Çfarë thotë Bibla?
A do të ketë ndonjëherë paqe në tokë?
Si mendon?
Po
Jo
Ndoshta
Bibla thotë:
Nën qeverisjen e Jezu Krishtit, «paqja do të jetë pa fund derisa të mos ketë më hënë», domethënë përgjithmonë.—Psalmi 72:7.
Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?
Njerëzit e këqij do të shfarosen nga toka, ndërsa të mirët «do të kënaqen pa masë me paqen e pafund».—Psalmi 37:10, 11.
Zoti do t’u japë fund të gjitha luftërave.—Psalmi 46:8, 9.
A mund të kemi sot paqe të vërtetë mendore?
Disa mendojnë . . . se s’mund të kemi paqe të vërtetë mendore për sa kohë bota ka vuajtje e padrejtësi. Si mendon?
Bibla thotë:
Ata që janë miq të Zotit, mund ta gëzojnë që sot ‘paqen e Perëndisë që kapërcen çdo mendim’.—Filipianëve 4:6, 7.
Ç’mësojmë tjetër nga Bibla?
Zoti premton t’i zhdukë vuajtjet dhe padrejtësitë, ‘duke bërë çdo gjë të re’.—Zbulesa 21:4, 5.
Mund të gjejmë paqe të brendshme nëse plotësojmë ‘nevojën për të mësuar për Perëndinë’.—Mateu 5:3.