Çelësat për të komunikuar me bashkëshortin
Çelësat për të komunikuar me bashkëshortin
‘NUK duhet ta kisha thënë.’ ‘Nuk u shpreha qartë.’ A ke menduar edhe ti kështu pasi je përpjekur të komunikosh me bashkëshortin? Komunikimi është një aftësi që duhet zhvilluar. Ashtu si me çdo aftësi tjetër, disa njerëz mund ta kenë të lehtë e disa të vështirë. Por, ndonëse mund t’i përkitni grupit të dytë, edhe ju mund të mësoni t’i shprehni mendimet në mënyrë të këndshme, që të keni një komunikim të efektshëm.
Ndonjëherë, kur bëhet fjalë për marrëdhënien burrë-grua, nga presionet kulturore njerëzit ndrydhen dhe detyrohen të ndjekin një model tashmë të përcaktuar. ‘Që të jesh sa më burrëror,—u thonë burrave,—nuk duhet të flasësh shumë.’ Burrat që flasin shumë Jakovi 1:19) Pra, kjo këshillë vlen për çdo njeri, si për burrat, ashtu edhe për gratë, dhe tregon se të komunikosh do të thotë më shumë sesa thjesht të flasësh. Dy njerëz mund të bisedojnë gjatë, po si i bëhet nëse nuk arrijnë ta dëgjojnë njëri-tjetrin? Ka shumë të ngjarë që kështu nuk do të kenë komunikim të vërtetë midis tyre. Një faktor kryesor që çon në një komunikim të suksesshëm, ashtu siç tregonte shkrimi i mësipërm, është aftësia për të qenë dëgjues i mirë.
mund të shihen me përbuzje, si joseriozë. Në të vërtetë, Bibla thotë: «Çdo njeri duhet të jetë i shpejtë në të dëgjuar, të mos nxitohet në të folur.» (Komunikim pa fjalë
Në disa komunitete, gratë nuk duhet ta shprehin mendimin e tyre. Ndërsa burrat nuk duhet të përzihen fare në çështjet e familjes. Në këto rrethana, burrit dhe gruas i mbetet që ta marrë me mend se çfarë i pëlqen bashkëshortit në ndonjë rast të caktuar. Disa gra bëhen mjeshtre për të kuptuar nevojat e burrit dhe për t’i plotësuar ato menjëherë. Në këtë rast, midis tyre ekziston njëfarë komunikimi pa fjalë. Por, ky lloj komunikimi zakonisht është i njëanshëm. Gruaja mëson të dallojë se çfarë mendon ose ndien burri i saj, ndërsa rrallë ndodh që burri të zhvillojë të njëjtën aftësi dhe të kuptojë se çfarë ndien gruaja.
Është e vërtetë që në disa kultura burrat e dinë çfarë nevojash emocionale kanë gratë e tyre dhe përpiqen t’ua plotësojnë. Por, edhe në këtë rast, shumë martesa do të funksiononin më mirë nëse do të përmirësohej komunikimi midis bashkëshortëve.
Komunikimi është mjaft i rëndësishëm
Komunikimi i hapur ndihmon që të shmangen keqkuptimet dhe keqinterpretimet. Në historinë e hershme të izraelitëve, fiset e Rubenit, të Gadit dhe gjysma e fisit të Manaseut, që jetonin në lindje të lumit Jordan, ndërtuan pranë këtij lumi një altar «që binte shumë në sy». Fiset e tjera e keqkuptuan këtë gjë. Duke menduar se vëllezërit e tyre përtej Jordanit kishin kryer apostazi, fiset në perëndim u përgatitën për luftë kundër këtyre «rebelëve». Por, para se të hidheshin në luftë kundër fiseve në lindje, dërguan disa përfaqësues për të komunikuar me ta. Kjo ishte e mençur nga ana e tyre, sepse pas kësaj zbuluan se nuk e kishin ngritur altarin për të ofruar blatime të djegura ose flijime në mënyrë të fshehtë. Përkundrazi, fiset në lindje kishin frikë se mos në të ardhmen fiset e tjera do t’u thoshin: «Ju nuk keni të bëni fare me Jehovain.» Altari ishte një dëshmi që edhe ata ishin adhurues të Jehovait. (Josiu 22:10-29) E quajtën këtë altar Dëshmi, ndoshta sepse do të dëshmonte që për ta Jehovai ishte Perëndia i vërtetë.—Josiu 22:34.
Shpjegimi i tyre mjaftoi për të bindur fiset e tjera të cilët hoqën dorë nga plani i tyre për t’u hedhur në luftë kundër fisit të Rubenit, Gadit dhe gjysmës së fisit të Manaseut. Po, komunikimi i hapur dhe i sinqertë frenoi shpërthimin e një lufte. Më vonë, kur izraelitët u rebeluan kundër Perëndisë Jehova, «burrit» të tyre figurativ, ai u tha se ‘do t’u fliste zemrës së tyre’ me mëshirë. (Hozea 2:14) Sa shembull i shkëlqyer për të martuarit! Po, përpiquni që t’i flisni bashkëshortit me zemër në dorë, në mënyrë që ta kuptojë se si ndiheni. Kjo është mjaft e rëndësishme sidomos kur përfshihen ndjenja të forta. Pati Mihaliku, një gazetare në Shtetet e Bashkuara thotë: «Disa thonë se fjalët nuk na kushtojnë, por mund të jenë tepër të çmuara. Vërtet disa mund ta kenë të vështirë të shprehin ndjenjat e tyre, por, nëse e bëjnë, mund të fitojnë më tepër sesa nga paratë në bankë.»
Zhvilloni aftësinë e komunikimit
‘Martesa jonë ishte një dështim që në fillim’,—mund të thonë disa. Të tjerë mund të arrijnë në përfundimin: ‘Kjo martesë ishte e pashpresë.’ Ndoshta mendojnë se është e
pamundur t’i përmirësojnë aftësitë komunikuese pasi janë martuar. Por mendoni pak për ata që jetojnë në vende ku martesat bëhen me mblesëri. Në të vërtetë, shumë prej këtyre vendosin linja të mira komunikimi gjatë jetës martesore.Njëherë, një çift që jetonte në vendet e Lindjes u martua me mblesëri. Mblesit i ishte kërkuar që të bënte rrugë të gjatë për të gjetur nuse. Megjithatë, pasi u martuan, ky çift që jetoi gati 4.000 vjet më parë, shfaqi aftësi të mrekullueshme komunikimi. Djali, që quhej Isak, e takoi në fushë mblesin dhe nusen e tij të ardhshme. Mblesi «i tregoi Isakut gjithçka që kishte bërë». Tregimi biblik vazhdon: «Pastaj, Isaku e çoi Rebekën në tendën e Sarës, nënës së tij [kjo shërbeu si për të ligjëruar martesën e tyre]. Kështu e mori Rebekën dhe ajo u bë gruaja e tij. Ai ra në dashuri me të.»—Zanafilla 24:62-67.
Vini re që Isaku në fillim dëgjoi çfarë i tha mblesi dhe «pastaj» e mori Rebekën për grua. Mblesi ishte një shërbëtor i besueshëm që i ishte përkushtuar Perëndisë Jehova, të cilin adhuronte edhe Isaku. Isaku kishte mjaft arsye për t’i besuar këtij njeriu. Më pas, Isaku «ra në dashuri» me Rebekën, gruan me të cilën ishte martuar.
A zhvilluan Isaku dhe Rebeka aftësi të mira komunikimi? Pasi djali i tyre, Esau, u martua me dy vajzat e Hethit, lindi një problem familjar serioz. Rebeka «i thoshte» Isakut: «Më është neveritur jeta nga bijat e Hethit. Sikur Jakobi [djali më i vogël] të marrë për grua një nga vajzat e Hethit . . . , ç’ta dua jetën?» (Zanafilla 26:34; 27:46) Pra, ajo ia tregoi hapur dhe qartë shqetësimin e saj.
Isaku i tha Jakobit, vëllait binjak të Esaut, që të mos merrte për grua një nga vajzat e Kanaanit. (Zanafilla 28:1, 2) Pra, Rebeka ia kishte bërë të qartë shqetësimin e saj. Ky çift pati një komunikim të efektshëm për një çështje familjare mjaft delikate, duke lënë kështu një shembull të mirë për çiftet e sotme. Po sikur çifti të mos jetë dakord për ndonjë çështje të caktuar? Ç’mund të bëhet në këtë rast?
Kur ka mosmarrëveshje
Nëse ti dhe bashkëshorti keni një mosmarrëveshje, mos u mundoni ta kaloni në heshtje. Në këtë rast mesazhi do të ishte i qartë: ti nuk je i lumtur, dhe do që edhe bashkëshorti yt të mos jetë i lumtur. Megjithatë, ai ose ajo edhe mund të mos e kuptojë tamam se çfarë do dhe çfarë ndien ti.
Duhet të flisni hapur. Nëse është një çështje delikate, mund të jetë e vështirë të ruash qetësinë. Prindërit e Isakut, Abrahami dhe Sara, njëherë u gjendën në një rrethanë disi delikate. Për shkak se Sara ishte shterpë, ajo ndoqi zakonin e atyre kohëve dhe i dha burrit si konkubinë shërbëtoren e saj, Agarën, që t’i lindte një fëmijë. Agara i lindi Abrahamit një djalë, Ismaelin. Por, më vonë vetë Sara ngeli shtatzënë dhe lindi një djalë, Isakun. Kur erdhi koha që Isakut t’i hiqte gjirin, Sara vuri re që Ismaeli tallej me djalin e saj. Kështu që, duke kuptuar që djali i saj ishte në rrezik, Sara e nxiti Abrahamin që të dëbonte shërbëtoren e saj dhe Ismaelin. Po, Sara komunikoi me burrin e saj dhe ia tregoi hapur se si ndihej. Por ajo që i kërkoi, nuk i pëlqeu Abrahamit.
Atëherë si u zgjidh mosmarrëveshja? Bibla tregon: «Perëndia i tha: ‘Të mos të duket e papëlqyeshme ajo që po të thotë Sara për djalin dhe për skllaven. Dëgjoje zërin e saj, sepse ajo që do të quhet fara jote, do të vijë nëpërmjet Isakut.’» Abrahami e dëgjoi drejtimin e Perëndisë Jehova dhe veproi ashtu si i tha ai.—Zanafilla 16:1-4; 21:1-14.
‘Epo,—mund të thoni ju,—nëse do të na fliste Perëndia nga qielli, do të ishte e lehtë të binim dakord me njëri-tjetrin.’ Këtu del një faktor tjetër që na ndihmon të zgjidhim mosmarrëveshjet bashkëshortore. Çiftet e martuara mund të dëgjojnë atë që u thotë Perëndia. Si? Duke lexuar Fjalën e Perëndisë së bashku dhe duke e pranuar atë që thotë si 1 Selanikasve 2:13.
drejtim nga Perëndia.—Një bashkëshorte e krishterë dhe e pjekur tha: «Shpeshherë, kur më kërkon këshillë ndonjë grua e martuar nga pak kohë, e pyes nëse e lexon Biblën së bashku me burrin. Shumica e atyre që kanë probleme në martesë nuk e kanë këtë zakon.» (Titit 2:3-5) Të gjithë mund të përfitojmë nga kjo këshillë. Lexojeni rregullisht Fjalën e Perëndisë së bashku. Në këtë mënyrë, ju «dëgjoni» fjalët e Perëndisë që ju tregojnë se si të silleni ditë pas dite. (Isaia 30:21) Por kujdes: Mos e përdorni Biblën si shufër për të goditur bashkëshortin, duke i përplasur vazhdimisht në fytyrë shkrime që mendoni se nuk po i zbaton. Përkundrazi, përpiquni të kuptoni se si të dy mund të vini në praktikë atë që lexoni.
Nëse po përpiqeni të zgjidhni një problem të vështirë dhe nëse e keni Treguesin e Botimeve Watch Tower * në një gjuhë që kuptoni, pse nuk përpiqeni të gjeni në të diçka që mund t’ju ndihmojë? Ndoshta po kujdeseni për prindërit e moshuar, dhe kjo krijon tension në martesën tuaj. Në vend që të grindeni për atë që duhet ose nuk duhet të bëjë bashkëshorti, pse nuk uleni të dy bashkë dhe bëni kërkime te Treguesi? Në fillim, kërkoni temën «Prindërit». Ndoshta do të ishte mirë të shihnit referimet poshtë nëntemës, si për shembull në këtë rast «kujdesi për prindërit e moshuar». Lexoni së bashku artikujt nga botimet e Dëshmitarëve të Jehovait. Mund të habiteni nga dobitë që mund të nxirrni prej informacioneve të bazuara në Bibël, të cilat kanë ndihmuar shumë të krishterë të vërtetë.
Nëse kërkoni këto referime dhe lexoni së bashku artikujt përkatës, kjo do t’ju ndihmojë të keni pikëpamjen e duhur për problemin tuaj. Do të gjeni shkrime dhe referime biblike që ju tregojnë se çfarë mendon Perëndia për problemin që keni. Gjejini në Bibël dhe lexojini së bashku. Po, kështu do të dëgjoni se çfarë thotë Perëndia për problemin që po përballoni.
Mbajeni të hapur linjën e komunikimit
A keni provuar ndonjëherë të hapni një derë që nuk është përdorur prej kohësh? Me një zë të çjerrë, menteshat e ndryshkura mezi hapen. Po nëse dera është përdorur rregullisht dhe menteshat janë grasuar mirë? Do të ishte e lehtë ta hapje. E njëjta gjë vlen edhe për derën e komunikimit. Nëse komunikoni shpesh dhe nëse i «grasoni» menteshat e derës së komunikimit me dashuri të krishterë, mund t’i shprehni mendimet tuaja më lirshëm, madje edhe kur hasni mosmarrëveshje serioze.
Sigurisht që diku duhet ta filloni. Ndonëse në fillim mund t’ju duhen mjaft përpjekje për të komunikuar me njëri-tjetrin, mos u stepni, por vazhdoni të përpiqeni. Kështu mund të krijoni një marrëdhënie më të bukur, gjë që do t’ju ndihmojë gjithmonë të kuptoheni me njëri-tjetrin.
[Shënimi]
^ par. 22 Botuar nga Dëshmitarët e Jehovait.
[Figura në faqen 7]
Kur të keni mosmarrëveshje, a do të kërkoni drejtimin e Perëndisë?