Të jemi shërbëtorë që ecin përpara e që përshtaten me rrethanat
Të jemi shërbëtorë që ecin përpara e që përshtaten me rrethanat
«Jam bërë çdo gjë për njerëz të çdo lloji, që medoemos të shpëtoj disa.»—1 KORINTASVE 9:22.
1, 2. (a) Në cilat mënyra ishte i efektshëm si shërbëtor apostulli Pavël? (b) Si e përshkroi Pavli qëndrimin që kishte ndaj caktimit të tij?
AI NDIHEJ mirë si me intelektualë të lartë, edhe me tendabërës të thjeshtë. Arrinte të bindte funksionarë romakë dhe fshatarë frigjianë. Shkrimet e tij motivonin edhe grekët liberalë, edhe judenjtë konservatorë. Kishte një logjikë të pakundërshtueshme dhe u bënte thirrje ndjenjave në mënyrë të fuqishme. Përpiqej të gjente një pikë të përbashkët me këdo, me qëllim që të afronte disa te Krishti.—Veprat 20:21.
2 Ky njeri ishte apostulli Pavël, që, pa dyshim, ishte i efektshëm dhe ecte gjithnjë përpara si shërbëtor i Perëndisë. (1 Timoteut 1:12) Ai mori nga Jezui detyrën që ‘t’ua çonte emrin e Krishtit kombeve, mbretërve dhe bijve të Izraelit’. (Veprat 9:15) Ç’qëndrim kishte ndaj këtij caktimi? Ai tha: «Jam bërë çdo gjë për njerëz të çdo lloji, që medoemos të shpëtoj disa. Por çdo gjë e bëj për hir të lajmit të mirë, që të bëhem pjesëmarrës i këtij lajmi bashkë me të tjerët.» (1 Korintasve 9:19-23) Ç’mund të mësojmë nga shembulli i Pavlit, që të na ndihmojë të jemi më të efektshëm në predikim e mësimdhënie?
Një njeri krejt i ndryshuar e përballoi sfidën
3. Ç’ndjenja kishte Pavli për të krishterët, para se të kthehej në besim?
3 A kishte qenë Pavli gjithnjë shpirtgjerë dhe i kujdesshëm, i kualifikuar për caktimin që mori? Jo, përkundrazi! Më parë, fanatizmi fetar e kishte bërë Saulin (siç njihej Pavli) një përndjekës të dhunshëm të ithtarëve të Krishtit. Kur ishte i ri, kishte miratuar vrasjen e Stefanit. Më pas, filloi t’i ndiqte egërsisht të krishterët. (Veprat 7:58; 8:1, 3; 1 Timoteut 1:13) Vazhdimisht «kërcënonte dishepujt e Zotërisë dhe bënte çmos t’i vriste». Nuk u mjaftua duke përndjekur besimtarët në Jerusalem, por filloi ta zgjeronte fushatën e tij të përndjekjes në veri, në Damask.—Veprat 9:1, 2.
4. Cilat ndryshime duhej të bënte Pavli që të përmbushte caktimin e tij?
4 Në thelb të urrejtjes së fortë që kishte Pavli për krishterimin, fare mirë mund të ketë qenë bindja se kjo fe e re do ta prishte judaizmin, duke e përzier me ide të huaja e të padëshirueshme. Në fund të fundit, Pavli kishte qenë «farise», emër që do të thotë «i veçuar». (Veprat 23:6) Përfytyro sa duhet të jetë tronditur Pavli kur mori vesh se Perëndia e kishte zgjedhur të predikonte për Krishtin—po kujt se—johebrenjve! (Veprat 22:14, 15; 26:16-18) Mendo që farisenjtë s’pranonin as të hanin me njerëz që i konsideronin mëkatarë! (Luka 7:36-39) Me siguri iu deshën shumë përpjekje për të ndryshuar pikëpamjen e për ta përshtatur me vullnetin e Perëndisë që të shpëtohej çdo lloj njeriu.—Galatasve 1:13-17.
5. Si mund ta imitojmë Pavlin në shërbimin tonë?
5 Edhe neve mund të na duhet të veprojmë njësoj. Meqë takojmë kaq shumë njerëz të ndryshëm në veprën tonë të predikimit, që përfshin çdo komb e çdo gjuhë, duhet të bëjmë përpjekje të mëdha për të shqyrtuar qëndrimin Efesianëve 4:22-24) E kuptojmë ose jo, është normale të ndikohemi nga edukata që kemi marrë dhe nga shoqëria në të cilën jetojmë. Kjo mund të na ngulitë disa pikëpamje dhe qëndrime që janë të njëanshme dhe të ngurta. Duhet t’i kapërcejmë këto ndjenja, nëse duam të kemi sukses për të gjetur dhe për të ndihmuar njerëzit që janë si dele. (Romakëve 15:7) Pikërisht kështu veproi Pavli. Ai e pranoi sfidën për të zgjeruar shërbimin. I motivuar nga dashuria, zhvilloi aftësi mësimdhënieje që ia vlejnë t’i imitojmë. Po, nga një studim i shërbimit të ‘apostullit të kombeve’ del se ai ishte i vëmendshëm, elastik dhe mendjemprehtë kur predikonte e mësonte të tjerët. *—Romakëve 11:13.
që kemi e për të hequr çfarëdo paragjykimi. (Si përshtatej me rrethanat?
6. Si tregohej i vëmendshëm Pavli ndaj formimit të dëgjuesve të tij, dhe me ç’rezultat?
6 Pavli ishte i vëmendshëm ndaj bindjeve dhe formimit të dëgjuesve të tij. Kur foli para mbretit Agripa II, Pavli e pranoi se mbreti ‘i njihte mirë të gjitha zakonet dhe polemikat midis judenjve’. Pastaj e përdori me mjeshtëri atë që dinte për bindjet e Agripës dhe trajtoi me të çështje që mbreti i kuptonte shumë mirë. Arsyetimi i Pavlit ishte kaq i qartë dhe bindës, sa Agripa tha: «Brenda pak kohe do të ma mbushje mendjen të bëhesha i krishterë.»—Veprat 26:2, 3, 27, 28.
7. Si u përshtat Pavli me rrethanat, kur i predikoi një turme në Listër?
7 Pavli ishte edhe elastik. Shikoni si e ndryshoi metodën kur u përpoq të bindte një turmë në qytetin e Listrës që të mos e adhuronte si perëndi atë dhe Barnabën. Thuhej se ata njerëz, Veprave 14:14-18, Pavli solli si dëshmi të epërsisë së Perëndisë së vërtetë krijimin dhe bollëkun që gjendej në natyrë. Njerëzit e ndoqën me shumë lehtësi këtë arsyetim, i cili, me sa duket, arriti ‘t’i frenonte turmat që të mos u bënin flijime’ Pavlit dhe Barnabës.
që flitnin gjuhën likaonase, ishin ndër më të paarsimuarit e më besëtytët ndër gjithë popullsinë. Sipas8. Si tregoi Pavli se përshtatej me rrethanat, pavarësisht se nganjëherë kishte ndjenja shumë të forta?
8 Natyrisht, Pavli nuk ishte i përsosur dhe nganjëherë kishte ndjenja shumë të forta për disa gjëra. Për shembull, në një rast, kur e sulmuan në mënyrë poshtëruese dhe të padrejtë, iu vërsul me fjalë një judeu me emrin Anania. Por, kur i thanë se kishte fyer kryepriftin, pa e ditur, Pavli menjëherë kërkoi falje. (Veprat 23:1-5) Në Athinë, fillimisht ai «ziente përbrenda tek shihte se qyteti ishte plot me idhuj». Megjithatë, në fjalimin që mbajti në kodrën e Marsit, Pavli nuk dha asnjë shenjë acarimi. Përkundrazi, iu drejtua athinasve në sheshin publik dhe foli për një pikë të përbashkët, duke iu referuar altarit të tyre kushtuar «Një Perëndie të Panjohur» dhe duke cituar vargje të një poeti të tyre.—Veprat 17:16-28.
9. Si tregoi Pavli mendjemprehtësi, kur kishte të bënte me auditorë të ndryshëm?
9 Pavli tregonte një aftësi të veçantë për t’u përshtatur, kur kishte të bënte me auditorë të ndryshëm. Ai merrte parasysh kulturën dhe mjedisin që u kishin modeluar mendimet dëgjuesve të tij. Kur u shkroi të krishterëve në Romë, e mbante parasysh mirë se ata jetonin në kryeqytetin e fuqisë më të madhe politike të asaj kohe. Një pikë kryesore e letrës së Pavlit drejtuar të krishterëve në Romë ishte: fuqia e Krishtit për të shpenguar është më e fortë se fuqia e mëkatit adamik për të korruptuar. Të krishterëve romakë dhe të tjerëve përreth tyre, u foli në një gjuhë që do t’u prekte zemrën.—Romakëve 1:4; 5:14, 15.
10, 11. Si i përshtaste Pavli ilustrimet në varësi të dëgjuesve? (Shih edhe shënimin.)
10 Ç’bënte Pavli kur donte t’u shpjegonte të vërteta të thella biblike dëgjuesve të tij? Ai ishte mjeshtër në përdorimin e ilustrimeve të thjeshta që kuptoheshin lehtë, për të qartësuar ide të thella biblike. Për shembull, Pavli e dinte se njerëzit në Romë e njihnin sistemin e skllavërisë në Perandorinë Romake. Në fakt, shumë nga njerëzit të cilëve po u shkruante, ka të ngjarë të ishin skllevër. Prandaj, Pavli përdori skllavërinë si ilustrim për të theksuar arsyetimin e vet të fuqishëm se një njeri mund të zgjidhte t’i nënshtrohej mëkatit ose drejtësisë.—Romakëve 6:16-20.
11 Një vepër referimi thotë: «Në kohën e romakëve, një pronar mund t’i jepte lirinë pa kushte skllavit të tij ose skllavi mund ta blinte lirinë duke e paguar pronarin. Gjithashtu, liria mund të jepej nëse pronësia i kalonte një perëndie.» Një skllav i lirë mund të vazhdonte të punonte për pronarin e tij, por me rrogë. Me sa duket, Pavli iu referua kësaj praktike kur shkroi se një njeri mund të zgjidhte cilit pronar donte t’i bindej, ose mëkatit, ose drejtësisë. Të krishterët në Romë ishin çliruar nga mëkati dhe ishin bërë pronë e Perëndisë. Ishin të lirë t’i shërbenin Perëndisë, e megjithatë mund të zgjidhnin t’i shërbenin mëkatit, ish-pronarit të tyre, nëse donin. Ky ilustrim i thjeshtë, por mjaft i njohur për ta, do t’i shtynte të krishterët në Romë të pyesnin veten: ‘Cilit pronar po i shërbej?’ *
Të mësojmë nga shembulli i Pavlit
12, 13. (a) Cila përpjekje nevojitet sot për të prekur zemrat e dëgjuesve tanë të larmishëm? (b) Çfarë ju është dukur e efektshme kur u keni predikuar njerëzve të një kulture tjetër?
12 Ashtu si Pavli, edhe ne duhet të jemi të vëmendshëm, elastikë dhe mendjemprehtë, për t’u prekur zemrën njerëzve të ndryshëm. Për t’i ndihmuar dëgjuesit që të kapin kuptimin e lajmit të mirë, duam të bëjmë më tepër sesa vetëm një bisedë sipërfaqësore, të japim një mesazh të përgatitur që më parë dhe të lëmë ca literaturë biblike. Ne përpiqemi të dallojmë cilat janë nevojat dhe shqetësimet e tyre, çfarë pëlqejnë e çfarë jo, frikën dhe paragjykimet që kanë. Edhe pse kërkohet mjaft meditim dhe përpjekje, lajmëtarët e Mbretërisë në mbarë botën po e bëjnë këtë me zell. Për shembull, zyra e degës e Dëshmitarëve të Jehovait në Hungari raporton: «Vëllezërit tregojnë respekt për zakonet dhe mënyrën si jetojnë njerëzit e kombësive të tjera e nuk presin që këta të fundit të marrin zakonet e vendit.» Edhe në vende të tjera, Dëshmitarët përpiqen të veprojnë njësoj.
13 Në një vend në Lindjen e Largët, shumica e njerëzve janë të interesuar për shëndetin, për edukimin e fëmijëve dhe për arsimimin. Lajmëtarët e Mbretërisë atje përpiqen të theksojnë këto tema, në vend që të diskutojnë për kushtet e përkeqësuara botërore ose për çështje të ndërlikuara shoqërore. Po ashtu, lajmëtarët në një qytet të madh në Shtetet e Bashkuara kanë vënë re se njerëzit në një lagje të territorit të tyre shqetësohen për korrupsionin, bllokimin e trafikut dhe krimet. Dëshmitarët i përdorin më së miri këto tema për të filluar biseda biblike. Mësuesit e efektshëm të Biblës sigurohen që, pavarësisht nga tema që zgjedhin, mesazhi i tyre të mbetet pozitiv dhe inkurajues, duke theksuar vlerën praktike të zbatimit të parimeve biblike qysh tani dhe shpresën e bukur që jep Perëndia për të ardhmen.—Isaia 48:17, 18; 52:7.
14. Përshkruani disa mënyra se si mund t’u përshtatemi nevojave dhe rrethanave të njerëzve.
14 Do të jetë e dobishme edhe po ta përshtatim metodën e predikimit, sepse njerëzit kanë formime mjaft të ndryshme kulturore, arsimore dhe fetare. Për shembull, metoda që përdorim me njerëz të cilët besojnë te një Krijues, por jo në Bibël, do të jetë ndryshe nga ajo që përdorim me ata që nuk besojnë fare se ka Perëndi. Me dikë që mendon se çdo botim fetar është mjet për të bërë propagandë, do të përdorim një prezantim të ndryshëm nga ai që përdorim me një njeri që i pranon mësimet e Biblës. Aftësia për t’u përshtatur duhet edhe kur flasim me njerëz që kanë nivele të ndryshme arsimore. Mësuesit e aftë do të përdorin arsyetimet 1 Gjonit 5:20.
dhe ilustrimet e duhura për çdo situatë.—Ndihmë për lajmëtarët e rinj
15, 16. Përse është e nevojshme të stërviten lajmëtarët e rinj?
15 Pavlit nuk i interesonte vetëm të përmirësonte metodat e veta të mësimdhënies. Ai e kuptonte se ishte e nevojshme të stërviste dhe të përgatiste brezin e ri, si Timoteun dhe Titin, që të bëheshin shërbëtorë të efektshëm. (2 Timoteut 2:2; 3:10, 14; Titit 1:4) Po kështu, edhe sot ka një nevojë të ngutshme për të dhënë e për të marrë stërvitje.
16 Në vitin 1914, në mbarë tokën kishte afërsisht 5.000 lajmëtarë të Mbretërisë, kurse sot, çdo javë pagëzohen rreth 5.000 lajmëtarë të rinj! (Isaia 54:2, 3; Veprat 11:21) Disa njerëz fillojnë të shoqërohen me kongregacionin e krishterë dhe duan të marrin pjesë në shërbim, por kanë nevojë për stërvitje dhe drejtim. (Galatasve 6:6) Është jetësore të përdorim metodat e Zotërisë, Jezuit, kur mësojmë dhe stërvitim dishepujt. *
17, 18. Si t’i ndihmojmë lajmëtarët e rinj që të fitojnë siguri në shërbim?
17 Jezui nuk gjente thjesht një turmë njerëzish dhe pastaj u thoshte apostujve të fillonin të flitnin. Fillimisht ai u theksoi se ishte e nevojshme të bëhej vepra e predikimit dhe i nxiti të ngulmonin në lutje në lidhje me shërbimin. Pastaj u siguroi tri gjëra bazë: një shok shërbimi, një territor të caktuar dhe një mesazh. (Mateu 9:35-38; 10:5-7; Marku 6:7; Luka 9:2, 6) Edhe ne mund të veprojmë njësoj. Këdo që po ndihmojmë, fëmijën tonë, një student të Biblës ose dikë që ka njëfarë kohe pa dalë në predikim, është e përshtatshme të përpiqemi ta stërvitim në këtë mënyrë.
18 Lajmëtarët e rinj kanë mjaft nevojë për ndihmë që të fitojnë siguri për të paraqitur mesazhin e Mbretërisë. A mund t’i ndihmoni të përgatitin e të praktikojnë një prezantim të thjeshtë e tërheqës? Kur jeni në shërbim, le të mësojnë nga shembulli juaj ndërkohë që bëni ju disa prezantime në fillim. Mund të ndiqni shembullin e Gideonit, i cili u tha luftëtarëve të tjerë: «Për të mësuar shikomëni mua dhe bëni edhe ju si të bëj unë.» (Gjykatësit 7:17) Pastaj jepuni mundësi të marrin pjesë aktivisht edhe ata. Lavdërojini me përzemërsi për përpjekjet e tyre dhe, kur është e përshtatshme, jepuni sugjerime të shkurtra që të përmirësojnë.
19. Cila është vendosmëria juaj, ndërsa përpiqeni ‘të kryeni plotësisht shërbimin’?
19 ‘Për ta kryer plotësisht shërbimin tonë’, ne jemi të vendosur t’i përshtatim edhe më shumë metodat që përdorim dhe t’i stërvitim lajmëtarët e rinj që të veprojnë njësoj. Kur mendojmë sa i rëndësishëm është synimi ynë—t’u japim të tjerëve njohurinë e Perëndisë që çon në shpëtim,— jemi të bindur se ia vlejnë të gjitha përpjekjet për t’u bërë «çdo gjë për njerëz të çdo lloji, që medoemos të shpëtoj[më] disa».—2 Timoteut 4:5; 1 Korintasve 9:22.
[Shënimet]
^ par. 5 Për të parë shembuj të këtyre cilësive në shërbimin e Pavlit, shqyrto Veprat 13:9, 16-42; 17:2-4; 18:1-4; 19:11-20; 20:34; Romakëve 10:11-15; 2 Korintasve 6:11-13.
^ par. 11 Po kështu, kur shpjegoi marrëdhënien ndërmjet Perëndisë dhe ‘bijve’ të tij të mirosur me frymën e shenjtë, Pavli përdori një koncept ligjor të mirënjohur nga lexuesit e tij në Perandorinë Romake. (Romakëve 8:14-17) «Në thelb, birësimi ishte një zakon romak i lidhur ngushtë me idetë e romakëve për familjen»,—thuhet në librin Shën Pavli në Romë (anglisht).
^ par. 16 Aktualisht, në të gjitha kongregacionet e Dëshmitarëve të Jehovait po përdoret programi «Pionierët ndihmojnë të tjerët». Në këtë program shfrytëzohet përvoja dhe stërvitja që kanë shërbëtorët e plotkohorë, për të ndihmuar lajmëtarët me më pak përvojë.
A ju kujtohet?
• Në cilat drejtime mund ta imitojmë Pavlin në shërbimin tonë?
• Çfarë ndryshimesh mund të nevojiten në mënyrën se si mendojmë?
• Çfarë të bëjmë që mesazhi ynë të jetë gjithnjë pozitiv?
• Çfarë u nevojitet lajmëtarëve të rinj, që të fitojnë siguri?
[Pyetjet]
[Diçitura në faqen 29]
Apostulli Pavël ishte i vëmendshëm, elastik dhe mendjemprehtë kur predikonte dhe mësonte të tjerët
[Diçitura në faqen 31]
Jezui u siguroi dishepujve të tij tri gjëra bazë: një shok shërbimi, një territor të caktuar dhe një mesazh
[Figurat në faqen 28]
Pavli pati sukses me auditorë të ndryshëm, sepse iu përshtat atyre
[Figura në faqen 30]
Shërbëtorët e efektshëm marrin parasysh formimin kulturor të dëgjuesve të tyre
[Figura në faqen 31]
Shërbëtorët që dinë të përshtaten me rrethanat, përgatitin të rinjtë për shërbimin