Si të jetosh me pak të ardhura?
Si të jetosh me pak të ardhura?
JETESA me pak të ardhura kërkon planifikim të kujdesshëm. Jezui theksoi se kjo është e nevojshme. Ai pyeti: «Kush nga ju, kur dëshiron të ndërtojë një kullë, nuk ulet më parë që të llogaritë shpenzimet, për të parë nëse ka mjaftueshëm për ta përfunduar atë?» (Luka 14:28, 29) Që të zbatosh këtë parim ‘mund të llogaritësh shpenzimet’ e jetesës me paratë që ke duke bërë një buxhet. Si ta bësh këtë? Provo sugjerimin e mëposhtëm:
Kur sjell në shtëpi të ardhurat, përcakto shumën specifike që do të shpenzoje për kategori të ndryshme, për nevojat e tanishme dhe të ardhshme. (Shih kutinë në faqen 8.) Kur planifikon shpenzimet, e di ku do t’i harxhosh paratë dhe sa do të shpenzosh për gjëra jo të domosdoshme. Kjo do të të ndihmojë të kuptosh se ku të përmbahesh.
Që të bësh një buxhet që të ndihmon, ndiq sugjerimet e mëposhtme.
Bli me mençuri
Kur Rauli humbi punën, gruaja, Berta, ndryshoi mënyrën si bënte pazar. Ajo thotë: «Shikoja për uljet dhe ofertat ‘paguaj një merr dy’ në dyqanet ushqimore.» Ja dhe disa ide të tjera:
● Planifiko që gjatë javës të gatuash me ushqime që janë me ulje.
● Mos bli ushqime gjysmë të përgatitura, por gatuaj vetë.
● Kur ka ulje, bli me shumicë që të kesh edhe për më vonë.
● Bli me shumicë, por mos grumbullo gjëra që nuk rrojnë.
● Kurse duke blerë rroba cilësore në dyqanet e rrobave të përdorura.
● Shko në vende ku udhëtimi nuk kushton shumë, por merr parasysh edhe çmimet atje.
● Mos dil shpesh në pazar. *
Mbaji shënim shpenzimet
«Duhej të bënim buxhetin,—thotë Fredi,—prandaj mbaja shënim sa duhej të paguanim menjëherë dhe sa duhej të mbanim për shpenzimet e muajit.» Adela, gruaja e tij, pohon: «Kështu e dija sa të shpenzoja kur shkoja për pazar. Ndonjëherë, kur nevojitej ndonjë gjë për fëmijët ose shtëpinë, i hidhja një sy buxhetit dhe mendoja: ‘Nuk e përballojmë dot, kështu që duhet të presim deri muajin tjetër.’ Mbajtja e buxhetit ishte zgjidhja e duhur.»
Mendohu para se të blesh
Bëje zakon që të pyesësh veten: «A më duhet vërtet? A ka dalë jashtë përdorimit ajo që tashmë kam apo thjesht dëshiroj një të re?» Nëse një send të nevojitet rrallë, a mund ta marrësh me qira? Ose, nëse mendon që mund ta përdorësh shpesh, a do ta bënte punën njësoj po të blije një të përdorur në gjendje të mirë?
Ndonëse disa nga këshillat e sipërme mund të duken të vogla, mund të jenë goxha ndihmë nëse i zbaton të gjitha bashkë. Çështja është: duke vendosur një strategji kursimi në gjëra të vogla, do të veprosh njësoj edhe kur vjen puna te gjërat e mëdha.
Gjej mënyra për të kursyer
Që të shpenzosh më pak për gjërat jo të domosdoshme, përdor fantazinë. Për shembull, Adela tregon: «Kishim dy makina, por pa vonuar e hoqëm njërën dhe përdornim të gjithë një makinë ose dilnim me makinat e të tjerëve. Për të kursyer karburant, organizoheshim që të bënim një rrugë e dy punë. Blinim vetëm gjërat e domosdoshme.» Më poshtë renditen disa këshilla të tjera.
● Mbilli vetë perimet.
● Që t’ua zgjatësh jetën pajisjeve, ndiq udhëzimet e manualeve.
● Hiqi rrobat e mira sapo të hysh në shtëpi, pasi kështu do të duken më të reja.
Mos u veço!
Shumë që humbasin punën mbyllen në vetvete dhe veçohen. Por me Fredin nuk ndodhi kështu. Ai gjeti mbështetje të ngrohtë te familja, madje edhe te fëmijët e tij të rritur. «Mësuam të jepnim e të merrnim me njëri-tjetrin, dhe kjo na afroi më shumë,—thotë ai.—Të gjithë mendonim: ‘Do ta kalojmë bashkë këtë.’»
Fredi u inkurajua edhe nga të bashkëkrishterët që takonte rregullisht në Sallën e Mbretërisë të Dëshmitarëve të Jehovait. Ai thotë: «Në fund të mbledhjeve tona të krishtere, ndihesha gjithmonë i përtërirë. Të gjithë interesoheshin dhe tregoheshin të dashur. Ndihma dhe inkurajimi i tyre na bënë të kuptonim se nuk ishim vetëm.»—Gjoni 13:35.
Dobitë e besimit
Papunësia ka shkaktuar miliona viktima që ndihen të tradhëtuar nga punëdhënësit. Rauli, që përmendëm më parë, u dëshpërua kur në dy raste humbi punën papritur—një herë në Peru dhe më vonë në qytetin e Nju-Jorkut. Kur e pushuan për herë të dytë, ai tha: «Në botën e sotme asgjë s’është e sigurt.» Për muaj të tërë kërkoi punë, por pa sukses. Çfarë e ndihmoi gjatë kësaj periudhe? Ai u shpreh: «Kisha krijuar një miqësi të ngushtë me Perëndinë dhe kuptova se, që të kisha siguri të vërtetë, thjesht duhej të besoja tek ai.»
Rauli është Dëshmitar i Jehovait dhe studimi i Biblës e ndihmoi të forconte besimin tek Ati i dashur qiellor, i cili premton: «Kurrsesi nuk do të të lë dhe kurrsesi nuk do të të braktis.» (Hebrenjve 13:5) Kushtet ishin të vështira. «Gjithmonë luteshim për nevojat bazë dhe mësuam të kënaqeshim me atë që na jepte Perëndia»,—thotë ai. Gruaja e Raulit, Berta, shton: «Ndonjëherë më zinte ankthi nga frika se mos Rauli nuk gjente punë. Por pamë që Jehovai iu përgjigj lutjeve tona duke na siguruar çdo ditë gjërat e nevojshme. Në njëfarë kuptimi, edhe pse nuk kishim aq shumë sa më parë, bënim një jetë goxha më të thjeshtë.»
Ngaqë Fredi është Dëshmitar i Jehovait, studimi i Biblës ndikoi thellë në mënyrën si e përballoi situatën. «Ndonjëherë nga puna kërkojmë siguri, pozitë ose një llogari bankare,—thotë ai.—Por mësova se e vetmja siguri që mund të kemi vjen veçse nga Perëndia Jehova dhe miqësia me të na jep sigurinë e vërtetë.» *
[Shënimet]
^ par. 13 Një studim tregoi se afro 60 për qind e gjërave që blihen janë të paplanifikuara.
^ par. 30 Për më shumë informacion për administrimin e parave shih revistën Kullën e Rojës të 1 gushtit 2009, faqet 10-12.
[Diçitura në faqen 9]
«Gjithmonë luteshim për nevojat bazë dhe mësuam të kënaqeshim me atë që na jepte Perëndia»
[Kutia dhe tabela në faqen 8]
Si të bësh buxhetin?
(1) Mbaj shënim shpenzimet e domosdoshme për çdo muaj. Shëno paratë që harxhon për ushqimin, shtëpinë (qiraja, kredia), për faturat, makinën etj. Për faturat vjetore, pjesëtoje shumën vjetore me 12 që të kuptosh sa të heqësh mënjanë çdo muaj.
(2) Organizoji shpenzimet në kategori. Këtu futen ushqimi, veshjet, shtëpia, shpenzimet për makinën, udhëtimet etj.
(3) Përcakto sa nga të ardhurat e tua do të shpenzosh çdo muaj për çdo kategori. Për faturat vjetore duhet të llogaritësh sa duhet të vësh mënjanë çdo muaj.
(4) Shëno sa është shuma që sjellin të gjithë pjesëtarët e familjes. Nga kjo hiq ato para që duhen për taksa e të tjera si këto. Krahasoji me shpenzimet.
(5) Çdo muaj vër mënjanë paratë që duhen për çdo kategori. Nëse përdor para të thata, një mënyrë e thjeshtë është të përdorësh zarfe për çdo kategori. Pastaj, rregullisht vendos para në zarfin përkatës për të mbuluar shpenzimet e nevojshme.
Kujdes: Tregohu i përgjegjshëm nëse përdor kartë krediti. Shumë i kanë prishur buxhetet nga tundimi: «Bli tani, paguaj më vonë.»
[Tabela]
(Për tekstin e faqosur, shih botimin)
Të ardhurat çdo muaj
RROGAT MUJORE L/€․․․․․ TË TJERA L/€․․․․․
RROGAT E TË TJERËVE
NË SHTËPI L/€․․․․․ GJITHSEJ TË ARDHURA
L/€․․․․․
Shpenzimet e Shpenzimet konkrete
planifikuara për muajin për muajin
L/€․․․․․ Qiraja ose kredia L/€․․․․․
L/€․․․․․ Sigurimet/Taksat L/€․․․․․
L/€․․․․․ Faturat L/€․․․․․
L/€․․․․․ Makina/Transporti L/€․․․․․
L/€․․․․․ Zbavitja/Udhëtimet L/€․․․․․
L/€․․․․․ Telefoni L/€․․․․․
L/€․․․․․ Ushqimi L/€․․․․․
L/€․․․․․ Të tjera L/€․․․․․
SHUMA SHUMA
L/€․․․․․ L/€․․․․․
Krahaso të ardhurat me shpenzimet
TË ARDHURAT MUJORE TË FAMILJES L/€․․․․․
MINUS− BILANCI
SHPENZIMET MUJORE L/€․․․․․ L/€․․․․․