Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

Pse ishte në të mirën e izraelitëve që edhe turtujt edhe pëllumbat ishin blatime të pranueshme?

SIPAS Ligjit, turtujt dhe pëllumbat ishin blatime të pranueshme për Jehovain. Në ligjet për blatimet, këta dy zogj përmendeshin gjithmonë bashkë dhe mund të zëvendësonin njëri-tjetrin. (Lev. 1:14; 12:8; 14:30) Pse kjo ishte në të mirën e izraelitëve? Një arsye ishte se turtujt nuk arrije t’i gjeje gjithmonë. Pse?

Turtull

Turtujt janë zogj shtegtarë që i gjen kudo në Izrael gjatë muajve të ngrohtë. Në tetor, ata shtegtojnë drejt jugut për në vende më të ngrohta dhe kthehen në pranverë. (Këng. 2:11, 12; Jer. 8:7) Prandaj, në Izraelin e lashtë ishte e vështirë të paraqitje turtuj si blatim gjatë dimrit.

Pëllumbi i shkëmbit

Ndërsa pëllumbat, përgjithësisht nuk janë zogj shtegtarë, prandaj gjendeshin gjatë gjithë vitit në Izrael. Madje pëllumbat mbaheshin edhe si zogj shtëpie. (Krahaso Gjonin 2:14, 16.) Te libri Bimët dhe kafshët në Bibël (anglisht) thuhet: «Në çdo fshat apo qytet të Palestinës, njerëzit mbanin pëllumba. I zoti i shtëpisë kishte bërë një fole, ose kishte hapur një të çarë në mur, ku të rrinin pëllumbat.»—Krahaso Isainë 60:8.

Pëllumb në fole

Sa i dashur dhe i arsyeshëm ishte Jehovai, që pranonte nga izraelitët blatime në zogj që mund t’i gjenin kollaj gjatë gjithë vitit!