Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

TEMA KRYESORE | ENGJËJT​—A EKZISTOJNË? PSE KA RËNDËSI KJO?

E vërteta për engjëjt

E vërteta për engjëjt

A dëshiron të dish të vërtetën për pyetje, si: cilët janë engjëjt, si erdhën në ekzistencë dhe çfarë bëjnë? Vendi më i mirë për të gjetur përgjigjet është Fjala e frymëzuar e Perëndisë, Bibla. (2 Timoteut 3:16) Çfarë thotë ajo?

  • Ashtu si Perëndia është Frymë, edhe engjëjt janë krijesa të padukshme qiellore, të cilat ‘nuk kanë mish dhe kocka’. Engjëjt besnikë banojnë në qiej dhe mund të qëndrojnë pranë Perëndisë.​—Luka 24:39; Mateu 18:10; Gjoni 4:24.

  • Ndonjëherë engjëjt janë shfaqur në formë njerëzore për t’u kujdesur për caktimet që u ka dhënë Perëndia në tokë dhe, pasi e kanë mbaruar caktimin, janë kthyer sërish në qiell si krijesa të padukshme.​—Gjykatësit 6:11-23; 13:15-20.

  • Megjithëse engjëjt paraqiten në Bibël si meshkuj dhe janë materializuar gjithmonë si të tillë, ata nuk kanë gjini. As martohen dhe as lindin pasardhës. Për më tepër, në fillim engjëjt nuk erdhën në ekzistencë si njerëz në tokë​—si foshnja, si fëmijë ose si të rritur,—​të cilët pas vdekjes u bënë engjëj në qiell. Ata i krijoi Jehovai, prandaj Bibla i quan ‘bij të Perëndisë së vërtetë’.​—Jobi 1:6; Psalmi 148:2, 5.

  • Bibla përmend «gjuhët e njerëzve dhe të engjëjve», duke treguar kështu se këto krijesa qiellore flasin gjuhën e tyre. Megjithëse Zoti ka komunikuar me njerëzit me anë të engjëjve, nuk na lejon t’i adhurojmë ose t’u lutemi atyre.​—1 Korintasve 13:1; Zbulesa 22:8, 9.

  • Ka dhjetëra e dhjetëra mijë engjëj, dhe ka mundësi që numri i tyre të arrijë në miliarda. *​—Danieli 7:10; Zbulesa 5:11.

  • Engjëjt janë «shumë të fuqishëm»​—shumë më të fuqishëm se njerëzit—​dhe kanë intelekt mbinjerëzor. Me sa duket, ata mund të fluturojnë me shpejtësi marramendëse, duke i tejkaluar jashtëzakonisht limitet e ligjeve fizike.​—Psalmi 103:20; Danieli 9:20-23.

  • Pavarësisht se janë më të fuqishëm dhe kanë intelekt më të lartë, engjëjt kanë kufizime dhe nuk dinë çdo gjë.​—Mateu 24:36; 1 Pjetrit 1:12.

  • Engjëjt u krijuan me personalitete të ndryshme, me cilësi hyjnore dhe me vullnet të lirë. Prandaj, ashtu si njerëzit, ata mund të zgjedhin të veprojnë mirë ose keq. Mjerisht, disa engjëj zgjodhën të rebeloheshin kundër Perëndisë.​—Juda 6.

^ par. 8 Shprehja origjinale greke te Zbulesa 5:11 përkthehet «dhjetë mijë herë dhjetëra mijë», duke nënkuptuar që numri i tyre mund të shkojë në qindra milionë, ose madje në miliarda krijesa qiellore.