Si i rezistojnë presionit të bashkëmoshatarëve?
Si i rezistojnë presionit të bashkëmoshatarëve?
DËSHIRA për të qenë të pranuar ndikon te shumë njerëz për t’iu përshtatur mënyrës së të menduarit dhe veprimeve të moshatarëve të tyre. Veçanërisht të rinjtë kanë nevojë për forcë që t’u thonë jo praktikave të dëmshme, siç janë abuzimi me drogën dhe imoraliteti seksual. Si mund t’i rezistojnë presionit të bashkëmoshatarëve?
Kohët e fundit, dy adoleshente nga Polonia shkruan: «Fryma e botës duket qartë te shumë nga moshatarët tanë. Ata kopjojnë në mësime, përdorin gjuhë të ndyrë dhe janë tepër të dhënë pas veshjeve ekstravagante dhe pas muzikës së shfrenuar e imorale. Sa të lumtura jemi për artikujt që na drejtohen neve të rinjve dhe na mbrojnë nga ndikimi i adoleshentëve të pakënaqur e rebelë!
Nuk mund ta shprehim dot me fjalë mirënjohjen për artikujt e Kullës së Rojës që na kanë ngulitur në mendje se, si të rinj, jemi të nevojshëm dhe të vlerësuar. Këshillat biblike që kemi marrë na kanë ndihmuar t’i drejtojmë siç duhet hapat tanë, që të vazhdojmë t’i pëlqejmë Perëndisë Jehova. Jemi të bindura se shërbimi besnik ndaj Jehovait është mënyra më e mirë e jetesës.»
Po, të rinjtë mund t’i rezistojnë presionit të bashkëmoshatarëve. Duke i stërvitur «aftësitë perceptuese», të rinjtë e krishterë mësojnë të marrin vendime të mençura, të cilat nuk pasqyrojnë «frymën e botës», por, përkundrazi, «frymën që është prej Perëndisë».—Hebrenjve 5:14; 1 Korintasve 2:12.