KËNGA 68
Të mbjellim farën e Mbretërisë
-
1. «Më ndiq, le të mbjellim së bashku!»
—na fton Krishti me ngrohtësi.
Me ne do të jet’ dita-ditës,
ndaj ndjekim drejtimin e tij.
E vogël ësht’ fara e Mbretëris’,
por brenda ka forc’ që mahnit!
Në zemra të buta ajo lulëzon,
Ati yn’ e ushqen dhe e rrit.
-
2. Që fara e bukur të rritet,
kërkon dashuri e durim.
Bëjm’ çmos rregullisht ta ujitim,
në fund do të marrim shpërblim.
Gjithnjë i rrim’ pran’, në diell a në shi,
s’kursejm’ madje as shpirtin ton’.
Në zemër e dim’ do të ndiejm’ lumturi
për një far’ që çdo dit’ lulëzon.
(Shih edhe Mat. 13:19-23; 22:37.)