Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

A mund t’i ndihmosh të tjerët pavarësisht nga mosha, kombësia apo feja?

Bekime për ata që ndihmojnë dikë në vështirësi

Bekime për ata që ndihmojnë dikë në vështirësi

Shumë njerëz anembanë botës nuk kanë ushqim e strehë. Të tjerë nuk kanë një shpresë për të ardhmen. Nëse i ndihmojmë, do të marrim miratimin dhe bekimin e Perëndisë.

ÇFARË THONË SHKRIMET E SHENJTA?

«Kush i bën mirë të përvuajturit, i jep hua Jehovait, dhe Ai do t’ia shpërblejë të mirën.»—PROVERBAT 19:17.

Ç’DO TË THOTË TË NDIHMOSH DIKË NË VËSHTIRËSI?

Jezui tregoi një histori për një burrë që e kishin sulmuar kusarët rrugës dhe e kishin lënë gjysmë të vdekur. (Luka 10:29-37) Një njeri i gjindshëm që s’e njihte fare, ndaloi dhe u kujdes për të, edhe pse ishte nga një kombësi tjetër.

Ky njeri i mirë, nuk i dha vetëm ndihmën e parë dhe mbështetje materiale, por e ngushëlloi, e rehatoi dhe ia lehtësoi vuajtjen.

Çfarë mësojmë nga kjo histori? Jezui po thoshte se duhet të bëjmë ç’të mundemi për t’i ardhur në ndihmë dikujt në vështirësi. (Proverbat 14:31) Shkrimet e Shenjta na mësojnë se së shpejti Perëndia do t’u japë fund vuajtjeve dhe varfërisë. Por, mund të pyesim veten, si dhe kur do ta bëjë Perëndia këtë? Në artikullin vijues do të shohim bekimet që ka rezervuar Krijuesi ynë i dashur për ne.