KULLA E ROJËS—BOTIMI PËR STUDIM Qershor 2019
Ky numër përmban artikujt e studimit për periudhën 5 gusht–1 shtator 2019
‘Ruhu që të mos të bëjë ndokush prenë e vet!’
Satanai është ekspert për t’i mashtruar njerëzit. Si përpiqet të ndikojë te ne dhe të na kthejë kundër Jehovait?
Përmbys çdo arsyetim që është kundër njohurisë së Perëndisë!
Te mënyra si mendojmë ka ndikuar e kaluara, ambienti ku jetojmë ose arsimimi. Si t’i çrrënjosim qëndrimet e gabuara që janë «të fortifikuara mirë» në mendjen tonë?
Mbështetu te Jehovai kur je nën stres
Stresi i tepërt ose i zgjatur mund të na dëmtojë fizikisht dhe emocionalisht. Mund të mësojmë shumë duke shqyrtuar si i ndihmoi Jehovai shërbëtorët e tij në të kaluarën që të përballonin stresin.
Ndihmoji të tjerët të përballojnë stresin
Loti, Jobi dhe Naomi i shërbyen Jehovait besnikërisht, por gjithsesi iu desh të kalonin situata stresuese. Çfarë mësojmë nga përvojat e tyre?
Si të mbrohemi nga një kurth satanik
Pornografia ka zënë në kurthin e saj shumë shërbëtorë të Perëndisë. Si mund ta shmangim këtë praktikë të papastër?
«Çmbështillet» një rrotull e lashtë
Më 1970, arkeologët zbuluan një rrotull të shkrumbuar në Ein-Gedi, Izrael. Falë një teknike skanimi 3D, rrotulla u «çmbështoll». Çfarë zbuloi skanimi?