A ka rëndësi se ç’mendojnë të tjerët për ne?
A ka rëndësi se ç’mendojnë të tjerët për ne?
POTHUAJSE të gjithëve na pëlqen të na lavdërojnë. Komplimentet na bëjnë të ndihemi mirë, pasi na japin ndjenjën se kemi arritur diçka. Kur na miratojnë, nxitemi të përmirësohemi edhe më shumë. Por ndodh e kundërta kur kuptojmë që disa njerëz nuk na kanë me sy të mirë. Një përgjigje e ftohtë ose një qortim mund të na e heqë forcën e brendshme. Ajo që mendojnë të tjerët për ne, mund të ndikojë shumë në mendimin që kemi për veten.
Do të ishte gabim të shpërfillnim opinionin e të tjerëve. Në të vërtetë, mund të nxjerrim dobi kur të tjerët shqyrtojnë sjelljen tonë. Kur bazohet në parime të larta morale, opinioni i të tjerëve mund të ndikojë për mirë te ne, duke na nxitur të jemi të ndershëm. (1 Korintasve 10:31-33) Por shpesh opinioni i njerëzve është shumë i padrejtë. Mendoni pak për pikëpamjen e shtrembëruar që kishin për Jezuin krerët e priftërinjve dhe të tjerët, kur «filluan të ulërinin: ‘Vëre në shtyllë! Vëre në shtyllë!’» (Luka 23:13, 21-25) Pikëpamjet që bazohen në informacione të gabuara ose që janë pasojë e smirës dhe e paragjykimit, duhen shpërfillur. Pra, duhet të ushtrojmë gjykim të shëndoshë dhe të reagojmë me mençuri ndaj opinioneve.
Opinioni i kujt ka rëndësi?
Ne duam të kemi pëlqimin e atyre që janë të lidhur ngushtë me ne në adhurimin e vërtetë. Këtu përfshihen anëtarët e familjes që kanë të njëjtin besim, dhe motrat e vëllezërit tanë të krishterë. (Romakëve 15:2; Kolosianëve 3:18-21) Dashuria e respekti për bashkëbesimtarët dhe ‘inkurajimi i njëri-tjetrit’, janë mjaft të rëndësishme për ne. (Romakëve 1:11, 12) Me ‘përulësi mendjeje, i shohim të tjerët si më të lartë se veten’. (Filipianëve 2:2-4) Për më tepër, ne kërkojmë dhe vlerësojmë miratimin e «atyre që marrin drejtimin» mes nesh, domethënë të pleqve të kongregacionit.—Hebrenjve 13:17.
E pëlqyeshme është edhe ‘dëshmia e shkëlqyer e njerëzve që janë jashtë’. (1 Timoteut 3:7) Sa mirë është kur të afërmit jobesimtarë, shokët e punës dhe fqinjët na respektojnë! Dhe, a nuk përpiqemi t’u lëmë një përshtypje të mirë atyre që u predikojmë, në mënyrë që ta pranojnë mesazhin e Mbretërisë? Nëse ata që na rrethojnë na njohin si njerëz të moralshëm, të drejtë dhe të ndershëm, kjo i sjell lavdi Perëndisë. (1 Pjetrit 2:12) Megjithatë, nuk bëjmë kurrë kompromis me parimet e Biblës vetëm e vetëm që të fitojmë simpatinë e të tjerëve, e as nuk bëhemi hipokritë që t’u lëmë përshtypje të mira. Duhet ta pranojmë se është e pamundur t’u pëlqejmë të gjithëve. Jezui tha: «Po të ishit pjesë e botës, bota do të tregonte përzemërsi për atë që është e veta. Ngaqë nuk jeni pjesë e botës, por unë ju kam zgjedhur nga bota, bota ju urren.» (Gjoni 15:19) A mund të bëjmë diçka për të fituar respektin e atyre që na kundërshtojnë?
Si të fitojmë respektin e kundërshtarëve?
«Për shkak të emrit tim do t’ju urrejnë të gjithë njerëzit,—paralajmëroi Jezui,—por ai që qëndron deri në fund, do të shpëtojë.» (Mateu ) Kjo urrejtje ndonjëherë shkakton akuza keqdashëse. Autoritetet, duke u treguar të anshme, mund të na quajnë si «njerëz që duan të përmbysin rendin» ose «ata që rebelohen kundër shtetit». Kundërshtarët mund të thonë para të gjithëve se jemi një sekt i rrezikshëm që duhet shtypur. ( 10:22Veprat 28:22) Këto akuza të rreme ndonjëherë mund të hidhen poshtë. Si? Duke ndjekur këshillën e Pjetrit: «[Jini] gati për t’u mbrojtur para kujtdo që ju kërkon arsye për shpresën tuaj, por bëjeni këtë me frymë butësie dhe me respekt të thellë.» (1 Pjetrit 3:15) Për më tepër, duhet të përdorim «të folur të shëndoshë, që nuk mund të dënohet, kështu që, kush të jetë kundër, të turpërohet e të mos ketë asgjë të poshtër për të thënë kundër nesh».—Titit 2:8.
Ndërsa përpiqemi që të vëmë në vend emrin tonë të mirë, nuk duhet të shkurajohemi dhe të pikëllohemi kur pa të drejtë shpifin kundër nesh. Jezuin, Birin e përsosur të Perëndisë, e akuzuan për blasfemi, nxitje kryengritjeje, e madje edhe për spiritizëm. (Mateu 9:3; Marku 3:22; Gjoni 19:12) Apostullin Pavël e përgojuan. (1 Korintasve 4:13) Si Jezui, edhe Pavli nuk i morën për bazë këto sharje dhe vazhduan veprën me të njëjtin ritëm. (Mateu 15:14) Ata e dinin se nuk do ta fitonin kurrë miratimin e armiqve të tyre, pasi «e gjithë bota dergjet nën pushtetin e të ligut». (1 Gjonit 5:19) Edhe ne sot përballemi me të njëjtën sfidë. Por nuk na frikësojnë kundërshtarët e përbetuar kur përhapin gënjeshtra për ne.—Mateu 5:11.
Opinione që kanë vërtet rëndësi
Ajo që mendojnë të tjerët për ne varet shumë nga motivet e tyre dhe nga fjalët që kanë dëgjuar për ne. Disa na lavdërojnë e na respektojnë, ndërsa të tjerë na shajnë e na urrejnë. Sidoqoftë, për aq kohë sa udhëhiqemi nga parimet biblike, kemi çdo arsye për të qenë të lumtur dhe në paqe.
Apostulli Pavël shkroi: «I gjithë Shkrimi është i frymëzuar nga Perëndia dhe i dobishëm për të mësuar, për të qortuar, për të ndrequr dhe për të disiplinuar në drejtësi, që njeriu i Perëndisë të jetë krejtësisht i zoti, plotësisht i pajisur për çdo vepër të mirë.» (2 Timoteut 3:16, 17) Nëse me mirënjohje lejojmë që Fjala e Perëndisë të na udhëheqë në çdo gjë, fitojmë miratimin e Perëndisë Jehova dhe të Birit të tij, Jezu Krishtit. Në fund të fundit, opinioni që ka më tepër rëndësi, është opinioni i Jehovait dhe i Birit të tij. Mendimi që kanë ata për ne tregon se sa shumë vlejmë. Në fund, jeta jonë do të varet nga miratimi i tyre.—Gjoni 5:27; Jakovi 1:12.
[Diçitura në faqen 30]
«Lëvdatat më turpërojnë, sepse thellë brenda meje vdes të më lavdërojnë»—RABINDRANAT TAGORE, POET INDIAN
[Figurat në faqen 31]
Opinioni i bashkëbesimtarëve tanë ka rëndësi
[Burimi i figurës në faqen 30]
Culver Pictures