Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A e dini?

A e dini?

A mund të quheshin me të drejtë ‘kusarë’ tregtarët që shitnin kafshë në tempullin e Jerusalemit?

SIPAS Ungjillit të Mateut, «Jezui hyri në tempull, flaku jashtë të gjithë ata që shitnin e blinin atje, përmbysi tryezat e këmbyesve të parave dhe stolat e atyre që shitnin pëllumba. Pastaj u tha: “Është shkruar: ‘Shtëpia ime do të quhet shtëpi lutjeje’, kurse ju po e bëni shpellë kusarësh.”»​—Mat. 21:12, 13.

Dokumentet historike judaike tregojnë se tregtarët e tempullit i rripnin klientët duke vënë çmime marramendëse. Për shembull, Mishna (Keritot 1:7) tregon për një rast në shekullin e parë të e.s. kur çmimi i një çifti pëllumbash që paraqiteshin si flijim u ngrit në një denar ari. Kjo ishte baraz me shumën që mund të fitonte në 25 ditë një punëtor i thjeshtë që s’kishte ndonjë zanat. Pëllumbat ose turtujt ishin një flijim i pranueshëm për të varfrit; mirëpo edhe çmimi i këtyre zogjve ishte bërë i paarritshëm. (Lev. 1:14; 5:7; 12:6-8) Rabi Simeon ben Gamalieli, i xhindosur nga kjo gjendje, e uli numrin e flijimeve të detyrueshme. Sakaq, çmimi i dy pëllumbave ra në një të njëqindtën e çmimit të mëparshëm.

Nën dritën e fakteve të mësipërme, Jezui kishte arsye të vlefshme t’i quante tregtarët e tempullit ‘kusarë’, pasi rripnin njerëzit dhe ishin lakmitarë.