Këshilla të mençura për beqarinë dhe martesën
Këshilla të mençura për beqarinë dhe martesën
«Këtë po e them . . . për t’ju çuar në atë që është e hijshme dhe në atë që do të thotë shërbim i vazhdueshëm ndaj Zotërisë, pa shpërqendrim.»—1 KOR. 7:35.
1, 2. Pse duhet të kërkojmë këshilla biblike për beqarinë dhe martesën?
PAK gjëra në jetë na ngazëllejnë, na zhgënjejnë ose na shqetësojnë sesa marrëdhëniet me seksin tjetër. Përderisa përballemi me ndjenja të tilla kaq të ndryshme, kemi nevojë të kërkojmë drejtimin e Perëndisë. Por ka edhe arsye të tjera pse duhet ta bëjmë këtë. Një i krishterë që është i kënaqur me jetën si beqar, mund të ndiejë presionin e familjes ose të miqve për t’u martuar. Një tjetër ndoshta dëshiron të martohet, por nuk ka gjetur ende bashkëshortin e përshtatshëm. Disa kanë nevojë për drejtim se si të përgatiten për përgjegjësitë që ka një burrë ose një grua e martuar. Po ashtu, qoftë të krishterët beqarë, qoftë ata të martuar, hasin sprova në lidhje me moralin seksual.
2 Këto gjëra nuk ndikojnë vetëm në lumturinë tonë personale, por edhe në qëndrimin tonë para Perëndisë Jehova. Te kapitulli i 7-të i letrës që u shkroi korintasve, Pavli dha udhëzime për beqarinë dhe martesën. Synimi i tij ishte t’i motivonte lexuesit «në atë që është e hijshme dhe në atë që do të thotë shërbim i vazhdueshëm ndaj Zotërisë, pa shpërqendrim». (1 Kor. 7:35) Ndërsa shqyrton këshillat e tij për këto çështje të rëndësishme, përpiqu ta shohësh situatën tënde—beqar ose i martuar—si një mënyrë për t’i shërbyer më plotësisht Jehovait.
Një vendim personal i rëndësishëm
3, 4. (a) Si lindin ndonjëherë vështirësi kur disa merakosen tepër për një mik ose të afërm të pamartuar? (b) Si duhet të na ndihmojë këshilla e Pavlit që të kemi një pikëpamje të ekuilibruar për martesën?
3 Ashtu si shoqëria judaike në shekullin e parë, shumë kultura sot e konsiderojnë martesën si diçka tepër të dëshirueshme. Nëse një i ri ose e re kalon njëfarë moshe pa u martuar, miq dhe të afërm të merakosur mund të mendojnë se kanë detyrimin t’i japin atij ose asaj ndonjë këshillë. Gjatë bisedave, mund t’i sugjerojnë që të përpiqet më shumë për të gjetur bashkëshort. Ndoshta i hedhin ndonjë fjalë për dikë që do të ishte një mundësi e mirë. Madje mund të përdorin ndonjë marifet për t’u rregulluar ndonjë takim dy të pamartuarve. Ndonjëherë këto veprime krijojnë situata të sikletshme, prishin miqësitë dhe lëndojnë ndjenjat.
4 Pavli kurrë nuk u bëri presion të tjerëve të martoheshin ose të qëndronin beqarë. (1 Kor. 7:7) Ai vetë ishte i kënaqur t’i shërbente Jehovait pa pasur grua, por respektonte të drejtën e të tjerëve që të martoheshin. Edhe sot, të krishterët kanë të drejtë të vendosin vetë nëse do të martohen apo do të qëndrojnë beqarë. Të tjerët nuk duhet t’u bëjnë presion që të veprojnë në njërën mënyrë ose në tjetrën.
Si të kesh sukses si beqar
5, 6. Pse Pavli rekomandoi beqarinë?
5 Në fjalët e Pavlit drejtuar korintasve bie në sy pikëpamja e tij pozitive për beqarinë. (Lexo 1 Korintasve 7:8.) Megjithëse kur i shkroi këto fjalë nuk ishte i martuar, Pavli nuk e konsideronte veten si më të lartë se të martuarit, siç bëjnë klerikët e krishterimit të rremë që nuk martohen. Përkundrazi, apostulli theksoi një përparësi që kanë shumë shërbëtorë të pamartuar të lajmit të mirë. Cila është ajo?
Rom. 11:13) Lexo kapitujt 13 deri 20 të Veprave dhe shih se si ai dhe misionarët e tjerë hapin territore e formojnë kongregacione nga njëri vend në tjetrin. Gjatë shërbimit, Pavli duroi vështirësi që pak veta sot i hasin. (2 Kor. 11:23-27, 32, 33) Por gëzimi që provoi duke ndihmuar shumë veta të bëheshin dishepuj, ia vlejti. (1 Sel. 1:2-7, 9; 2:19) A do të kishte arritur të bënte gjithçka që bëri po të kishte qenë i martuar ose me familje? Ka shumë mundësi që jo.
6 Një i krishterë beqar shpesh mund të jetë më në gjendje të pranojë caktime në shërbim të Jehovait, të cilat mund të jenë jashtë mundësive për një të martuar. Pavli mori një privilegj të veçantë si «apostull i kombeve». (7. Jep një shembull se si Dëshmitarë të pamartuar i kanë shfrytëzuar rrethanat e tyre për të çuar përpara interesat e Mbretërisë.
7 Shumë të krishterë të pamartuar i shfrytëzojnë rrethanat ku gjenden që të bëjnë shumë për Mbretërinë. Sara dhe Limbania, pioniere beqare në Bolivi, u transferuan në një fshat ku kishte vite që nuk jepej dëshmi. A do ta kishin problem mungesën e energjisë elektrike? Ato thanë: «Këtu nuk ka as radio, as televizor, prandaj njerëzit përqendrohen tërësisht në zbavitjen e tyre kryesore, që është leximi.» Disa fshatarë u treguan pioniereve kopje të botimeve të Dëshmitarëve të Jehovait që i lexonin ende, por që nuk shtypeshin më prej kohësh. Ngaqë motrat gjenin të interesuar pothuajse në çdo derë, e kishin të vështirë të vizitonin çdo shtëpi në territor. Një e moshuar u tha: «Fundi duhet të jetë afër përderisa Dëshmitarët e Jehovait na erdhën më në fund.» Shumë shpejt, disa në atë fshat po ndiqnin mbledhjet e kongregacionit.
8, 9. (a) Ç’kishte ndër mend Pavli kur foli në mënyrë të favorshme për beqarinë? (b) Çfarë përparësish kanë të krishterët e pamartuar?
8 Natyrisht, edhe të krishterët e martuar kanë rezultate të shkëlqyera kur predikojnë lajmin e mirë në territore të vështira. Por, disa caktime ku pionierët beqarë janë në gjendje të shkojnë, mund të jenë të vështira për ata që janë të martuar ose me fëmijë. Pavli mendonte për mundësinë që ekzistonte për të përhapur më shumë lajmin e mirë ndër territoret e kongregacioneve. Dëshironte që të gjithë të
kishin gëzim si ai. Për këtë arsye, foli në mënyrë të favorshme për shërbimin ndaj Jehovait si beqar.9 Një pioniere beqare nga Shtetet e Bashkuara shkroi: «Disa mendojnë se të pamartuarit nuk mund ta arrijnë lumturinë. Por kam kuptuar se lumturia e qëndrueshme varet nga miqësia që ke me Jehovain. Beqaria, edhe pse një sakrificë, është një dhuratë e mrekullueshme nëse përfiton prej saj.» Për lumturinë ajo shkroi: «Beqaria mund të jetë trampolinë drejt lumturisë e jo pengesë. E di që Jehovai i tregon përzemërsi të butë kujtdo, beqar ose i martuar.» Tani ajo shërben e lumtur në një vend ku ka më shumë nevojë për lajmëtarë të Mbretërisë. Nëse je beqar, a mund ta shfrytëzosh lirinë që ke për t’u mësuar të vërtetën më shumë njerëzve? Edhe ti mund të vëresh se beqaria është një dhuratë nga Jehovai që s’ka të çmuar.
Beqarët që dëshirojnë të martohen
10, 11. Si i mbështet Jehovai ata që shpresojnë të martohen, por që nuk kanë gjetur ende një bashkëshort të përshtatshëm?
10 Pasi kalojnë ca kohë si beqarë, shumë shërbëtorë besnikë të Jehovait vendosin të kërkojnë bashkëshort. Të vetëdijshëm se kanë nevojë për drejtim, i kërkojnë Jehovait ndihmë për të gjetur një bashkëshort të përshtatshëm.—Lexo 1 Korintasve 7:36.
11 Nëse shpreson të martohesh me dikë që si ti dëshiron t’i shërbejë Jehovait me gjithë shpirt, vazhdo t’i lutesh për këtë. (Filip. 4:6, 7) Pavarësisht se sa kohë mund të të duhet të presësh, mos u dëshpëro. Beso se Perëndia ynë i dashur është ai që të ndihmon dhe do të të mbështetë emocionalisht sipas nevojës.—Hebr. 13:6.
12. Pse një i krishterë duhet ta peshojë me kujdes një propozim martese?
12 Një të krishteri beqar që dëshiron të martohet, mund t’i propozojë dikush me gjendje frymore të dyshimtë ose madje një jobesimtar. Nëse të ndodh edhe ty, kujto se brenga që vjen nga një zgjedhje e keqe e bashkëshortit, mund të të sjellë dhembje shumë më të madhe se dëshira e zjarrtë për t’u martuar që ndien një person beqar. Dhe, kur je martuar, në të mirë a në të keq, je i lidhur me bashkëshortin për gjithë jetën. (1 Kor. 7:27) Mos u nxit nga dëshpërimi të marrësh një vendim për t’u martuar për të cilin më vonë do të pendohesh.—Lexo 1 Korintasve 7:39.
Përgatitu për realitetin e martesës
13-15. Për cilat shkaqe të mundshme vështirësish në martesë duhet të diskutojë një çift gjatë periudhës së njohjes?
13 Ndonëse rekomandoi shërbimin ndaj Jehovait si beqar, Pavli nuk i përçmonte ata që vendosnin të martoheshin. Përkundrazi, këshilla e tij e frymëzuar i ndihmon çiftet të përballojnë realitetin e martesës dhe ta bëjnë bashkimin e tyre të qëndrueshëm.
14 Disa çifte kanë nevojë të ndreqin pikëpamjen në lidhje me atë që presin për të ardhmen. Ndërsa njihen, dy persona mund të mendojnë se dashuria e tyre është unike, e jashtëzakonshme, garanci për lumturi përrallore në martesë. Ata martohen duke pasur ndjenja të tilla ëndërrimtare dhe besojnë se asgjë nuk mund t’ua shkatërrojë lumturinë. Kjo mënyrë të menduari nuk është realiste. Aspektet romantike të jetës martesore janë të këndshme, por vetëm ato nuk i përgatitin dhëndrin dhe nusen për shtrëngimin që sjell çdo martesë.—Lexo 1 Korintasve 7:28. *
15 Shumë të sapomartuar habiten, madje zhgënjehen kur bashkëshorti mendon ndryshe për çështje të rëndësishme. Të dy mund të mos merren vesh se si t’i harxhojnë paratë, si të kalojnë kohën e lirë, ku do të jetojnë dhe sa shpesh duhet të vizitojnë familjet e njëri-tjetrit. Po ashtu, secili ka të meta personaliteti që mund ta acarojnë tjetrin. Gjatë periudhës së
njohjes, është kollaj të mos u kushtosh shumë rëndësi çështjeve të tilla, por më vonë ato mund të sjellin mjaft tension në martesë. Një çift bën mirë t’i zgjidhë çështjet që i shqetësojnë para se të martohen.16. Pse një çift duhet të bjerë dakord se si t’i përballojë vështirësitë e martesës?
16 Që të ketë sukses e lumturi, një çift duhet t’i përballojë sfidat i bashkuar. Ata duhet të bien dakord se si t’i disiplinojnë fëmijët dhe si të kujdesen për prindërit e moshuar. Presionet që vijnë nga vështirësitë familjare nuk duhet t’i ndajnë. Duke zbatuar këshillat biblike, do të zgjidhin shumë probleme, do të durojnë ato që mbeten dhe do të qëndrojnë të lumtur bashkë.—1 Kor. 7:10, 11.
17. Çfarë shqetësimi për «gjërat e botës» pritet të ketë një çift?
17 Pavli tregon një realitet tjetër të martesës te 1 Korintasve 7:32-34. (Lexoje.) Të martuarit janë nga nevoja «në ankth për gjërat e botës» të tilla, si ushqimi, veshja, strehimi dhe gjëra të tjera jofrymore. Përse? Kur është beqar, një vëlla mund të jepet tërësisht pas shërbimit. Por, kur martohet, kupton se duhet të përdorë një pjesë të kësaj kohe dhe energjie për t’u kujdesur për gruan e kështu të fitojë miratimin e saj. Kjo vlen edhe për gruan ndaj burrit. Me mençurinë e tij, Jehovai e kupton këtë nevojë. Ai e di se një martesë e suksesshme ka nevojë për një pjesë të kohës dhe të energjisë që, kur ishin beqarë, burri dhe gruaja e përdornin më parë në shërbim të Tij.
18. Cilat ndryshime lidhur me aktivitetet shoqërore mund t’u duhet disave të bëjnë pas martesës?
18 Por mësimi që nxjerrim vlen edhe më tej. Nëse për t’u kujdesur për njëri-tjetrin dy të martuar duhet të përdorin një pjesë të kohës dhe të energjisë që shpenzonin në shërbim të Perëndisë, a nuk duhet të veprojnë po njësoj me kohën dhe energjinë që përdornin Efes. 5:31.
për t’u shoqëruar me të tjerët kur ishin beqarë? Ç’ndikim do të kishte te një grua nëse burri do të vazhdonte të jepej shumë pas sporteve me shokët? Ose si mund të ndihej një burrë nëse gruaja do të vazhdonte t’u kushtonte tepër kohë aktiviteteve me shoqet? Shpejt bashkëshorti i lënë pas dore mund të ndihej i vetmuar, i trishtuar dhe sikur tjetri nuk e do. Kjo mund të shmanget nëse ata që martohen bëjnë gjithçka që munden për të forcuar lidhjen si burrë e grua.—Jehovai kërkon pastërti morale
19, 20. (a) Pse të martuarit nuk janë të imunizuar nga tundimi i imoralitetit? (b) Ç’rrezik ekziston për një çift nëse qëndrojnë larg njëri-tjetrit për periudha të gjata?
19 Shërbëtorët e Jehovait janë të vendosur të qëndrojnë të dëlirë moralisht. Disa vendosin të martohen, që të shmangin problemet në këtë drejtim. Gjithsesi, martesa nuk siguron automatikisht mbrojtje ndaj papastërtisë seksuale. Në kohët biblike, një qytet i fortifikuar i mbronte njerëzit vetëm nëse qëndronin brenda mureve të tij. Nëse dikush dilte jashtë portës kur banditët dhe plaçkitësit silleshin rrotull, mund ta grabitnin ose ta vritnin. Po kështu, të martuarit do të mbrohen nga imoraliteti vetëm nëse qëndrojnë brenda kufijve seksualë që u ka vendosur Nismëtari i martesës.
20 Pavli i përshkroi këta kufij te 1 Korintasve 7:2-5. Marrëdhëniet seksuale me burrin bëhen një e drejtë e veçantë vetëm për gruan e tij; e po kështu është edhe për burrin. Nga secili pritet të plotësojë ndaj tjetrit «detyrimin» martesor, ose të ketë marrëdhënie seksuale që një i martuar ka të drejtë të presë prej bashkëshortit. Megjithatë, disa burra e gra kalojnë periudha të gjata të ndarë—duke shkuar me pushime të veçuar ose duke qëndruar larg njëri-tjetrit për shkak të punës, duke mos plotësuar kështu «detyrimin» ndaj njëri-tjetrit. Imagjino ç’tragjedi, nëse për shkak të ‘mungesës së vetëpërmbajtjes’ dikush dorëzohet para presionit satanik dhe kryen kurorëshkelje. Jehovai i bekon kryefamiljarët që sigurojnë materialisht për familjen pa rrezikuar martesën.—Psal. 37:25.
Dobitë e bindjes ndaj këshillave biblike
21. (a) Pse vendimet për beqarinë dhe martesën janë të vështira? (b) Pse janë të dobishme këshillat që gjenden te 1 Korintasve kapitulli i 7-të?
21 Vendimet që kanë të bëjnë me beqarinë dhe martesën janë ndër më të vështirat. Papërsosmëria, burimi i shumë problemeve në marrëdhëniet njerëzore, është e pranishme te të gjithë njerëzit. Prandaj, edhe ata që kanë pëlqimin dhe bekimin e Jehovait nuk mund t’i shpëtojnë plotësisht zhgënjimit, qofshin beqarë a të martuar. Nëse zbaton këshillat e mençura që gjenden te 1 Korintasve kapitulli i 7-të, mund t’i mbash këto probleme në minimum. Në sytë e Jehovait ‘do të bësh mirë’, pavarësisht nëse je beqar ose i martuar. (Lexo 1 Korintasve 7:37, 38.) Të kesh miratimin e Perëndisë është synimi më i madh që mund të arrish. Me pëlqimin e tij, do të vazhdosh të përparosh drejt jetës në botën e tij të re. Atje, marrëdhëniet mes burrave dhe grave nuk do të ndikohen më nga presionet që janë kaq të zakonshme sot.
[Shënimi]
^ par. 14 Shih librin Sekreti i lumturisë familjare, kapitulli i 2-të, paragrafët 16-19.
A mund të përgjigjesh?
• Pse askush nuk duhet t’u bëjë presion të tjerëve që të martohen?
• Si mund të shfrytëzosh sa më mirë kohën si shërbëtor beqar i Jehovait?
• Si mund të përgatiten për sfidat e martesës dy veta që janë në periudhë njohjeje?
• Pse martesa nuk siguron automatikisht mbrojtje ndaj imoralitetit seksual?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 14]
Të krishterët e pamartuar që e përdorin kohën e tyre për të zgjeruar shërbimin, provojnë gëzim
[Figura në faqen 16]
Çfarë ndryshimesh mund t’u duhet disave të bëjnë pas martesës?