TEMA KRYESORE | JO VETËVRASJES!
Sepse gjërat ndryshojnë
«Jemi të shtrënguar në çdo mënyrë, por jo aq ngushtë sa të mos lëvizim; jemi ndërdyshas, por jo fare pa rrugëdalje.»
Vetëvrasja është quajtur «një zgjidhje e përhershme e një problemi të përkohshëm». Sado e vështirë të jetë për t’u besuar, një rrethanë stresuese
Edhe nëse nuk ndryshon, është më mirë që ta trajtosh problemin çdo ditë nga pak. Jezui tha: «Mos jini kurrë në ankth për të nesërmen, sepse e nesërmja do të ketë ankthet e veta. Secilës ditë i mjafton e keqja e vet.»
Po nëse rrethana nuk mund të ndryshojë? Për shembull, mund të kesh një sëmundje kronike. Ose ndoshta dëshpërimi yt vjen nga një situatë e pashpresë, si prishja e një martese ose vdekja e një të afërmi të dashur.
Edhe në raste të tilla, ka diçka që mund të ndryshosh: pikëpamjen tënde për situatën. Duke mësuar ta pranosh atë që s’mund ta ndryshosh, ka më shumë të ngjarë të bëhesh më i prirur t’i shohësh gjërat nga një këndvështrim më pozitiv. (Proverbat 15:15) Gjithashtu, do të jesh më i prirur të kërkosh mënyra për ta përballuar situatën dhe jo mënyra drastike për t’i dhënë fund jetës. Cili do të jetë rezultati? Do të fillosh të kesh deri diku nën kontroll situata që mund të duken të pakontrollueshme.
MOS HARRO: Nuk mund ta ngjitësh një mal vetëm me një hap; megjithatë mund ta ngjitësh hap pas hapi. E njëjta gjë vlen me shumicën e pengesave që has, nuk ka rëndësi nëse mund të duken të pakapërcyeshme sa një mal.
ÇFARË MUND TË BËSH SOT: Fol me dikë për atë që po kalon, ndoshta me një mik ose me një pjesëtar të familjes. Ai mund të të ndihmojë t’i shohësh gjërat në mënyrë më të ekuilibruar.