Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

Mençuri për zemrën dhe shëndetin

Mençuri për zemrën dhe shëndetin

Mençuri për zemrën dhe shëndetin

«Zemra e qetë është jetë për trupin.»​—PROVERBAT 14:30.

«Një zemër e gëzuar të bën mirë porsi ilaç.»​—PROVERBAT 17:22.

● Këto shprehje të thjeshta por të thella, i tha mbreti Solomon i Izraelit rreth tre mijë vjet më parë. * Por, a janë të vërteta? Çfarë tregon mjekësia e ditëve të sotme?

Duke krahasuar njerëzit e qetë me ata që kanë prirjen të zemërohen, Gazeta e Universitetit Amerikan të Kardiologjisë thotë: «Studimet e fundit tregojnë për ndikimin e dëmshëm të zemërimit dhe të qëndrimit armiqësor te sëmundjet koronare të zemrës.» Kështu, kjo gazetë vëren: «Parandalimi i suksesshëm i sëmundjeve koronare të zemrës dhe trajtimi i tyre përfshin . . . jo vetëm terapitë fizike e mjekimet farmaceutike tradicionale, por edhe trajtimin psikologjik duke u përqendruar të zemërimi dhe te qëndrimi armiqësor.» E thënë thjesht, një zemër e qetë i kontribuon një shëndeti të mirë, tamam siç thotë Bibla.

Efekte të tilla pozitive vijnë edhe nga një zemër e gëzuar. Në një raport të BBC News dr. Derëk Koks, një zyrtar në fushën e shëndetësisë në Skoci, tha: «Nëse je i lumtur, ka mundësi që në të ardhmen të kesh më pak sëmundje fizike se ata që nuk janë të lumtur.» I njëjti raport vëren: «Sa më i lumtur të jetë dikush, aq më i mbrojtur është nga sëmundjet e zemrës dhe iktusi.»

Përse ishte kaq përparimtare mençuria e Solomonit për kohën kur ai jetoi, për të mos përmendur mençurinë e shkrimtarëve të tjerë të Biblës? Përgjigjja është e thjeshtë. «Perëndia i jepte Solomonit mençuri e kuptueshmëri mjaft të madhe.» (1 Mbretërve 4:29) Për më tepër, kjo mençuri është shkruar në një gjuhë të thjeshtë që të gjithë të nxjerrin dobi dhe është falas.

Përse të mos e bëni leximin e rregullt të Biblës pjesë të jetës suaj? Bibla thotë: «Kur mençuria të hyjë në zemrën tënde dhe njohuria të bëhet e këndshme për shpirtin tënd, aftësia për të menduar do të të ruajë, aftësia dalluese do të të mbrojë.» (Proverbat 2:10, 11) Miliona njerëz e kanë kuptuar vërtetësinë e këtij proverbi dhe kanë provuar shumë gëzim. A nuk na jep siguri kjo?

[Shënimet]

^ par. 4 Në Bibël, fjala «zemër» zakonisht i referohet gjithë personit të brendshëm, duke përfshirë edhe ndjenjat e tij.