Privacy Settings

To provide you with the best possible experience, we use cookies and similar technologies. Some cookies are necessary to make our website work and cannot be refused. You can accept or decline the use of additional cookies, which we use only to improve your experience. None of this data will ever be sold or used for marketing. To learn more, read the Global Policy on Use of Cookies and Similar Technologies. You can customize your settings at any time by going to Privacy Settings.

Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

Cila praktikë judaike e shtyu Jezuin të dënonte bërjen e betimeve?

Një burrë bën një betim në tempull

SIPAS Ligjit të Moisiut, betimet kishin vendin e vet. Mirëpo, kjo ishte bërë kaq e zakonshme në jetën e përditshme gjatë kohës së Jezuit, sa ekzistonte prirja që thuajse çdo pohim të përforcohej duke u betuar. Dikush që e kishte zakon të bënte betime të papeshuara donte t’i bënte më të besueshme fjalët e veta. Por Jezui e dënoi dy herë këtë gjë dhe i mësoi njerëzit: «Nëse thoni ‘Po’, le të jetë ‘Po’, dhe nëse thoni ‘Jo’, le të jetë ‘Jo’.»​—Mat. 5:33-37; 23:16-22.

Sipas një fjalori, nga disa fragmente të Talmudit mund të dallohet se «prirja e judenjve për të provuar vërtetësinë e çdo pohimi të mundshëm me një betim» ishte shumë e fortë. (Theological Dictionary of the New Testament) Talmudi specifikon me detaje se cilat betime duheshin konsideruar të detyrueshme dhe cilat jo.

Jezui nuk ishte i vetmi që i dënoi këto shkelje. Për shembull, historiani jude Jozef Flavi komentoi kështu për një sekt judaik: «Ata nuk zënë be pasi e konsiderojnë më të keqe se dëshmia e rreme, sepse thonë se një njeri që mund t’i zësh besë po të mos betohet për Zotin, është tashmë fajtor.» Po ashtu, te libri apokrif judaik që njihet si Mençuria e Sirakut, ose Eklisiastiku, (23:11) thuhet: «Njeriu që ka prirjen të betohet, thellë brenda vetes është kundër ligjit.» Pra, ajo që dënoi Jezui ishte praktika që betimet të bëheshin me mendjelehtësi. Nëse themi gjithmonë të vërtetën, nuk do të na duhet të betohemi për t’i bërë më të besueshme fjalët tona.