KËNGA 92
Shtëpia që mban emrin tënd
-
1. Kushtojm’ sot k’të vend adhurimi,
për ty Jehova, o Sovran!
Të lumtur për ty e ndërtuam,
për emrin e çmuar që mban.
Asgjë Jehova s’e kursyem,
talent, aftësi e fuqi,
t’i dham’ se gufojm’ nga mir’njohja,
nga zemra me plot dashuri.
(REFRENI)
Ky vend që ty po ta dhurojm’,
të dhënt’ përgjithmon’ lavdi!
Qoft’ kjo shtëpi për emrin tënd,
qoft’ e jotja kjo stoli!
-
2. Kundrojm’ këtë vend adhurimi,
i bukur sa fjal’ nuk gjejm’ dot!
Të butët që k’tu do të mblidhen,
lavdin’ do ta bëjn’ më të plot’.
K’to ndjenja që zemrën na mbushin,
si sot do t’i kemi përher’.
Ky vend do të mbetet i çmuar,
çdo dit’, Jehova, të sjellt’ nder!
(REFRENI)
Ky vend që ty po ta dhurojm’,
të dhënt’ përgjithmon’ lavdi!
Qoft’ kjo shtëpi për emrin tënd,
qoft’ e jotja kjo stoli!
(Shih edhe 1 Mbret. 8:18, 27; 1 Kron. 29:11-14; Vep. 20:24.)