Kalo te përmbajtja

Kalo te përmbajtja

«Zgjohuni! më shpëtoi jetën!»

«Zgjohuni! më shpëtoi jetën!»

«Zgjohuni! më shpëtoi jetën!»

Botuesit e Zgjohuni! morën një letër nga një lexues në Itali që shprehte mirënjohjen e tij. Pjesërisht aty thuhej:

«E kam lexuar revistën Zgjohuni! për 40 vjet dhe e çmoj, sepse trajton një shumëllojshmëri temash praktike. Kohët e fundit kur isha në punë, ndjeva një dhembje therëse në stomak dhe në gjoks. Vendosa të shkoja në shtëpi, por, kur pësova një krizë të dytë dhembjesh, kuptova se çfarë po më ndodhte. M’u kujtua shumë mirë një artikull i Zgjohuni! që përshkruante simptomat e infarktit të zemrës. * Vendosa të shkoja në spital. Kur isha në sallën e pritjes, koka m’u var dhe humba ndjenjat. Këtë ma thanë ditën tjetër kur isha në reanimacion.

Sot jam gjallë falë ndërhyrjes së menjëhershme të mjekëve të zotë. Por gjithashtu, duhet t’ia di për nder edhe revistës suaj, e cila më dha informacione që më ndihmuan të merrja vendimin e mençur për të shkuar në spital. Zgjohuni! më shpëtoi jetën!»

[Shënimi]

^ par. 3 Shih numrin e 8 dhjetorit 1996, faqja 6, anglisht.