Jehovai na vëzhgon për të mirën tonë
Jehovai na vëzhgon për të mirën tonë
«Sytë e Jehovait enden nëpër gjithë tokën për të treguar forcën e tij në dobi të atyre që i janë kushtuar me gjithë zemër atij.»—2 KRON. 16:9.
1. Pse na heton Jehovai?
JEHOVAI është Ati i përsosur. Ai na njeh aq mirë, sa di madje edhe ‘prirjen e mendimeve’ tona. (1 Kron. 28:9) Megjithatë, ai nuk na heton vetëm për të na kapur në faj. (Psal. 11:4; 130:3) Përkundrazi, me dashuri do që të na mbrojë nga çdo gjë që mund të dëmtojë marrëdhënien tonë me të ose mund të na pengojë të fitojmë jetën e përhershme.—Psal. 25:8-10, 12, 13.
2. Në dobi të kujt e tregon Jehovai forcën e tij?
2 Jehovai ka fuqi të pakrahasueshme dhe sheh gjithçka. Prandaj, ai mund t’u vijë në ndihmë besnikëve të vet kurdoherë që e thërrasin dhe mund t’i mbështetë gjatë sprovave. «Sytë e Jehovait enden nëpër gjithë tokën për të treguar forcën e tij në dobi të atyre që i janë kushtuar me gjithë zemër atij»,—thuhet te 2 Kronikave 16:9. Vër re që Jehovai e përdor forcën në dobi të atyre që i shërbejnë me gjithë zemër, domethënë me një zemër të pastër dhe me motive të sinqerta. Ai nuk e bën aspak një gjë të tillë ndaj atyre që janë mashtrues ose hipokritë.—Jos. 7:1, 20, 21, 25; Prov. 1:23-33.
Të ecim me Perëndinë
3, 4. Çfarë do të thotë ‘të ecësh me Perëndinë’ dhe cilët shembuj biblikë hedhin dritë mbi këtë gjë?
3 Shumë njerëz nuk arrijnë ta konceptojnë dot që Krijuesi i universit të paanë i lejon njerëzit të ecin me të në kuptimin frymor. Por, Jehovai dëshiron të bëjmë pikërisht këtë. Në kohët biblike, Enoku dhe Noeja ‘ecën me Perëndinë’. (Zan. 5:24; 6:9) Moisiu «qëndroi i palëkundur si të shihte Atë që është i padukshëm». (Hebr. 11:27) Mbreti David eci me përulësi përkrah Atit të tij qiellor. Ai tha: «Nuk do të lëkundem, pasi [Jehovai] është në të djathtën time.»—Psal. 16:8.
4 Natyrisht, ne nuk mund të kapim Jehovain për dore në kuptimin e mirëfilltë e të ecim me të. Por mund ta bëjmë këtë në kuptimin e figurshëm. Si? Psalmisti Asaf shkruan: «Unë jam gjithmonë me ty, ti më ke kapur nga dora e djathtë. Me këshillën tënde do të më prish.» (Psal. 73:23, 24) E thënë thjesht, ecim me Jehovain kur ndjekim me përpikëri këshillën e tij, të cilën e marrim kryesisht nëpërmjet Fjalës së tij të shkruar e ‘skllavit të besueshëm dhe të matur’.—Mat. 24:45; 2 Tim. 3:16.
5. Si i mban Jehovai sytë e tij atërorë mbi besnikët e vet dhe si duhet të ndihemi ndaj tij?
5 Meqë Jehovai i ka për zemër ata që ecin me të, ai i mban sytë mbi ta duke u kujdesur, duke i mbrojtur dhe duke i mësuar. Perëndia thotë: «Unë do të të jap gjykim të thellë dhe do të të mësoj udhën që duhet të ndjekësh. Do të të këshilloj duke i mbajtur sytë mbi ty.» (Psal. 32:8) Pyet veten: «A e imagjinoj veten duke ecur, si të thuash, dorë për dorë me Jehovain, duke dëgjuar mençurinë e tij dhe duke e ditur se sytë e tij të dashur janë mbi mua? A ndikon te mendimet, fjalët dhe veprimet e mia dijenia se ai është pranë meje? Dhe kur gaboj, a e shoh Jehovain, jo si një Perëndi të ftohtë e të vrazhdë, por si një Atë të dashur e të mëshirshëm, i cili dëshiron t’i ndihmojë të penduarit që të kthehen në krahët e tij?»—Psal. 51:17.
6. Në ç’drejtim Jehovai qëndron më lart se një prind njerëzor?
6 Ndonjëherë Jehovai mund të na vijë në ndihmë edhe përpara se të futemi në një rrugë të gabuar. Për shembull, ai mund të vërejë se zemra jonë, e cila ka prirjen të jetë e pabesë, fillon të dëshirojë gjëra të papërshtatshme. (Jer. 17:9) Në një situatë të tillë, ai mund të ndërhyjë më parë se prindërit tanë, sepse «sytë e tij rrezatues» kanë aftësinë të shohin thellë brenda nesh, të hetojnë mendimet tona më të thella. (Psal. 11:4; 139:4; Jer. 17:10) Shqyrto se si reagoi Perëndia ndaj një situate që lindi në jetën e Barukut, sekretarit personal dhe mikut të ngushtë të profetit Jeremia.
Një Atë i vërtetë për Barukun
7, 8. (a) Kush ishte Baruku dhe çfarë dëshirash të papërshtatshme mund të kishin hedhur rrënjë në zemrën e tij? (b) Si tregoi Jehovai një merak prej prindi ndaj Barukut?
7 Baruku ishte një skrib i zoti që shërbente me besnikëri përkrah Jeremisë në një caktim që u bë i vështirë—të shpallte gjykimet e Jehovait kundër Judës. (Jer. 1:18, 19) Në njëfarë pike, Baruku, që ndoshta i përkiste një familjeje të ngritur, filloi të kërkonte «gjëra të mëdha» për veten. Mbase nisi të ushqente ambicie ose një dëshirë për begati materiale. Sidoqoftë, Jehovai pa se ky mendim i rrezikshëm po hidhte rrënjë në zemrën e Barukut. Duke folur nëpërmjet Jeremisë, Jehovai e mori menjëherë në dorë situatën dhe i tha Barukut: «Ti ke thënë: ‘Mjerë unë, sepse Jehovai i ka shtuar hidhërim dhembjes sime! Jam lodhur nga psherëtimat e mia dhe nuk kam gjetur një vend prehjeje.’» Pastaj Perëndia tha: «Ti kërkon gjëra të mëdha për veten. Mos kërko!»—Jer. 45:1-5.
8 Edhe pse ishte i vendosur në rastin e Barukut, Jehovai nuk reagoi me zemërim ndaj tij, por me merakun e vërtetë të një prindi. Me sa duket, Perëndia pa se dëshirat e Barukut nuk buronin nga një zemër e ligë ose hileqare. Gjithashtu, Jehovai e dinte se Jerusalemi Jer. 45:5) Faktikisht, Perëndia po thoshte: «Ji realist, Baruk. Ki parasysh se ç’do t’i ndodhë së shpejti Judës dhe Jerusalemit mëkatar. Qëndro besnik që të jetosh! Unë do të të mbroj.» Duket se Jehovai i preku zemrën Barukut, sepse ai reagoi mirë dhe mbijetoi nga shkatërrimi i Jerusalemit, që ndodhi 17 vjet më vonë.
dhe Juda ishin në ditët e tyre të fundit dhe ai nuk donte që Baruku të bënte ndonjë hap të gabuar në atë kohë kritike. Kështu, për ta sjellë në vete shërbëtorin e tij, Perëndia i kujtoi se ‘do të sillte një gjëmë mbi çdo mish’ dhe i tha gjithashtu Barukut se, po të vepronte me mençuri, do të jetonte. (9. Ç’përgjigje do të jepnit për pyetjet e ngritura në paragraf?
9 Ndërsa mediton rreth tregimit të Barukut, shqyrto pyetjet dhe shkrimet vijuese: çfarë tregon mënyra si veproi Perëndia me Barukun në lidhje me Jehovain dhe ndjenjat e Tij ndaj shërbëtorëve të vet? (Lexo Hebrenjve 12:9.) Duke pasur parasysh kohët kritike në të cilat jetojmë, çfarë mund të mësojmë nga këshilla që i dha Perëndia Barukut, dhe nga reagimi i këtij të fundit? (Lexo Lukën 21:34-36.) Si mund të pasqyrojnë pleqtë e krishterë interesimin e Jehovait për shërbëtorët e Tij ashtu si Jeremia?—Lexo Galatasve 6:1.
Dashuria e Atit u pasqyrua te Biri
10. Me çfarë është pajisur Jezui për të përmbushur përgjegjësinë e tij si Kreu i kongregacionit të krishterë?
10 Gjatë epokës para krishterimit, dashuria e Jehovait për popullin e tij u tregua nëpërmjet profetëve dhe shërbëtorëve të tjerë besnikë. Në ditët e sotme, e njëjta dashuri shfaqet, para së gjithash, nga Kreu i kongregacionit të krishterë, Jezu Krishti. (Efes. 1:22, 23) Kështu, në librin e Zbulesës, Jezui përshkruhet si një qengj me ‘shtatë sy, të cilët përfaqësojnë shtatë frymërat e Perëndisë, që janë dërguar në mbarë tokën’. (Zbul. 5:6) Po, i fuqizuar plotësisht nga fryma e shenjtë e Perëndisë, Jezui ka aftësi dalluese të përsosur. Edhe ai sheh se si jemi brenda nesh dhe nuk i shpëton asgjë.
11. Ç’rol do të luajë Krishti dhe në ç’mënyrë qëndrimi i tij ndaj nesh pasqyron qëndrimin e Atit të tij?
11 Por, ashtu si Jehovai, Krishti nuk është një polic që përgjon nga qielli. Ai na heton me sytë e dashurisë. Një prej titujve të Jezuit, «Atë i Përjetshëm», na kujton rolin që do të luajë ai për t’u dhënë jetën e përhershme të Isa. 9:6) Për më tepër, si Kreu i kongregacionit, Krishti mund të nxitë të krishterët e gatshëm e të pjekur frymësisht, sidomos pleqtë, që t’u japin ngushëllim ose këshilla atyre që janë në nevojë.—1 Sel. 5:14; 2 Tim. 4:1, 2.
gjithë atyre që tregojnë besim tek ai. (12. (a) Çfarë zbulojnë për Jezuin letrat drejtuar shtatë kongregacioneve në Azinë e Vogël? (b) Si e pasqyrojnë pleqtë qëndrimin e Krishtit ndaj kopesë së Perëndisë?
12 Interesimi i thellë i Krishtit ndaj kopesë, pasqyrohet në letrat drejtuar pleqve të shtatë kongregacioneve në Azinë e Vogël. (Zbul. 2:1–3:22) Në to Jezui tregoi se ishte në dijeni të asaj që po ndodhte në çdo kongregacion dhe se ishte thellësisht i interesuar për dishepujt e tij. Kjo vlen edhe për sot—madje më shumë akoma—meqë vegimi i Zbulesës përmbushet gjatë ‘ditës së Zotërisë’. * (Zbul. 1:10) Shpesh dashuria e Krishtit shprehet nëpërmjet pleqve, të cilët shërbejnë si barinj frymorë në kongregacion. Ai mund t’i nxitë këto «dhurata në njerëz» që të japin ngushëllim, inkurajim ose këshilla kur është e nevojshme. (Efes. 4:8; Vep. 20:28; lexo Isainë 32:1, 2.) A i sheh përpjekjet e tyre si një shprehje të interesimit të Krishtit për ty personalisht?
Ndihmë në kohën e duhur
13-15. Në ç’mënyrë mund t’u përgjigjet Perëndia lutjeve tona? Jepni shembuj.
13 A je lutur ndonjëherë me zjarr për ndihmë dhe ke marrë përgjigje nëpërmjet vizitës inkurajuese të një të krishteri të pjekur frymësisht? (Jak. 5:14-16) Ose ndoshta ndihma erdhi nga një fjalim në një mbledhje të krishterë a nga informacioni në një nga botimet tona. Shpesh Jehovai u përgjigjet lutjeve në këto mënyra. Për shembull, pasi një plak kishte mbajtur një fjalim, atij iu afrua një motër e cila disa javë më parë kishte qenë viktimë e një padrejtësie të madhe. Në vend që të ankohej për problemin, ajo i shprehu çmueshmëri të thellë për disa pika nga Shkrimet që ai kishte treguar gjatë fjalimit. Ato vlenin për situatën e saj dhe e ngushëlluan shumë. Ishte vërtet e kënaqur që kishte shkuar në mbledhje.
14 Në lidhje me ndihmën që marrim nëpërmjet lutjes, shqyrto shembullin e tre të burgosurve që e njohën të vërtetën biblike teksa ishin në burg, dhe u bënë lajmëtarë të papagëzuar. Për shkak të një ngjarjeje të dhunshme, të gjithë të burgosurve iu hoqën disa të drejta. Kjo ndezi një protestë. Të burgosurit vendosën që të nesërmen, pasi të hanin mëngjesin, në shenjë rebelimi, nuk do të pranonin të kthenin pjatat. Të tre lajmëtarët e papagëzuar ishin në dilemë. Nëse përfshiheshin në revoltë, do të shkelnin këshillën e Jehovait që gjendet te Romakëve 13:1. Në të kundërt, mund të prisnin vetëm ndëshkime nga të burgosurit e nxehur.
15 Duke mos pasur mundësi të komunikonin me njëri-tjetrin, të tre u lutën për mençuri. Mëngjesin tjetër, të tre zbuluan se kishin gjetur pikërisht të njëjtën zgjidhje—thjesht nuk do të hanin mëngjes. Kur më vonë gardianët erdhën të mblidhnin pjatat, të tre nuk kishin ç’të kthenin. Sa të lumtur ndiheshin që ‘Dëgjuesi i lutjes’ ishte pranë tyre!—Psal. 65:2.
Ta shohim të ardhmen me besim
16. Si tregon vepra e predikimit interesimin e Jehovait për njerëzit që janë si dele?
16 Vepra mbarëbotërore e predikimit është një dëshmi tjetër e interesimit të Jehovait për njerëzit me zemër të sinqertë, kudo që jetojnë. (Zan. 18:25) Jehovai, shpesh nëpërmjet drejtimit të engjëjve, mund t’i çojë shërbëtorët e tij te njerëzit që janë si dele—edhe nëse këta jetojnë në zona ku nuk është predikuar ende lajmi i mirë. (Zbul. 14:6, 7) Për shembull, nëpërmjet një engjëlli, Perëndia e drejtoi Filipin, një ungjillëzues i shekullit të parë, që të gjente një zyrtar etiopas dhe t’i shpjegonte disa pjesë nga Shkrimet. Cili qe rezultati? Ai njeri pranoi lajmin e mirë dhe u bë një dishepull i pagëzuar i Jezuit. *—Gjoni 10:14; Vep. 8:26-39.
17. Pse nuk duhet të jemi tejet në ankth për të ardhmen?
17 Teksa sistemi i sotëm ecën drejt fundit, ‘dhembjet e lindjes’ që ishin parathënë, do të vazhdojnë. (Mat. 24:8) Për shembull, çmimet e ushqimeve mund të ngrihen ndjeshëm për shkak të rritjes së kërkesës për to, kushteve ekstreme të motit ose paqëndrueshmërisë ekonomike. Mund të bëhet e vështirë për të gjetur punë dhe punëtorët mund të vihen gjithnjë e më shumë nën presion për të punuar me orar të zgjatur. Çfarëdo që të ndodhë, të gjithë ata që vënë në vend të parë interesat frymore dhe mbajnë ‘një sy të thjeshtë’, nuk kanë pse të jenë tejet në ankth. E dinë se Perëndia i do dhe se do të kujdeset për ta. (Mat. 6:22-34) Shqyrto për shembull, se si Jehovai u kujdes për Jereminë gjatë fundit të trazuar të Jerusalemit në vitin 607 p.e.s.
18. Si e tregoi Jehovai dashurinë e tij për Jereminë gjatë rrethimit të Jerusalemit?
18 Gjatë kohës së fundit të rrethimit të Jerusalemit nga babilonasit, Jeremia u burgos në Oborrin e Rojës. Si do t’ia bënte për të ngrënë? Po të kishte qenë i lirë, do të mund të kishte gjetur vetë. Por ai ishte krejtësisht në dorë të atyre që kishte përreth, shumica e të cilëve e urrenin. Megjithatë, Jeremia besonte jo te njerëzit, por te Perëndia, i cili premtoi se do të kujdesej për të. A e mbajti fjalën Jehovai? Patjetër! Ai bëri që Jeremisë t’i sillnin çdo ditë «një bukë të rrumbullakët . . . derisa në qytet mbaroi buka». (Jer. 37:21) Jeremia, Baruku, Ebed-Meleku e të tjerë, mbijetuan gjatë asaj kohe me zi buke, sëmundje dhe vdekje.—Jer. 38:2; 39:15-18.
19. Për çfarë duhet të jemi të vendosur ndërsa përballemi me të ardhmen?
19 Po, «sytë e Jehovait janë mbi të drejtët dhe veshët e tij te përgjërimi i tyre». (1 Pjet. 3:12) A të gëzon fakti që Ati yt qiellor të vëzhgon? A ndihesh i sigurt kur mendon se sytë e tij janë mbi ty për të mirën tënde? Atëherë, ji i vendosur të vazhdosh të ecësh me Perëndinë—pavarësisht se ç’mund të sjellë e ardhmja. Të jemi të sigurt se Jehovai, si një atë, do të vazhdojë gjithnjë t’i mbajë sytë mbi besnikët e vet.—Psal. 32:8; lexo Isainë 41:13.
[Shënimet]
^ par. 12 Edhe pse letrat zbatohen në radhë të parë për dishepujt e mirosur të Krishtit, në parim ato zbatohen për të gjithë shërbëtorët e Perëndisë.
^ par. 16 Një shembull tjetër i drejtimit nga Perëndia mund të gjendet te Veprat 16:6-10. Atje lexojmë se «fryma e shenjtë ua kishte ndaluar» Pavlit dhe shokëve të tij të predikonin në Azi dhe Bitini. Në vend të kësaj, ata u thirrën të predikonin në Maqedoni, ku shumë zemërbutë pranuan lajmin e mirë.
A mund të shpjegosh?
• Si mund të tregojmë se ‘po ecim me Perëndinë’?
• Si e shfaqi Jehovai dashurinë e tij për Barukun?
• Si i pasqyron Jezui cilësitë e Atit të tij, në rolin e Kreut të kongregacionit të krishterë?
• Në cilat mënyra mund të tregojmë se besojmë te Perëndia gjatë këtyre kohëve kritike?
[Pyetjet]
[Figurat në faqen 9]
Ashtu si Jeremia ndaj Barukut, pleqtë e krishterë sot pasqyrojnë interesimin e Jehovait
[Figura në faqen 10]
Si mund të sigurojë Jehovai ndihmë në kohën e duhur?