Syri i përbërë
A është projektuar?
Syri i përbërë
▪ «Struktura shtresa-shtresa me organizim të përkryer.» Ja si e përshkroi syrin e përbërë të shumë insekteve profesori Luk Li, pranë Universitetit të Kalifornisë, SHBA.
Shqyrtoni faktet: Syri i përbërë i disa insekteve, si bleta dhe pilivesa, ndërtohet nga shumë njësi optike, çdonjëra prej të cilave fiksohet në drejtime të ndryshme. Pamjet e përftuara nga çdo thjerrë bashkohen si një mozaik dhe krijojnë pamjen e plotë. Falë kësaj insekti dikton lëvizjet në mënyrë të shkëlqyer.
Shkencëtarët po përpiqen të gjejnë mënyra si të imitojnë syrin e përbërë të insekteve, për të krijuar dedektorë që kapin lëvizje me shpejtësi të madhe dhe kamera tejet të holla që vrojtojnë në shumë drejtime. Këto mund të kenë lloj-lloj përdorimesh. Një përdorim mund të ishte në mjekësi, për shembull, për të vrojtuar stomakun nga brenda. Kjo pajisje, që duan të krijojnë shkencëtarët, përshkruhet si një «sistem i vockël» që mund ta gëlltitë pacienti. Kur të futet në stomak, pajisja do të mbledhë informacione nëpërmjet syrit të përbërë dhe pastaj do ta përcjellë këtë informacion me anë të valëve.
Një ekip bioinxhinierësh ka arritur të krijojë një sy të përbërë artificial me më shumë se 8.500 thjerra dhe sa një kokë gjilpëre. Megjithatë, kjo teknologji s’ka të krahasuar me syrin e përbërë të botës së insekteve. Për shembull, pilivesa ka afro 30.000 njësi optike në secilin sy.
Si mendoni? A erdhi rastësisht në ekzistencë syri i insekteve, kjo mrekulli optike me kaq shumë elementë? Apo është projektuar?
[Figura në faqen 26]
Pamje e zmadhuar e një pjese të syrit të përbërë të bletës
[Burimet e figurave në faqen 26]
Në sfond: © Stephen Dalton/Photo Researchers, Inc.; fotografia e zmadhuar: © Raul Gonzalez Perez/Photo Researchers, Inc.