Nga lexuesit tanë
Nga lexuesit tanë
Guxim në mes të katastrofës Faleminderit për serinë e artikujve «Guxim përballë katastrofës—Dita kur Kullat Binjake u shembën». (janar 2002) U preka thellësisht nga këta artikuj. Ata më bënë të kuptoja se si koha dhe ngjarja e paparashikuar mund të prekë çdonjërin prej nesh. Pikëllohem kur mendoj për shumë jetë që u humbën.
S. B. R., Danimarkë
Faleminderit për pjesën «Lutja e Tatjanës». Isha tashmë e përlotur ndërsa lexoja serinë e artikujve, por kur lexova këtë kuti, qava me zë të lartë. Dua të lutem për rritjen frymore të fëmijëve që humbën prindërit në sulmet terroriste, që të mund t’i takojnë përsëri ata në botën e re. Gjithashtu, me anë të këtij artikulli, isha në gjendje të thelloja çmueshmërinë time për shpresën e shndritshme për të ardhmen që kam si Dëshmitare e Jehovait.
T. A., Japoni
Ndonëse jetoj në Gjermani, ngjarjet e 11 shtatorit më tronditën mua dhe familjen time. Tre muaj më vonë, vajza ime nëntëvjeçare vizatonte ende një aeroplan që përplasej me një ndërtesë të lartë. Presim me padurim ditën kur tragjedi të tilla të jenë një gjë e së kaluarës.
E. G., Gjermani
Kur pashë atë që po ndodhte në Nju-Jork, iu luta Jehovait dhe i kërkova t’u jepte forcë të mbijetuarve dhe shpresë familjeve të viktimave. Kur lexova këta artikuj, pashë se si ishin dëgjuar lutjet e mia bashkë me ato të shumë të tjerëve. Duke e ditur se tragjeditë mund të vijnë në çdo kohë u nxita që të rishqyrtoj jetën time.
M. V., Itali
Në mënyrë të veçantë i çmojmë mendimet e njerëzve që personalisht përjetuan atë që ndodhi. Tregimet e të mbijetuarve na mbushën sytë me lot. I kërkojmë Jehovait t’i ndihmojë të gjithë ata që janë në hidhërim dhe lutemi që me anë të Zgjohuni! të mund të gjejnë ngushëllim. Duke qenë se jemi të rinj nxitemi nga pyetjet që na bëjnë të mendojmë për mënyrën e të jetuarit dhe për përparësitë tona. Dëshira jonë është që të mos e ndërpritni kurrë botimin e kësaj reviste.
T. M. dhe A. P., Slloveni
Jam një 14-vjeçare, nxënëse në vitin e fundit të shkollës tetëvjeçare. Kur lexova këtë seri e kuptova se çfarë frike ka shkaktuar kjo ngjarje. Pashë se si njerëzit dhanë jetën e tyre për të shpëtuar të tjerë. E dija nga lajmet se shumë zjarrfikës humbën jetën e tyre, por nuk e kisha ndjerë kurrë më parë kaq afër. Qava kur lexova kutinë “Lutja e Tatjanës”. Edhe unë gjatë vitit të parë të shkollës tetëvjeçare, humba babanë tim për shkak të një sëmundjeje. Kutia më bëri të mendoj: ‘A është bota e re kaq reale për mua siç është edhe për Tatjanën?’ Dua t’ua jap këtë revistë mësuesve të mi në shkollë dhe shumë miqve. Ju lutem, vazhdoni të shtypni këto revista të mrekullueshme!
H. T., Japoni
Pamje e re Është një kënaqësi të shohësh se si pamja e revistës Zgjohuni! është përmirësuar, qëkurse fillova ta lexoj në vitin 1978. Kur pashë numrin e janarit 2002, më tërhoqën menjëherë vëmendjen ilustrimet dhe kompozimi i faqeve. Titujt e artikujve bien në sy dhe ilustrimet janë emocionuese. Kompozimi e bën leximin edhe më të këndshëm. Ndihem i sigurt se kjo pamje e re do të tërheqë edhe më shumë persona të sinqertë drejt Jehovait.
V. P. L., Brazil