Ejani të dëgjoni fjalimin publik «Kujt duhet t’i bindemi?»
Ejani të dëgjoni fjalimin publik «Kujt duhet t’i bindemi?»
Për shumë njerëz, vetëm mendimi që t’i binden dikujt është i pakëndshëm. Një pikëpamje e zakonshme është: «Dua të jem i lirë të bëj si të më dojë qejfi.» Por, e vërteta është se të gjithë ne e vlerësojmë bindjen në jetën tonë të përditshme. Sa herë që respektoni një shenjë paralajmëruese ose ndonjë udhëzim, ju tregoni njëfarë bindjeje. Kush mund ta mohojë me të drejtë që, për të ruajtur rregullin dhe paqen në shoqërinë njerëzore, është e nevojshme t’u bindemi ligjeve të vendosura nga autoritetet? Imagjinoni për një çast, çfarë do të ndodhte nëse njerëzit nuk do t’u bindeshin ligjeve të trafikut.
Mirëpo, kur njerëzit ushtrojnë autoritet mbi njerëzit e tjerë, pasojat nuk janë gjithnjë të mira. Shumë kohë më parë, Bibla tha se ‘njeriu sundon mbi një tjetër për ta dëmtuar’. (Predikuesi 8:9) A ka ndonjë sundimtar që ia vlen t’i besojmë dhe t’i bindemi? Nëse po, si mund ta identifikojmë? Dhe çfarë mund të presim nën sundimin e tij? Këtyre pyetjeve do t’u jepet përgjigje në fjalimin publik nxitës «Kujt duhet t’i bindemi?» Ky fjalim do të mbahet në kongreset krahinore të Dëshmitarëve të Jehovait, që do të nisin nga ky muaj. Qindra kongrese të tilla do të mbahen në të gjithë botën. Për të gjetur vendin më të afërt ku do të mbahet ky kongres, kontaktoni me Dëshmitarët e Jehovait të zonës suaj ose u shkruani botuesve të kësaj reviste në një nga adresat e dhëna në faqen 5.