori Jezui për t’u siguruar që dishepujt të ushqeheshin mirë frymësisht pas vdekjes së tij? (b) Si i përgatiti Jezui apostujt që të luanin një rol kyç pas vdekjes së tij?
5 Një kryefamiljar i përgjegjshëm do të merrte masa që familjes së tij të mos i mungonte gjë në rast se do të vdiste. Në mënyrë të ngjashme, Jezui, i cili do të bëhej Kreu i kongregacionit të krishterë, mori masa për t’u siguruar që dishepujve të mos u mungonte asgjë në kuptimin frymor pas vdekjes së tij. (Efes. 1:22) Për shembull, rreth dy vjet para se të vdiste, Jezui mori një vendim tejet të rëndësishëm. Zgjodhi pakicën e parë, me anë të së cilës do të ushqente më vonë shumicën. Të shqyrtojmë çfarë ndodhi.
6 Pasi u lut tërë natën, Jezui mblodhi dishepujt e prej tyre zgjodhi 12 apostujt. (Luka 6:12-16) Gjatë dy viteve vijuese, i mbajti afër ata të 12, duke i mësuar me fjalë e me shembullin e tij. E dinte se kishin shumë për të mësuar; faktikisht ata quheshin ende ‘dishepuj’. (Mat. 11:1; 20:17) U dha këshilla personale të vyera dhe stërvitje të gjithanshme në shërbim. (Mat. 10:1-42; 20:20-23; Luka 8:1; 9:52-55) Duket qartë se ai po i përgatiste për një rol kyç pasi të vdiste e të kthehej në qiell.
7. Ç’të dhënë dha Jezui për detyrën kryesore që do të kishin apostujt?
7 Cili do të ishte roli i apostujve? Teksa afrohej festa e Ditës së Pesëdhjetë e vitit 33 të e.s., ishte e qartë se apostujt ‘do të merrnin detyrën e mbikëqyrjes’. (Vep. 1:20) Mirëpo, cili do të ishte meraku i tyre kryesor? Pas ringjalljes, Jezui dha një të dhënë gjatë një bisede me apostullin Pjetër. (Lexo Gjonin 21:1, 2, 15-17.) Jezui i tha Pjetrit në sy të disa apostujve: «Ushqeji delet e mia të vogla.» Me këto fjalë, tregoi se apostujt do të ishin mes pakicës, përmes së cilës do të siguronte ushqim frymor për një shumicë. Ç’dëshmi prekëse dhe domethënëse e ndjenjave të Jezuit për ‘delet e tij të vogla’! *
USHQEHET NJË SHUMICË NGA FESTA E DITËS SË PESËDHJETË E MË TEJ
8. Si treguan besimtarët e rinj gjatë festës së Ditës së Pesëdhjetë se e dalluan qartë kanalin që po përdorte Krishti?
8 Duke filluar nga festa e Ditës së Pesëdhjetë e vitit 33 të e.s., Krishti i ringjallur përdori apostujt si kanal përmes të cilit ushqeu pjesën tjetër të dishepujve të mirosur. (Lexo Veprat 2:41, 42.) Ky kanal u dallua qartë nga judenjtë dhe prozelitët, të cilët u bënë të krishterë të mirosur po atë ditë. Pa ngurruar, ata ‘iu kushtuan mësimit të apostujve’. Sipas një studiuesi, folja greke «i kushtoheshin mësimit» do të thotë edhe «besnikëri e pandashme dhe e palëkundshme ndaj një drejtimi të caktuar». Besimtarët e rinj kishin etje të madhe për ushqim frymor, dhe e dinin mirë ku ta gjenin. Me një besnikëri të patundshme, u drejtoheshin apostujve për shpjegimin e fjalëve dhe veprave të Jezuit dhe për të pasur dritë të re mbi domethënien e shkrimeve që lidheshin me të. *
9. Si treguan apostujt se nuk u shqitej nga mendja përgjegjësia për të ushqyer delet e Jezuit?
9 Apostujve nuk u shqitej nga mendja përgjegjësia për të ushqyer delet e Jezuit. Për shembull, vëreni si e trajtuan një çështje që u ngrit në kongregacionin e sapoformuar, që ishte delikate e që mund të shkaktonte ndarje. Si për ironi, çështja lidhej me ushqimin—
10. Si e përdori Krishti grupin e përbërë nga apostujt dhe pleqtë në Jerusalem?
10 Në vitin 49 të e.s., me apostujt që ishin ende gjallë u bashkuan edhe disa pleq të tjerë të kualifikuar. (Lexo Veprat 15:1, 2.) «Apostujt dhe pleqtë në Jerusalem» shërbyen si një trup udhëheqës. Si Kreu i kongregacionit, Krishti përdori këtë grup të vogël burrash të kualifikuar për të zgjidhur çështjet doktrinale dhe për të mbikëqyrur e drejtuar predikimin e mësimin e lajmit të mirë për Mbretërinë.
11, 12. (a) Çfarë tregon se Jehovai e bekoi masën që mori i Biri për të ushqyer kongregacionet në shekullin e parë? (b) Si u dallua qartë kanali që përdori Krishti për të dhënë ushqim frymor?
11 A e bekoi Jehovai masën që mori Biri i tij për të ushqyer kongregacionet në shekullin e parë? Patjetër që po. Si e dimë këtë? Libri i Veprave raporton: «Nëpër qytetet ku [apostulli Pavël dhe bashkudhëtarët e tij] shkonin, njoftonin dekretet e vendosura nga apostujt dhe pleqtë në Jerusalem, që ata t’i zbatonin. Si pasojë, kongregacionet bëheshin të patundura në besim dhe rriteshin ditë për ditë.» (Vep. 16:4, 5) Vini re se kongregacionet lulëzonin falë bashkëpunimit me besnikëri me trupin udhëheqës në Jerusalem. A nuk është kjo dëshmi konkrete se Jehovai e bekoi masën që mori i Biri për të ushqyer kongregacionet? Të mos harrojmë se begatia frymore vjen vetëm falë bekimit të pasur të Jehovait.
12 Deri tani kemi parë se Jezui përdori një metodë për të ushqyer dishepujt e tij: ushqeu një shumicë nga duart e një pakice. Kanali që përdori për të siguruar ushqim frymor dallohej qartë. Në fund të fundit, apostujt, anëtarët e parë të trupit udhëheqës, mund të jepnin prova të dukshme se kishin mbështetjen hyjnore. Te Veprat 5:12 * thuhet: «Apostujt bënin shumë shenja dhe çudira mes popullit.» Prandaj, ata që bëheshin të krishterë s’kishin pse të pyetnin: «Cilët janë vërtet ata që përdor Krishti për të ushqyer delet e tij?» Por, në fund të shekullit të parë situata ndryshoi.
KUR EGJRAT ISHIN SHUMË DHE KALLINJTË E GRURIT PAK
13, 14. (a) Për çfarë sulmi paralajmëroi Jezui, dhe kur dolën të vërteta fjalët e tij? (b) Sulmi do të vinte nga dy grupe. Cilat janë? (Shih shënimin.)
13 Jezui paratha se kongregacioni i krishterë do të sulmohej. Kujtoni se në ilustrimin profetik për grurin dhe egjrat, paralajmëroi se në një arë të sapombjellë me grurë (të krishterët e mirosur) do të mbilleshin nga mbrapa edhe egjra (të krishterët e shtirur). Ai tha se të dy grupet do të lejoheshin të rriteshin bashkë, pa i prekur deri në korrje, e cila do të ndodhte «në përfundim të sistemit». (Mat. 13:24-30, 36-43) Nuk kaloi shumë dhe fjalët e Jezuit dolën të vërteta. *
14 Në shekullin e parë, apostazia kishte depërtuar disi në kongregacion, por apostujt besnikë të Jezuit vepruan «si një forcë frenuese», duke penguar ndotjen dhe ndikimin nga mësimet e rreme. (2 Sel. 2:3, 6, 7) Megjithatë, me vdekjen e apostullit të fundit, apostazia hodhi rrënjë dhe lulëzoi përgjatë një periudhe rritjeje që zgjati disa shekuj. Gjithashtu, gjatë asaj kohe egjrat u bënë shumë, ndërsa kallinjtë e grurit ishin pak. Nuk kishte një kanal të qëndrueshëm dhe të organizuar për të dhënë ushqim frymor. Me kohë, edhe kjo do të ndryshonte. Por, lind pyetja: kur?
KOHA E KORRJES —KUSH DO TË JAPË USHQIM?
15, 16. Ç’fryt solli studimi i zellshëm i Shkrimeve nga Studentët e Biblës, dhe cila pyetje lind?
15 Ndërsa afrohej fundi i periudhës së rritjes, po ngjallej shumë interes për të vërtetat biblike. Sillni ndër mend se në vitet 70 të shekullit të 19-të, një grup i vogël që kërkonin sinqerisht të vërtetën, u mblodhën së bashku dhe formuan klasa biblike të ndara nga egjrat, pra, të krishterët e shtirur brenda kishës dhe sektet e krishterimit të rremë. Me zemër të përulur dhe me mendje të hapur, ata Studentë të Biblës, siç e quanin veten, bënë një kërkim të kujdesshëm mbi Shkrimet nën drejtimin e lutjeve të sinqerta.
16 Studimi i zellshëm i Shkrimeve nga Studentët e Biblës solli shumë fryt. Ata burra dhe gra besnikë demaskuan doktrinat e rreme dhe përhapën të vërtetat frymore, duke botuar dhe shpërndarë literaturë biblike anekënd botës. Vepra e tyre u fitonte zemrat dhe u mbushte mendjen shumë vetave që ishin të etur e të uritur për të vërtetën frymore. Tani lind një pyetje mjaft interesante: a ishin Studentët e Biblës në vitet para 1914-s kanali i emëruar përmes të cilit Krishti do të ushqente delet e tij? Jo. Ata ishin akoma në periudhën e rritjes, dhe masat për një kanal që do të siguronte ushqim frymor ishin në rrugë e sipër. Ende nuk kishte ardhur koha që të krishterët e shtirur, egjrat, të ndaheshin nga gruri, të krishterët e vërtetë.
17. Cilat ngjarje të rëndësishme nisën të zhvilloheshin më 1914?
17 Siç kemi mësuar në artikullin e mëparshëm, koha e korrjes filloi më 1914. Atë vit nisën të zhvilloheshin disa ngjarje të rëndësishme. Jezui hipi në fron si Mbret dhe filluan ditët e fundit. (Zbul. 11:15) Nga viti 1914 deri në fillim të 1919-s, Jezui shoqëroi të Atin në tempullin frymor, për të bërë një hetim e pastrim tejet të nevojshëm. * (Mal. 3:1-4) Pastaj, duke filluar nga 1919-a, erdhi koha të niste mbledhja e grurit. A kishte ardhur momenti më në fund që Krishti të emëronte një kanal të organizuar për të dhënë ushqim frymor? Po, patjetër!
18. Ç’emërim paratha Jezui se do të bënte, dhe ç’pyetje e rëndësishme lind me nisjen e ditëve të fundit?
18 Në profecinë për ditët e fundit, Jezui paratha se do të emëronte një kanal që të jepte «ushqim [frymor] në kohën e duhur». (Mat. 24:45-47) Cilin kanal do të përdorte? Në përputhje me metodën që përdori në shekullin e parë, Jezui do të ushqente përsëri një shumicë nga duart e një pakice. Por, meqë ditët e fundit sapo kishin nisur, pyetja e rëndësishme ishte: cila do të ishte pakica? Kjo dhe pyetje të tjera për profecinë e Jezuit do të trajtohen në artikullin vijues.
^ par. 3 Paragrafi 3: Në një rast më vonë, kur Jezui me anë të një mrekullie ushqeu 4.000 burra, përveç grave dhe fëmijëve, prapë ua dha ushqimin «dishepujve, të cilët ia ndanë turmës».
^ par. 7 Paragrafi 7: Në ditët e Pjetrit, të gjitha ‘delet e vogla’ që do të ushqeheshin kishin shpresën qiellore.
^ par. 8 Paragrafi 8: Fakti se besimtarët e rinj «i kushtoheshin mësimit të apostujve» nënkupton se apostujt mësonin rregullisht. Disa prej mësimeve të apostujve janë regjistruar një herë e mirë në librat e frymëzuar që tani janë pjesë e Shkrimeve të Krishtere Greke.
^ par. 12 Paragrafi 12: Edhe pse të tjerë përveç apostujve morën dhuratat e mrekullueshme të frymës, duket se në shumicën e rasteve këto dhurata të mrekullueshme u kaluan drejtpërdrejt nga apostujt ose në prani të njërit prej tyre.
^ par. 13 Paragrafi 13: Fjalët e apostullit Pavël që gjenden te Veprat 20:29, 30 tregojnë se kongregacioni do të sulmohej nga dy grupe. Së pari, të krishterët e shtirur («egjrat») ‘do të hynin mes’ të krishterëve të vërtetë. Së dyti, disa do të bëheshin apostatë «nga gjiri» i të krishterëve të vërtetë, duke thënë «gjëra të shtrembëruara».
^ par. 17 Paragrafi 17: Shih artikullin «Ja, unë jam me ju gjithë ditët» në këtë revistë, faqja 11, paragrafi 6.